Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
|
Edhe njė pyetje tė fundit lidhur me polemikėn pėr tė cilėn po flasim. A nuk ėshtė koha pėr polemika qė tė pėrjashtojnė provokimet, sidomos fetare? E meqė folėm pźr Rugovėn, si mund tė shpjegohet humbja e thellė nė zgjedhje e Qoses kundrejt tij?
Natyrisht qė koha nuk ėshtė kurrė pėr polemika tė tilla. Madje do tė thoshja se nė kushtet tona provokimet fetare tė konsiderohen ligjėrisht tė dėmshme, ashtu si nė vendet demokratike quhen thirrjet raciste ose terroriste. Kėshtu shpjegohet dėshira ime pėr tė mos u pėrgjigjur. Ndaj dhe u mora me diēka qė iu takon tė gjithėve, pikėrisht tani, nė prag tź integrimit europian. Siē e patė, nuk u mora me atė se si, sipas Qoses, unė e paskam dėmtuar letėrsinė shqipe, e natyrisht, si e paskam dėmtuar Shqipėrinė dhe pastaj Kosovėn, etj.,etj. Dhe si ai tjetri, domethėnė Qosja, i paska bėrė aq mirė tė gjitha ato gjėra qė unė i paskam bėrė aq keq. Dhe se si unė paskam qenė dikur prolindor, por pastaj mė ikėn mendte dhe u bėra properendimor, dhe se ai paskėsh qenė, pėr ēudi, properendimor dhe, pastaj, i erdhėm mendtė dhe u bė prolindor! E kėshtu me radhė.
Lidhur me votimet nė Kosovė, atėhere kur kėtij njeriu i kthyen shpinėn qytetarėt e Kosovės, ka gjasė qė kėtu tė gjindet njė thelb shpjegues.
Nė Ballkan nuk ka ndodhur, ose ka ndodhur tepėr rrallė qė njeriu i cilėsuar "i dijshėm" tė jetė shpėrfillur kėshtu nė njė konkurim zgjedhjesh.
Shkakun e shpėrfilljes ndaj Qoses mund ta shpjegojnė vetėm qytetarėt e Kosovės. Ne s'mund tė japim veēse hamendėsime. Ka gjasė qė pranvera e vitit 1997, ai mars i zi , kur kombi shqiptar pėrjetoi tragjedinė e renies sė "shtetit amė" tė jetė bėrė shkas. Nė atė kohė, shqiptarėt, kudo qė gjendeshin ranė nė zi e nė depresion. E midis zizė u ngrit veē njė zė i ngazėllyer qė e pėrshėndeste atė gjėmė , duke e pagėzuar si "revolucion i vonuar demokratik". Dy vite mė pas i erdhi radha Kosovės tė digjej e tź masakrohej. Midis kėtyre dy zjarreve, qė ende nuk janė hulumtuar mirė, u ndriēuan shumė skuta tė ndėrgjegjes sė shqiptarėve.
Me verdiktin e tyre, qytetarėt e Kosovės na dhanė njė mesazh tė gjithėve: koha nuk ka nevojė pėr njerėz tė fryrė, nga ata qė kanė qejf tė quhen "babai i kombit", "bacė i dijes" e tė tjera si kėto.
Ndėrkaq pėr njerėz tė tillė kanė ardhur kohė tė vźshtira. Nė kohėn qė qindra djem e vajza shqiptare po kulturohen me shpejtėsi, pėr tė marrė nė duar punėt e kombit e pėr ta shpėtuar Shqipėrinė nga ky ndryshk e nga ky pluhur qė s'po i shqitet, gėrxhot kanė mbetur tek nostalgjitė e vjetra, tek serbishtja, si e vetmja gjuhė e huaj qė dinė dhe te citimet bajate tė Ēernishevskit.Atėherė tėrė mllefin e tyre e drejtojnė kundėr botės perendimore, asaj qė ua prishi rehatinė. Ajo botė iu duket armiqėsore, ashtu si nė kohėn e stalinizmit. Kėrkojnė vjega dhe aleatė kundėr saj dhe, ē'ėshtė mė e keqja, kėrkojnė t'i mbushin mendjen popullit shqiptar, qė, ashtu si ata, tė mos e dojė atė botė e tė shpallet kundėr saj. Me fjalė tź tjera, tź shpallet kundėr vetvetes.
Njė shekull e ca mź parź, Anton Ēehovi ka portretizuar shkėlqyeshėm personazhin e njė "profesori", qė jetonte me poza e me legjenda, e qė nė tė vėrtetė nuk ishte veēse njė krijesė e rėndomtė, me aftėsi tź rėndomta. Pėr t'u kthyer te votimet nė Kosovź, kumti i qytetarėve tė Kosovės do tė pėrmblidhej nė kėto pesė fjalė: Mos i jepni rėndėsi njerėzve tė parėndėsishėm.
17/05/2006
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
|