27-07-11, 19:25
|
#16
|
Administratorėt
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
|
Titulli: Shkarkohet drejtori i pėrgjithshėm i policisė sė kosovės
EULEX-i nuk mbėshtet masat pėr tė cilat nuk ėshtė konsultuar
EULEX-i ėshtė shumė i shqetėsuar pėr situatėn aktuale nė veri tė Kosovės dhe u bėn thirrje tė gjitha palėve tė tregojnė pėrmbajtje dhe tė qėndrojnė tė qetė nė kėtė kohė- thuhet nė njė komunikatė pėr media tė lėshuar nga ky mision.
Nė komunikatė theksohet se EULEX-i vazhdon tė jetė i pranishėm nė pikat 1 dhe 31, tė cilat janė pėrforcuar nga policia speciale e EULEX-it, ndėrsa patrullat e policisė sė EULEX-it janė shtuar nė veri tė Kosovės pėr tė ofruar siguri shtesė dhe misioni ėshtė nė kontakt tė ngushtė me KFOR-in.
EULEX-i ka mbėshtetur gjithmonė rivendosjen e kontrolleve tė plota doganore nė pikat 1 dhe 31 nė njė mėnyrė qė ėshtė e qėndrueshme dhe nė pėrputhje me standardet e BE-sė. Megjithatė, Bashkimi Evropian, duke pėrfshirė edhe EULEX-in, nuk ėshtė nė gjendje pėr tė mbėshtetur masat tė cilat nuk janė marrė nė konsultim tė plotė me tė gjitha palėt e interesuara, shkruan nė komunikatė.
Mė tej, thuhet se e vetmja rrugė qė ēon pėrpara ėshtė nėpėrmjet dialogut dhe ēėshtja e doganave duhet tė zgjidhet gjatė bisedimeve Prishtinė-Beograd, ndėrsa nga dhuna nuk pėrfiton askush.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|
|
|