Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 27-02-07, 08:07   #1
Symbyllur
 
Avatari i Symbyllur
 
Anėtarėsuar: 27-02-07
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 60
Symbyllur i dashurSymbyllur i dashurSymbyllur i dashur
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Symbyllur
Gabim Ministėr Po, Por Njeri Jo !

Na ishte njė herė njė Pasha i cili kėrkoi qė tė ia sillnin nė pallatin e tij, tė lidhur me pranga babanė e vet! Pashai nė fjalė, kishte pėr qėllim qė babait t’i tregonte fuqinė e pushtetit qė ai e ushtronte, dhe po i thotė babės sė vet: “ A e sheh se unė jam Pashai !”- babai i tij i lidhur dhe i turpėruar nė pranga, duke e parė injorancėn dhe naivitetin e tė birit - ia ktheu:” Ti Pasha po, por njeri jo!”...

Me datėn 19. shkurt 2007 nė gazetėn “Express”, lexova njė lloj interviste, ku kishte dalė sheshit mjerimi i njė ministri tė Qeverisė sė mjerė tė Kosovės. Ai, ndėr tjera thotė: “ Adem Demaqi dhe Albin Kurti janė spiunė tė Serbisė, pėr ndryshe Serbia nuk do t’i lėshonte tė gjallė nga burgu, do t’i vriste siē e ka vrarė edhe Ukshin Hotin!”...
Kėtė gjė tė shėmtuar, lexuesi i rėndomtė ka mundėsi ta dėgjoi nga njė ministėr i “kulturės, rinisė dhe sporteve” tė Qeverisė sė Kosovės- siē ėshtė zoti Astrit Hraqia. Nė fakt, mua nuk mė befasoi mendimi i ēoroditur i njė kėlyshi tė UDB-sė, sa mė befason e shqetėson njėkohėsisht fakti se; prej nga “pikėn “ njė dorė ministrash tė tillė nė Qeverinė e Kosovės?! Tė cilėt deri dje, nuk i ka njohur as mėhalla e vet, kėta nxėnės tė dobėt qė mezi kanė mbaruar shkollat fillore e tė mesme, disa edhe ndonjė fakultet, por pasi qė janė bėrė ministra! E qė “diplomat” i morėn nėn mbrojtjen e bodiguardėve tė tyre me revole nė brez! Tė mjerin ministėr tė “kulturės”- nė kėtė post e sollėn nga kafetėritė e Gjakovės, ku ishte duke lozur “Domino”- e drejt e nė ministri! Kjo u bė nė saje tė kumbarive dhe ndrikullive, qė kishte ky dhe disa ministrat tjerė me ish presidentin e ndjerė tė ndrikullave z. Rugova. Kėtij ēunaku tė ri i ra bingo ministria e kulturės!

Nė intervistėn e cekur mė lartė z. Haraqia, simbolit tė rezistencės zotit Adem Demaqi, i bėnė njė fyerje aq tė rėndė qė mund ta kemi dėgjuar dikur, vetėm nga gojėt e UDB-sė. Adem Demaqi ėshtė simbol i rezistencės, ėshtė mishėrim i sė djeshmes dhe i tė sotmes, ėshtė idol i mjera ish tė dėnuarve politik shqiptarė nė tė gjitha hapėsirat e trevave tona. Pra, fyerja qė iu bė z. Demaqi, do tė thotė fyerje e tė gjithė atyre qė lanė vite tė tėra rinie nėpėr kazamatet serbe, qė lanė shėndetin, qė lanė edhe jetėn, qė mė nė fund, si rezultat i finalizuar edhe me gjakun e bijve mė tė mirė tė popullit tonė, nėn petkun e UĒK-sė, u bėnė edhe institucionet e vendit, ku sot nga karrigia e kėtyre institucioneve, zoti Haraqia fyen, madje as mė pak e as mė shumė se kėtė shtresė tė shoqėrisė, tė cilėt e quan spiunė tė Serbisė!!!

Ky ėshtė shpėrblimi qė Qeveria e Kosovės po ua kthen ish tė dėnuarve tė ndėrgjegjes- ndryshe po tė kishte Qeveri, pėr 24 orė, nuk do tė kishte mė Haraqi!- flas pėr vendet demokratike. Kjo ndodhė vetėm nė Kosovė, si pa tė keqe, as qė e brenė ndėrgjegjja kėnd pėr kėtė skandal- deri me sot, nuk dėgjova as edhe njė zė!
Stigmatizimi i pjesės kryengritėse tė shoqėrisė Shqiptare, nga pushtuesi dhe shėrbėtorėt e tij , qė nga kohėrat e lashta, ky stigmatizim ka evoluar, dhe ėshtė lakuar nė kohė. Thjeshtė pėr faktin qė akuzat e plasuara nė gjirin e popullit shqiptarė tė bėnin efektin e vet negativ, kėto mbrapshti u barten nė fshehtėsi deri tek ditėt e sotme, nga shėrbėtorėt besnik tė pushtueseve tanė tė tė gjitha kohėrave, dhe tė tė gjitha llojeve.
Bie fjala nė kohėn e pushtuesit Otoman- tė gjithė ata qė ngrehnin krye kundėr “babė Dovletit”, pra kundėr Sulltanit- siē ishin: Abdyl Frashėri, Sylejman Vokshi, Ymer Prizreni, Haxhi Zekėn, Ali Pash Gucinė, Idriz Seferi, Mic Sokoli e deri tė Ismail Qemali, ishin tė anatemuar e tė akuzuar si tė pa fe: “ Din sėz!”. Ishin tė akuzuar si spiunė tė Evropės qė po donin ta prishnin mbretėrinė Otomane etj. Kėto akuza qė i plasonte pushtuesi, kundėr bijtė mė tė devotshėm tė popullit tonė atė kohė, i bartnin dhe i pėrhapnin nė gjirin e popullit tonė, hafijet shqiptarė- nė mesin e tė cilėve ishte edhe stėrgjyshi i ministrit- po sikur sot i stėrnipi i tij bastardi Haraqi!
Nė kohėn e ish Krajlit tė Serbisė- kur mbretėria e Serbisė po shtypte ēdo lėvizje kryengritėse tė popullit tonė pėr liri, nė tė njėjtėn kohė, po luftonte dhe akuzonte tė gjithė tė rebeluarit shqiptarė, qė nuk po i bindeshin pushtuesit Serb. Me theks tė veēantė prijėsve dhe ideatorėve tanė siē ishin: Isa Boletini, Bajram Curri, Luigj Gurakuqi, Hasan Prishtina, Azem Bejat e plot tė tjerė. Po tė njėjtat akuza : si pro turq, si tė shitur tek Austro- hungarezėt, si pro Serb, si tradhtarė tė popullit “shiftari”, qė po donin luftė e nuk po i binden Krajlit tė Serbisė! Tė gjitha kėto akuza, kundėr bijve tanė mė tė mirė, i bėnte pushtuesi duke i pėrhapur pėrmes shėrbėtorėve tė Krajlit, qė ishin me bollėk – nė mesin e tė cilėve ishte edhe gjyshi i Haraqisė- njėjtė si edhe i nipi i tij sot ( Haraqia i vogėl!)

Nė kohėn e ish Jugosllavisė sė LKJ- po tė njėjtat akuza kundėr tė gjithė atyre shqiptarėve tė cilėt- thjeshtė po kėrkonin lirinė e vendit tė vet. Akuzat po ashtu varioin nga. Ballist e Nacionalist, spiun tė Anglo- Amerikanėve e deri tė Inforbyroista, mė pas Stalinista e Enverista. Mė vonė pro rus e Irridentista, Seperatista dhe krejt nė fund deri tė pjesėtarėt e UĒK- tė cilėt i akuzuan si dorė e zgjatur e Serbisė e njerėz tė frustruar!
Tė gjithė kėta qė u akuzuan nga UDB-ja e ish Jugosllavisė, ishin po ashtu prapė bijtė mė tė mirė tė popullit, si: Shaban Polluzha me shokė, Hysen Terpeza, Omer Muhaxheri, Ali Aliu i Preshevės, Adem Demaqi, Fazli Grajqevci, Metush Krasniqi, Ahmet Haxhiu, Zija Shemsiu, Ukshin Hoti, Halil Alidemaj, Afrim Zhitia, Fadil Vata e mjera tė tjerė. Kėto akuza barteshin mbase edhe nė mėnyrėn mė naive, por shumė besnikėrisht prapė, po nga veglat e pushtuesit Jugosllav, pėr mes mekanizmave tė UDB-sė, nė mesin e tyre sigurisht edhe babai i ministrit- si edhe vet ministri sot i cili tha, po e pėrsėrisim: “ Adem Demaqi dhe Albin Kurti janė spiunė tė Serbisė- sikur mos tė ishin tė tillė, ata Serbia do t’i vriste nė burg- siē e vrau edhe Ukshin Hotin!?” ...
Shtrohet pyetje, po tė ishte sot Ukshin Hoti nė mesin tonė- sigurisht se z. Haraqia, do thoshte njėjtė: Ja, shikoni kėtė Ukshin Hotin, pasi qė ky doli gjallė nga burgu i Serbisė, edhe ky ėshtė spiunė!- dhe kėtė ia kanė thėnė dikur Ukshint, Haraqitė e tjerė!

Se pari, mė duhet tė them se familja Hoti, do duhej tė drejtohej nga ti zoti ministėr, dhe tė kėrkoi sqarim pėr tri gjėra:
1- Prej nga e di ti qė Ukshin Hoti ėshtė i vrarė nė burg?- pėr derisa njė gjė tė tillė e pohon ti vet nė atė intervistė.
2- Ku e ka varrin Ukshini, ku e kanė vrarė, dhe cilat organe tė kanė njoftuar ty pėr kėtė?
3- Pėrse ti e ke mbajtur fshehur vrasjen e Ukshin Hotit, deri sot? Nga kush ke qenė porositur qė ta mbash fshehur kėtė rast- pėr derisa familja Hoti nuk ka lėnė guri pa lėvizur pėr ta mėsuar tė vėrtetėn pėr birin e tyre.

Po tė niseshim nga kjo logjikė naive e tepėr cinike e ministrit tė “kulturės”- (pasi qė kjo qenka pjesė pėrbėrėse e kulturės sė tij, dhe ministrisė sė tij, qė tė akuzoj e fyej bijtė e denjė tė kombit), atėherė e sqarojmė ministrin, se ( pėr deri sa nuk i paska mbytur nė burg Serbia tė dėnuarit shqiptarė, atėherė tė gjithė ata paskan dalė si spiunė!- gjithnjė sipas konstatimeve tuaja). Tė dėnuarit qė kanė vuajtur dėnimin dhe kanė dalė gjallė nga burgu si: Adem Demaqi (tri herė i dėnuar), Ali Aliu, Metush Krasniqi, Ahmet Haxhiu, Ukshin Hoti ( dy herė dėnuar) , Halil Alidemajn, Afrim Zhitia, Fadil Vata, Ekrem Kryeziun, Hidajet Hysenin, Jakup Krasniqin, Besim Rama, Nait Hasani, Azem Syla etj. madje gjithnjė sipas Haraqisė- i bie qė janė liruar edhe si “Spiunė ndėrkombėtarė!”, pėr shembull si zoti Limaj me Isak Musliu- nga se edhe kėta dy dolėn tė gjallė prej burgut tė Schweningenit!!!
Ku t’i shpie mushka drutė o i ēorodituri e vėthatori i Qeverisė, o medalja e turpit tė Qeverisė e cila ka futur kokėn mes kėmbėve dhe nuk do tė shoh e as tė dėgjoi mė pėrtej.

Nga burgjet e Serbisė, dhe nga duart e UDB- sė nuk kanė dalė tė gjallė dhjetėra veta si: Omer Muhaxheri, Fazli Grajqevci, Zija Shemsiu, Ibrahim Krasniqi, Abedin Bala, Ibrahim Kelmendi e dhjetėra tjerė. Nė Ferrin e Dubravės nga gjakatari Serb janė ekzekutuar 173 tė dėnuar politik shqiptarė, bijtė mė tė mirė tė popullit tonė! Sipas “filozofisė” sė ministrit tė “kulturės” na del se Nait Hasani dhe Bajrush Gjemajli qenkan spiunė tė Serbisė- pėr deri sa ata kanė shpėtuar tė gjallė nga ekzekutimi!!! Ku po t’i shpie mushka drutė o baba i mushkės!

Nėpėr duart e UDB-sė nė njė mėnyrė ose tjetėr, kanė kaluar mbi shtatėqind mijė shqiptarė, prej tė cilėve diku mbi 90% kanė dalė tė gjallė e qė sipas logjikės sate qenkan qė tė gjithė spiunė tė Serbisė!- na u paska mbushur Kosova plot me spiunė, mor zoti ministėr... Nga llogoret e Serbisė, gjallė kanė dalė edhe rreth dy mijė robėr tė luftės- a thua edhe kėta i lėshoi Serbia tė gjallė, pasi qė i bėri spiunė?!... zoti Haraqia, a i ke bėrė mirė llogaritė?!....

Kjo ēorodi, kjo pjellė bastarde qė ka zėnė vend , madje nė Qeveri!? Nuk do tė kalonte as kund, dhe tek as njė popull tjetėr. Popujt tjerė, krijojnė me mund legjenda e idhuj, para tė cilėve pėrkulen me respekt e dinjitet, lindin, kultivojnė dhe respektojnė heronjtė e tyre. Fyerja dhe nėnēmimi i kėtyre figurave, nė shtetet ky ka ligj, do tė thotė pėrballje me ligjin!
Zvicra edhe sot pas njė mileniumi, ruan dhe respekton legjendėn pėr Wilhelm Telin, as edhe njė herė nuk e ka sharė e quajtur atė “aventurier”- ta zėmė, Mandelen, populli i tij e ka ngritur nė piedestal- po edhe bota. Osman Kazazin dhe Pjetėr Arbėnorin, Shqipėria demokratike- nė as njė moment, nuk i akuzuar si spiunė tė Enverit, por i ka nderuar dhe i ka ngritur edhe mė lartė! Adem Demaqin pėr hir tė rezistencės sė tij tri dekadash - kundėr njė pushtuesi lubi siē ishte Serbia- bota e laureoi me ēmimin “Saharov”- e ministri Haraqia e laureon me ēmimin SPIUN! Nuk e besoi tė ketė dėgjuar kush diēka mė tė ultė e mė tė shėmtuar deri me sot nė Kosovė, po as edhe mė tej!

Ju, ish tė dėnuarit tė ndėrgjegjes (ose politik), qė nė pėr burgje tė Serbisė, keni lėnė vitet mė tė mira tė rinisė suaj, keni lėnė shėndetin, keni lėnė gjymtyrė tė trupit, keni lėnė shokėt e mbytur, varur, pushkatuar, keni lėnė nėnat e motrat me duar nė gji, keni lėnė nuset e reja dhe fėmijėt ēilimi, keni lėnė punėn, shkollėn, fakultetin tė kėputur nė mes, shokėt dhe dėfrimet e rinisė- a thua tė gjitha kėto i bėtė qė tė futeshit nėpėr burgjet e Serbisė qė pas 5, 10, 15, e 20 vitesh burg tė fitonit titullin SPIUN?!
Sot nė Kosovė ka mbi dhjetė mijė ish tė dėnuar tė ndėrgjegjes, prej tė cilėve rreth 1/3 e Kuvendit tė Kosovės nė krye me kryetarin Kolė Berisha, kanė kaluar nėpėr burgjet e Serbisė nė kohėzgjatje tė ndryshme- pritni tani ylberin e Gjakovės, kur tė vjen nė njė seancė plenare, dhe tė ju drejtohet nga karrigia e ministrit, me fjalėt: “ Tė nderuar deputet, ministra, qeveritarė, dhe ju spiunė tė Serbisė, qė keni shpėtuar gjallė nga burgjet e saj- mirė dita!”

Me kujtohet njė thėnie e Sheshelit, kur nė Kuvendin e Serbisė, pati thėnė: “ Samo mrtvi Albanci su dobri!”- vetėm (Shqiptarėt e vdekur janė tė mirė). Pa dyshim se nga ky frymėzim ėshtė nisur edhe dylberi i Gjakovės- Haraqia. I cili nė atė intervistė thotė troē: “ Me pas qenė Ademi e Albini patriot, Serbia i kishte mbytur aty, brenda nė burg!
Pėr Ademin dhe Albinin- Haraqia nė mėnyrė tė hapur kėrkon vdekje. Pra, ai kėrkon vdekjen e tyre! Pėr tė parin mbase nuk mund tė zbatohet, ngase tani ai nuk ėshtė nė burg, por pėr Albinin kjo kėrkesė mbetet nė fuqi, nga se ai tanimė veē ėshtė nė objektet e burgut, dhe mbase kėrkesa dhe dėshira e ministrit mund tė plotėsohet! Nėse Albinin do ta mbysnin nė burg, vetėm atėherė zoti Haraqia do tė bindet se Albini na qenka patriot, pasi qė nuk doli i gjallė nga burgu, dhe sigurisht se ministria e kulturės do tė organizonte mė pastaj, mbledhje komemorative e vet ministri do tė vėntė kurorė lulesh mbi varrin e Albinit e madje edhe do tė betohej nė emrin e tij prej patrioti!...
Kjo nuk do tė kalonte me kaq, as kund nė botė- veē nė Kosovėn e plagosur rėndė nga kėta lloj ministrash tė kėsaj lloj Qeverie!....


Symbyllur Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 23:55.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.