Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 29-09-06, 17:44   #1
SantaKruz
 
Anėtarėsuar: 08-02-04
Vendndodhja: Malesi-Mal i Zi
Postime: 3
SantaKruz e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek SantaKruz Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek SantaKruz
Gabim Mali i Zi ushtron demokracinė

Lidhja Demokratike dhe Alternativa Shqiptare

Leter e hapur
Per presidentin e republikes se Malit te Zi, presidentin e Kuvendit, Presidentin e Qeverise, Ministrin e puneve te mbrendshme, drejtorin e policise dhe per te gjitha informacionet publike

Malesia ne rrethim
Me 9.09.2006 ne ore te hershme te mengjezit kolona e makineve (xhipave), me police speciale te maskuar te armatosur deri ne dhembe i jane drejtua Malesise dhe i kane nxane pozicionet strategjike dhe pastaj jane futur ne shtepija te disa familje te njohura duke i maltretua pervec tjerash femijet dhe pleqet, edhe pertej moshes 80 vjecare.
Keshtu qe rreth ores 6 te mengjezit u futen ne shtepine e Pjeter Zefit Sinishtaj ne qender te Tuzit dhe maltretuan plakun e moshuar, gruan dhe femijet e Antonit Sinishtaj, profesor i gjuhes serbe dhe Viktorit, profesor i historise.
Ne te njejten kohe te tjeret bastisen shtepine e Martin Franit Dedvukaj ne Tuz, Nik Marashit Dedvukaj ne Sukruq dhe Tom Nishit ne Bardhaj. Gjithashtu jemi ne dieni se kane kontrollua shtepite e Sokolit Ivanoviq (Ivanaj), Gjergjit Ivanoviq (Ivanaj), Markut Ivanoviq (Ivanaj) dhe Lekoceviq Nikolles.
Ka informacione se jane bastise dhe kontrolua edhe shume shtepi te tjera, te gjitha nen preteksin se kane vendime gjyqesore per kontrollim edhe pse asnjehere ate se kane deshmua dhe as qe ne kane tregue familjeve para bastisjeve. Kontrollimi i banesave-shtepive eshte be pa mbrojtes dhe pa dy deshmitare. Prej shtepise se Martin Franit Dedvukaj jane heqe flamujt kombtare te cilet kanqe qene te varura ne mure dhe sipas fjaleve te deshmitareve i kane qite per toke. Shenjat nacionale i kane marre duke i shenua ne proces verbal edhe pse me ligje eshte garantua perdorimi i tyre.
Vellezerit Berishaj; Pjetrin, Zefin dhe Leken prej Gurrecit, sipas te dhenave te deshmitareve i kane rreh dhe keqtrajtuar, ua kane thye dhembet dhe duart. Pastaj kane kontrollua shtepine e Sokol Ivanajt, nenshtetas amerikan dhe studentin Ivan Ivanaj.
Ndersa policia ka marre disa persona, ne mes te tjereve ka shtetas amerikan, por deri ne keto momente nuk kemi qene ne mundesi te fitojme emrat e tyre.
Theksojme se nuk jemi kunder aktivitete te rendomta te personelit ye ministrise se puneve te mbrendshme, menyra se si eshte zhvillua akcioni na jep te drejte te dyshojme se ka te beje me aktivitetet te pergaditur , organizuar e ka mbrapavijen politike, per te frikesua qytetaret para zgjedhjeve-votimit.
Sielljet e policeve kete mengjes ne teritorin e Malesise e ka tejkalua cdo mase dhe i perngjet huntes ne rrethin! Jemi te detyruar te theksojme sielljen e policeve qe e kane percjell Pjeter Zefin Sinishtaj, pjesmarresin e LNC dhe deshmitare shumevjecarete gjykates te cilin e kane perciell ne qendren urgjente per ndihme, te cilin e sulmoi fizikisht polici me numer 002882.
Jemi te lire te konstatojme se ne keto momente nuk mund te flasim per zgjedhje te plote demokratike.
Pervec tjerash mu per shkak se jane te burgosur kandidatet per deputet si dhe perfaqesuesit tane legjitime te listave tona zgjedhore.
Me kete nuk duam te perfitojme pike sepse jemi te bindur se pushteti me sielljet e tija kete na e mundesoj me se miri. Ne mendojme se kemi te drejte te ngrisim zanin kunder sielljeve te ketilla dhe te paralajmerojme radikalizimin e situates. Se keshtu mundet dhe mendon pushteti ne kete drejtim tregojne faktet se ne afersi te tregut te bagetive jane stacionuar disa makine ambulance.
Nese ne Malesi egzistojne ata qe kane cenuar ligjin ka kohe qe te kapen. Per kete egziston procedura dhe nuk eshte zgjidhja ne maltretimin e qytetareve te pafajshem ne prag te zgjedhjeve.
Ne per kete do te alarmojme jo vetem informimin vendor por edhe ato nderkombetare, me qellim qe detalisht ti informojme me qendrimin e pushtetit me qytetaret e Malesise, duke shtuar fuqi dhe demostruar force te papare deri tani.
Sigurisht Malesia me as nje gje se ka meritua sielljen e ketill te policise para syve te femijeve, pleqeve te pafuqishem te gjithe qytetare lojal te Malit te Zi.
Me siellje te ketille vandale te policise, eshte vu ne pyetje mbajtja e zgjedhjeve ne kete treve.
Ne shprese se dikush do ta tregoj vullnet dhe kapacitet demokratik per te nderrmarr masa te parapara ligjore qe ketyre trevave ku kthehet qetesia qe kete dite u cenua qetesia dhe siguria personale. Vecanarisht insistojme dhe apelojme qe te gjithe personat e mbajtur ne polici te lirohen nga akuzat e renda sipas nesh te montuara dhe ne kete menyre te krijohen kushte per votime dhe zgjedhje te lira.
Per LD dhe Alternativen Shqiptare.
Nikolle Camaj dhe Vasel Sinishtaj

DEKLARATE

Me rastin e informatave te TV te Malit te Zi se akcioni i policise malazeze ne oret e mengjezit e zhvilluar ne Malesi ka qene ne bashkpunim me sigurimin e shtetit shqiptare Alternativa Shqiptare e ka njoftuar permes telefonit kryeministrin e Shqiperise Sali Berisha per situaten dhe e ka informuar me informatat qe jane dhane nga medijet.
dr Berisha ka demantua te gjitha keto te dhenat duke i quajtur te paverteta, dhe ka thene se ai personalisht do te angazhohet per te marr informacione me detaje lidhur me kete situate.
Berisha u ka perciell qytetareve te Malesise qe te jene te qete, te mos bien ne provokime eventuale, qe te ruajn qetesine dhe ne zgjedhjet e neserme ne qetesi dhe te permbajtur te kryejn detyren e qytetarit dhe me voten e tyre te vendosin per te ardhmen e vet.
Alternativa Shqiptare
(Perkthyer nga gjuha serbe)



Mali i Zi ushtron demokracinė 09.09.2006

*
Nė orėt e herėshme tė mėngjesit tė sotėm, pėrmbi 300 policė tė armadės malazeze, tė armatosur deri nė dhėmbė, tė veshur me antiplumė dhe me maska tė zeza mbi fytyrė, hynė nė Malėsi, bastisėn afėr 20 shtėpi malėsore, maltretuan pleq e fėmijė, madje edhe tė sėmurė dhe arrestuan mbi njė 20 persona prej tė cilėve 5 janė me shtetėsi amerikane.
E gjithė kjo u bė vetėm disa orė pas hyrjes nė fuqi tė heshtjes parazgjedhore pėr zgjedhjet e ditės sė diel e qė pėr herė tė parė organizohen edhe pėr pushtetin lokal tė Tuzit.
Do tė ju njoftoj se koalicioni i vetėm proshqiptar qė synon tė marrė pushtetin lokal nė kėtė mjedis, i formuar nga Lidhja demokratike dhe Iniciativa qytetare, mbrėmė pati konvetntėn pėrfundimtare, ku Malsia haptas i dha besimi kėtij koalicioni, ēka si duket e ka tėrbuar pa masė regjimin e Millo Gjukanoviqit
Edhe pse pushtetarėt e Malit tė Zi, si preteks pėr kėtė bastisje paraqesin gjoja shtirjen me armė nė tubimin e mbramshėm, qė nuk ishte as edhe njė,* si dhe ēarmatimin e malėsorėve qė sipas inforamtave qė gjoja paskan, po pergadisnin akte teroriste, arsyen e vėrtetė pėr kėtė sjellje bruatle ne e shohim nė faktin se pushtetmbajtėsit nė Mal tė Zi, sė bashku me partinė e Ferhat Dinoshės qė janė nė koalicion, nuk mund tė pajtohen me humbjen e votave malėsore.
Pėrndryshe nga shtėpitė e bastisuar deri mė tani kan marrė 20 flamuj, disa libra e videokaseta me kujtime familjare dhe disa eksponate armėsh-trofe, nga fillimi i shekullit tė kaluar por askund armė pėr tė cilat ata bėnin fjalė.
Ajo qė shqetėson pa masė ėshtė fakti se pleq mbi 80 vjeēarė janė mbajtur lidhur me duar pas shpine, e tė shtruar me fytyrė nė dhe, kurse nėnave nuk u ėshtė lejuar qė tė kujdesėn pėr foshnjat qė me sjelljen e tyre, xhandarėt malazez i kishin trishtuar.
Ne kemi kontaktuar organet kompetente dhe tė gjitha institucionet ndėrkombėtare nė Mal tė Zi dhe edhe pse kemi fituar garanci se kjo ekspeditė ndėshkimi nė Malėsi do tė marrė fund,* maskat e zeza ende po ushtrojnė forcėn nėpėr Malėsi, si duket, pėr meritė qė me votėn shqiptare formuan edhe shtetin e vet.
Ne kėtu nė Malėsi jemi para njė natė plotė ankth, por shpresojmė se* ndėrkombėtarėt do tė ndėrmarrin masa qė nė Malėsi tė sigurojnė paqėn e sigurinė, pasiqe revolta popullore tek malėsorėt ėshtė ngritur deri nė atė nivel sa situata mund tė shkallėzojnė edhe mė keq.


SantaKruz Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 23:50.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.