Publikuar: 01.07.2012 - 20:05
Vjenė, 1 korrik
Pikėrisht mė 2 korrik tė vitit 1990, atėbotė delegatė tė Kuvendit tė Kosovės nė Prishtinė patėn shpallur deklaratėn pėr Kosovėn Republikė. Nesėr, mė 2 korrik 2012, nė Vjenė pritet qė Grupi Drejtues Ndėrkombėtar tė marrė vendim pėr pėrfundimin e pavarėsisė sė mbikėqyrur tė vendit tonė.
Komuniteti ndėrkombėtar ėshtė i gatshėm tė vendosė pėr pėrfundimin e mbikėqyrjes sė pavarėsisė sė Kosovės, tha ministri i Jashtėm i Austrisė, Michael Spindelegger nė njė deklaratė pėr agjencinė e lajmeve DPA, transmeton Radio Evropa e Lirė.
Kjo ėshtė shenjė e qartė e mirėbesimit qė ėshtė vendosur nė Kosovė, tha ai dhe shtoi se Kosova tash ėshtė mjaft e pjekur pėr tė qėndruar nė kėmbėt e veta dhe pėr tė marrė pėrgjegjėsi tė plotė pėr tė ardhmen e tė gjithė shtetasve tė saj.
Ky hap formalisht do tė ndėrmerret nga Grupi Drejtues Ndėrkombėtar pėr Kosovėn, qė pėrbėhet nga 23 shtete evropiane, SHBA-ja dhe Turqia, dhe i cili e ka mbikėqyrur pavarėsinė e Kosovės.
Megjithatė, Bashkimi Evropian e vazhdon praninė e tij nė Kosovė me misionin EULEX pėr polici dhe sundim tė ligjit, ndėrsa janė tė pranishme edhe forcat paqeruajtėse tė KFOR-it, qė udhėhiqet nga NATO-ja.
Mė tutje, Spindelegger, nė intervistėn pėr agjencinė DPA, theksoi se prania e vazhdueshme e trupave ndėrkombėtare mbetet e domosdoshme pėr shkak tė situatės nė veri tė Kosovės, e cila nuk ėshtė zgjidhur krejtėsisht.