Anėtarėsuar: 15-03-07
Postime: 13,853
|
Fjala e mjekėve
“Kemi bėrė shtet, por a kemi vėrtet shtet?” Kėtė pyetje ua drejton me dhimbje, Sheremet Raci nga Siēeva e Klinės, tė gjithėve nė Kosovė. Sheremeti, tė mėrkurėn e javės qė kaloi, varrosi djalin e vet, Mensurin 21 vjeē, i cili dyshohet se u vra nga kushėriri i tij, Hasan Raci.
Njė nga dėshmitė kryesore pėr lirim tė Hasan Racit nga paraburgimi pas gjashtė muajsh, pas vrasjes sė vajzės sė tij 16 vjeēare, dhe shqiptimit prej dy vjetėsh burg, por mbrojtje nė liri, Gjykata e Qarkut nė Pejė e ka marrė duke u bazuar edhe nė mendimin e tre mjekėve tė neuropsikiatrisė. Express sjell dokumentin e shkruar nė origjinal.
Nga Jeton Musliu mė 25.09.2009 nė ora 8:16
Ekspertiza e mjekėve neuropsikiatėr tė Qendrės Klinike Universitare tė Kosovės ka qenė njėra nga dėshmitė mė tė rėndėsishme nė procesin gjyqėsor kundėr Hasan Racit, 37 vjecarit, qė ka vrarė vajzėn e tij 16 vjeēare.
Trupi gjykues i Gjykatės sė Qarkut nė Pejė, si njėrėn ndėr pikat bazė tė marrjes sė vendimit pėrfundimtar nė lidhje me kėtė rast, ėshtė mbėshtetur edhe nė mendimin e mjekėve Dr. Fahri Drevinja, Dr. Nazife Sulejmani dhe Mr. Nada Morina.
Express ka siguruar kėtė dokument tė deponuar nga kėta tre mjekė tė Klinikės sė Neuropsikiatrisė, tė cilėt gjatė procesit gjyqėsor tė kėsaj ēėshtjeje e kanė dorėzuar dhe nėnshkruar pranė kėsaj gjykate.
Nė cilėsinė e ekspertėve, tre mjekėt, drejtues i tė cilėve ka qenė Dr. Fahri Drevinja, gazeta ėshtė munduar t’i kontaktojė gjatė ditės sė enjte thjesht pėr tė shpjeguar ato qė kanė shkruar nė kėtė dokument.
Kjo pėr faktin se mendimi i tyre i dhėnė nė lidhje me gjendjen psikike tė Hasan Raci, ėshtė i mbushur me terminologji tė cilat pėrveē rrethit mjekėsor, vėshtirė se kuptohen nga njerėzit e thjeshtė.
Ky ekzaminim mjekėsor, sipas kėtij dokumenti, ėshtė hartuar pas rezultateve tė mbajtjes nė Klinikėn e Neuropsikiatrisė nė Prishtinė tė Hasan Racit, nga data 24 mars deri mė 3 prill 2009.
Derisa mjekėt Fahri Drevinja dhe Nazife Sulejmani ndodhen jashtė Kosovės dhe kontakti me ta ėshtė i pamundur, gazeta ka biseduar me Mr.sci.Nada Morina.
“Unė nuk mund tė them asgjė. Mjeku Fahri Drevinja ka qenė si kryesues i kėtij ekipi tė mjekėve dhe ju duhet tė kontaktoni atė pėr sqarime”, thotė Nada Morina pėr Express.
Nė tė njėjtėn kohė, gazeta ka provuar qė “pėrkthimin” e kėtij dokumenti ta bėjė ndonjė prej mjekėve tė fushės pėrkatėse, por asnjė prej tyre nuk ishte i gatshėm ta bėjė kėtė.
Pėr kėtė arsye, Express sjell nė vazhdim kėtė dokument tė shkruar nė formėn e vet origjinale, ndėrkohė qė nė fund tė dokumentit janė vulat dhe nėnshkrimet e tre mjekėve dhe vula zyrtare e QKU-sė.
Mendimi dhe konstatimi:
(Letra e mjekėve)
“Fjala ėshtė pėr njė person i cili nuk ka histori tė trajtimit psikiatrik. Ai manifeston karakteristika tė presionit me reagime tė shpejta impulsive, me prag tė ulur tė tolerancės nė situatė frustrative me fleksibilitet tė ulur, vetėkontroll.
Vėrehen qėndrime rigjide, ngadalėsim dhe kontroll mė i dobėt i vetvetes. Sa i pėrket sferės afektive dominon njė disponim disforik, vėshtirėsitė e kontrollit tė afektit janė manifeste.
Nuk verifikohen ērregullime tė pėrhershme ose tė pėrkohshme mendore. Nuk vėrehet ndonjė shkallė e retardimit mendor ose ndonjė sėmundje ose gjendje tjetėr nė shėndetin mendor ose fizik tė tij.
Verbalisht ėshtė kritik pėr gjendjen nė tė cilėn gjendet dhe manifeston pendim tė thellė pėr veprėn. Nuk pohon pėr ideacione suicidale. Tempore kriminis mendojmė qė ngjarja ėshtė kryer nė saje tė reagimit tė shpejta tė tij, nė saje tė karakteristikave tė tij, rigjiditetit tė personalitetit tė tij, nė ato momente ai ka qenė mjaft i ngarkuar emocionalisht.
Ka reaguar me shpejtėsi dhe pa i pėrpunuar mirė veprimet e tij. Do mė thėnė, vepra ėshtė kryer me shkaktar situacional tė aty pėr atyshėm, pa u paramenduar mė parė.
Mendojmė se vepra ėshtė kryer nė afekt.
I njėjti gjatė qėndrimit nė klinikė, pėrpos ekzaminimit psikiatrik, pėr nevoja tė gjykatės ėshtė trajtuar me barna pėr qetėsim, kėshtu qė edhe nga pėrkrahja terapeutike tash ėshtė nė gjendje mė tė mirė psikike.
Mund tė ketė edhe momente qė nga ngarkesa e lartė emocionale, dėshpėrimi, humbja, mos tė bashkėpunojė, por mendojmė se ajo mund tė tejkalohet.
I njėjti duhet tė jetė nė kontroll tė herėpashershėm te psikiatri pėr shkak tė rrethanave tė krijuara dhe rikujtimeve-ripėrjetimeve emocionale nga ngjarja nga tė cilat mund tė dekompensohet.”
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Peja-Boy : 25-09-09 nė 18:59
|