Ekmeludin Ihsanoglu i pėrgjigjet letrės sė Myftiut Tėrnava
Publikuar: Sot, mė 13 gusht 2010 nė
www.koha.net
Prishtinė, 13 gusht - Sekretari i pėrgjithshėm i Konferencės Islamike (OKI), dr. Ekmeludin Ihsanoglu, i ėshtė pėrgjigjur letrės sė Myftiut tė Kosovės, Naim Tėrnava, qė ky i fundit ia pati dėrguar pas vendimit kėshillėdhėnės tė GJND-sė.
Nė pėrgjigjen e tij, Ekmeludin Ihsanoglu, shkruan se mendimi kėshillėdhėnės i GJND-sė do t’iu mundėsojė vendeve islamike qė tė marrin vendime nė pėrkrahje tė pavarėsisė sė Kosovės.
“Mendimin kėshillėdhėnės i Gjykatės Ndėrkombėtare nė Hagė, i cili vėrteton se pavarėsia e Kosovės nuk ėshtė nė kundėrshtim me tė drejtėn ndėrkombėtare, paraqet mendim tė rėndėsishėm historik qė na gėzoi pa masė dhe na dha mė shumė optimizėm pėr ta parė Kosovėn duke arritur njohje nga e tėrė bota pėr pavarėsinė e saj tė meritueshme. OKI ėshtė angazhuar qė herėt pėr tė pėrgatitur rrethanat pėr pavarėsinė e
Kosovės, patėm vėnė kontakte tė shumta me zyrtarėt tė lartė dhe kryetarė tė shteteve e qeverive pėr ta mbėshtetur kėtė pavarėsi. Falėnderojmė Allahun qė shumė nga kėto vende i janė pėrgjigjur kėtyre angazhimeve dhe zyrtarisht e kanė njohur Kosovėn. Sigurisht qė juve ju kujtohet deklarata jonė mė 18/07/2008, nė tė cilėn ne patėm shfaqur solidarizimin dhe pėrkrahjen tonė pėr shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės. Kjo deklaratė pati bėrė jehonė tė madhe nė pėrkrahjen e pavarėsisė. Dua tė ju rikonfirmoj se mendimi kėshillėdhėnės i GJND-sė do tė na mundėsojė qė t’i realizojmė pėrpjekjet tona nė marrjen e pėrkrahjes zyrtare pėr pavarėsinė e Kosovės, e cila do tė arrihet pėrmes aktiviteteve tė sekretariatit tė pėrgjithshėm tė OKI-sė dhe pėrmes kontakteve me zyrtarėt e lartė dhe kryetarėt e shteteve dhe qeverive anėtare tė organizatės”, thuhet pos tjerash nė pėrgjigjen e sekretarit tė pėrgjithshėm tė OKI-it, drejtuar tė parit tė BIK-ut.