Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 04-04-06, 10:46   #1
Kalt
 
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
Kalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithė
Gabim Korrupsioni Nė Emėr Te Patriotizmit

KORRUPSIONI NĖ EMĖR TE PATRIOTIZMIT

Hashim Thaēi


Pėrgjegjėsitė e opozitės nė gjendjen aktuale nė tė cilėn ndodhet Kosova janė tė mėdha dhe tė shumta. Kur e them kėtė, kam parasysh procesin historik tė zgjidhjes sė statusit politik tė vendit. Jemi nė fazėn finale tė kėtij procesi, me tė cilin pėrmbyllet njė histori e gjatė e pėrpjekjeve dhe sakrificave tė tė gjithė qytetarėve tė Kosovės pėr shtet tė pavarur dhe sovran. Nė anėn tjetėr, nė planin e brendshėm, qytetarėt dhe opozita, ndeshemi me realitetin e qeverisjes sė dobėt tė vendit nga qeveria e koalicionit aktual. Mbi bazėn e kėtyre rrethanave dhe faktorėve mund tė definohet edhe roli aktual i opozitės demokratike, qė ėshtė pėrgjegjėsi e dyfishtė, pėrgjegjėsi nė raport me statusin dhe ballafaqimi nė raport me keqqeverisjen e vendit. Tė dy kėto angazhime e plotėsojnė njėra tjetrėn dhe nė fund tė fundit kanė tė njėjtin qėllim: ndėrtimin e shtetit funksional. Sovraniteti dhe funksionaliteti efektiv i shtetit e ushqejnė dhe mbajnė njėri tjetrin.

Statusi
Statusi i Kosovės duhet tė jetė reflektim i vullnetit tė qytetarėve tė Kosovės, sepse ai ėshtė investim i tė gjithė qytetarėve. Nga kjo rrjedh edhe pėrgjegjėsia e tė gjithėve, institucioneve, partive politike, medieve dhe shoqėrisė civile etj. Partia Demokratike ka ofruar dhe vazhdon tė ofrojė tėrė potencialin e saj tė shumanshėm nė shėrbim tė kėtij qėllimi. Kudo qė ne mund tė japim kontributin tonė aty edhe do tė jemi. Nė kuadėr tė kėsaj duhen kuptuar dhe respektuar edhe angazhimet e opozitės nė grupin negociator, atė politik dhe strategjik apo nivele ekspertėsh.

Qeverisja
Pėrgjegjėsia tjetėr dhe sfida e madhe dhe shumė e rėndėsishme e opozitės, por edhe vetė qytetarėve ėshtė pėrgjegjėsia nė raport me qeverisjen e vendit. Opozita aktuale ka legjitimuar demokracinė nė Kosovė, demokraci e cila ka nevojė tė rritet dhe zhvillohet. Nė kėtė plan, dallimet opozitė –pozitė janė shumė tė mėdha. Opozita po e ushqen ēdo ditė kėtė demokraci nė rritje, pushteti po e godet ēdo ditė. Opozita ėshtė bėrė adresa pėr shpresat dhe optimizmin e qytetarėve tė zhgėnjyer nga “qeverisja” e trafikimit politikė.
Sot nė Kosovė ėshtė duke ndodhur njė zhgėnjim i tillė dhe i thellė. Vendi ėshtė duke u qeverisur nė mėnyrėn mė tė keqe tė mundshme. Kjo qeverisje e keqe ėshtė rezultat i alternativės qė ka ofruar koalicioni (interesave private) aktual, njė alternativė e paaftė profesionalisht, e pafuqishme politikisht dhe e korruptuar. Alternativa e ofruar e qeverisjes nga koalicioni e ka pėrkeqėsuar gjendjen nė tė gjitha segmentet, por kėtu do ti nėnvizoj dy rrafshe. Nė rrafshin qytetar, falė kėsaj keqqeverisje, jo qė nuk ka zhvillime pozitive ekonomike dhe sociale, por pėrkundrazi ka rėnie dhe thellim tė varfėrisė e problemeve sociale. Projektet dhe investimet publike kanė rėnė nė shkallėn zero. Edhe ato qė ishin bėrė nga qeveria mėhershme, e qė nuk ishin pėrfunduar, kanė mbetur nė gjysmė, janė stopuar, e dikund edhe janė harruar fare. Regjioneve tė caktuara tė padėgjueshme politikisht, koalicioni aktual i ka shpallur luftė tė heshtur me tendencė izolimi dhe ndėshkimi. Duke injoruar qėllimisht ose nga mosdija faktin se tėrėsinė e forcave politike tė njė vendi dhe shoqėrie e pėrbejnė qeveria dhe opozita. Kosova duhet tė evitojė dhe mbrohet nga ky zhvillim negativ, sepse nesėr mund tė jenė tė mėdha pasojat e paparashikueshme sociale dhe tė sigurisė. Qeveria gjithmonė duhet t’i largohet tendencės totalitare tė identifikimit tė vetvetes si parti shtetėrore. Opozitėn duhet respektuar si alternativė politike dhe me funksion demokratik kontrollues. Opozita ėshtė rojtare e demokracisė nė vendet ku institucionet janė sistematikisht tė korruptuara. Opozita kosovare sot fuqishėm ėshtė duke e kryer kėtė punė nė shėrbim tė vendit. Nė rrafshin institucional kjo qeveri korrupsionin fragmentarė qė ishte shfaqur nė periudhėn menjėherė pas luftės e ka zhvilluar nė korrupsion strukturorė. Tanimė nė sistemin e qeverisjes nuk bėhet fjalė vetėm pėr individ, por pėr struktura tė tėra tė korruptuara, qė udhėhiqen dhe dirigjohen nga individ dhe struktura parapolitike. Korrupsioni ėshtė duke u zhvilluar edhe nė emėr tė patriotizmit si mbulesė. Tenderomania po bėhet nė emėr tė njerėzve tė “mėdhenj”, tė cilėt presin tė fitojnė “beteja” tė mėdha. Ky ėshtė njė lajm i keq pėr demokracinė, kushtetushmėrinė dhe qytetarinė nė Kosovė. Shumė qeveritarė nė pozitat e tyre sillen me logjikėn e pronės private dhe e kanė instaluarė mentalitetin e grabitjes, duke harruar ose injoruar se institucionet janė shėrbime publike nė funksion tė qytetarėve. Arbitrariteti ėshtė bėrė kulturė politike dhe qeverisėse. Shkelja e ligjit, shkelja e kodit moral qytetarė ėshtė bėrė pėrditshmėri e kėsaj qeverie. Kjo strukturė qeverisėse duhet tė pėrballet me drejtėsinė.

Koalicioni
Qeverisja aktuale si qeveri e shantazhit, e frikės dhe kėrcėnimit ka humbur nė masė tė theksuar legalitetin demokratik, ndėrsa gati plotėsisht ka humbur legjitimitetin qytetar, sepse pushteti nuk ėshtė legjitimim vetėm nėse buron nga procedurat juridike demokratike, por pėr mė tepėr ai ėshtė legjitim kur ushtrohet nė mėnyrė demokratike. Kjo fatkeqėsisht nuk ėshtė duke ndodhur nė Kosovė. Nė kėtė situatė sfida dhe pėrgjegjėsia e opozitės ėshtė vendimtare. Kjo pėrgjegjėsi buron edhe nga vullneti qytetarė. Ėshtė ngritur fuqishėm zėri i opozitės parlamentare dhe deri diku, por nė mėnyrė stihike edhe i opozitės jashtėparlametare (iniciativave lokale qytetare, shoqatave tė ndryshme). Nga ky zė i fuqishėm opozitarė janė ofruar fakte dhe dėshmi. Kjo do tė vazhdoi derisa vendi tė ketė qeverisjen qė meriton. Njė qeverisje me duar tė pastra, larg botės sė korrupsionit dhe krimit tė organizuar. Njė qeverisje tė aftė pėr ti zgjidhur problemet e qytetarėve dhe me legjitimitet tė plotė demokratik. Ky ėshtė qėllimi politik dhe misioni ynė historik. Kėtij qėllimi dhe misioni i duhen partnerė dhe aleat qė ndajnė tė njėjtat brenga dhe shqetėsime pėr shtetin e ri tė Kosovės, rendin demokratik dhe zhvillimin ekonomik. Pėrballė kėtij koalicioni tė sė keqes tė ndėrtohet koalicionin e shtetndėrtimit, pėr demokracinė dhe sundimin e ligjit. Ky ėshtė koalicioni i forcave opozitare demokratike dhe progresive, me qytetarin, me mediet e lira, me shoqėrinė civile, intelektualėt, personalitetet publike dhe biznesin qė zhvillohet larg logjikės sė korrupsionit, mitos dhe ryshfeteve, fenomene qė janė duke e ngulfatur investitorin e ndershėm e tė ligjshėm. Kosova ka nevojė pėr njė ekonomi tė ligjshme, prej tė cilės tė pėrfitojnė tė gjitha shtresat e shoqėrisė, e jo pėr ekonomi tė zezė qė bazohet mbi shkeljen e ligjit dhe jeton prej shkeljes sė ligjit. Kjo ėshtė njė sfidė e tranzicionit nė Kosovė dhe sė bashku me opozitėn, mediet e lira, dhe shoqėria civile kanė njė rol vendimtarė nė pėrballimin me sukses tė kėsaj sfide. Ndryshimet janė tė varura shumė nga gjendja e prezantimit dhe mendimit publik, vetėm njė opinion publik aktiv, i hapur dhe kritik ndaj fenomeneve negative mund tė bėhet forcė krijuese pėr zhvillimet demokratike. Qytetarėt e Kosovės kanė tė drejtė legjitime tė dinė se si po qeverisen, kush po qeveris dhe si po pėrdoren paratė e tyre qė mbushin buxhetin e Kosovės. Qeveria aktuale ėshtė duke e shkelur nė mėnyrė sistematike kėtė tė drejtė. Transparenca dhe disiplina nė njėrėn anė dhe qeveria aktuale nė anėn tjetėr, janė dy botėra krejtėsisht tė ndryshme. Ka ardhur momenti qė tė gjithė mekanizmat demokratikė tė vihen nė shėrbim tė qėllimit pėr distancimin nga e keqja qė ka zėnė rrėnjė nė strukturat qeveritare, e nė anėn tjetėr pėr rritjen e vendosmėrisė pėr ndėrtimin sa mė tė shpejt tė shtetit demokratik dhe tė integruar tė Kosovės. Qėllimi i kėsaj vendosmėrie ėshtė shumė i qartė: dėshtimet e qeverisė aktuale nuk mund tė jenė edhe dėshtime tė shoqėrisė dhe qytetarėve kosovarė.

*Autori ėshtė kryetar i Partisė Demokratike tė Kosovės

04/04/2006


__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
Kalt Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 12:13.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.