Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Feja e Shqiptarit
Emri
Fjalėkalimi
Feja e Shqiptarit Besimi dhe njeriu! Fetė, librat e shenjtė, mėnyrat e besimit ....



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 11-05-07, 10:47   #1
Bjeshka1
Jo e "Nemun"
 
Avatari i Bjeshka1
 
Anėtarėsuar: 01-11-06
Postime: 459
Bjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuar
Gabim Kosova dhe religjioni

Kosova dhe religjioni


Do ta pėrmendja kėtu shkrimtarin e respektuar Milazim Krasniqin, qė kohėve tė fundit
ka shkuar njė libėr, argumentet e tė cilit nė esencė janė brenda skemave fundamental-
iste tė interpretimit tė historisė. Aty thuhet se “civilizimi perėndimor ėshtė civilizim i
dhunshėm, ndėrsa historia e vėrtetė njerėzore po filloka me islamin”. Njė skemė bardh
e zi, jodinjitoze pėr njė intelektual…



A ekziston problemi fetar nė Kosovė?
Kjo mund tė jetė njėra nga pyetjet qė do tė mund t’i ketė shkuar nė mendje qytetarėve kosovarė me tė dėgjuar lajmin se nė SHBA ishte kapur njė grup terrorist, ku bėnin pjesė edhe katėr shqiptarė, e i cili planifikonte sulme, nė emėr tė islamit, mbi njė bazė ushtarake amerikane. Pėrgjigja nė kėtė pyetje varet nga pėrgjigja nė njė pyetje tjetėr: a
ekziston rreziku qė grupe tė tilla tė shfaqen edhe nė Kosovė? Ka pikėpamje tė ndryshme lidhur me perceptimin e kėtij rreziku. Njėra prej tyre ėshtė pikėpamja e cila thotė se nė shoqėrinė kosovare nuk ekziston njė rrezik i tillė sepse kosovarėt e kanė ndarė prej kohėsh mendjen pėr orientimin e tyre perėndimor, si nė rrafshin politik dhe atė kulturor. Si fakt shtesė pėr kėtė pėrmenden ndjenjat e fuqishme kolektive proamerikane tė shqiptarėve. Kėto ndjenja pothuajse kanė tiparet e njė kulti, e ky ėshtė kulti i shpėtimtarit. Njė pikėpamje e tillė dominon nė politikėn kosovare, nė institucionet qeveritare dhe nė media. Por nė anėn tjetėr janė
disa indikatorė tė tjerė tė cilėt na ftojnė tė mos e bėjmė gjumin tė qetė. Kėta indikatorė kanė tė bėjnė me aktivitetet e shumta fetare tė cilat sot zhvillohen nė Kosovė. Ka me dhjetėra organizata arabe qė sot derdhin para nė Kosovė, ku paralel me investimet humanitare realizohen edhe projekte tė propagandės fetare, e cila kryesisht u adresohet tė rinjve dhe fėmijėve tė shkollave.
Kam pasur rastin tė bisedoj me mėsues tė cilėt mė kanė rrėfyer se si u ka ndodhur shumė herė qė nxėnėsit e tyre i kanė lėshuar orėt e mėsimit nė shkollė pėr tė shkuar nė ligjėratat fetare tė mbajtura nėpėr shtėpi private apo xhami. Kam dėgjuar prej kėtyre mėsuesve se si nxėnėsit janė ngritur pėr ti kundėrshtuar shpjegimet e dhėna prej tyre me arsyetimet se kėto shpjegime janė nė kundėrshtim me ato qė thotė sheriati. Kam dėgjuarse si kėta nxėnės nuk kanė dashur ti thonė nė gjuhėn sociologjike emrat e pesė shtyllave tė islamit, por vetėn nė gjuhėn arabe.
Kėto rrėfime pėr kėto raste do duhej tė alarmonin Ministrinė e Arsimit, sepse kėto raste nuk janė vetėm raste tė izoluara. Ato janė simptomė e njė dukurie e cila po pėrhapet masivisht nė shoqėrinė kosovare, larg syve tė mediave dhe institucioneve. Fatkeqėsisht ajo ka prekur edhe studentėt dhe elitėn intelektuale. Do ta pėrmendja kėtu shkrimtarin e respektuar Milazim Krasniqin, qė kohėve tė fundit ka shkuar njė libėr, argumentet e tė cilit nė esencė janė brenda skemave fundamentaliste tė interpretimit tė historisė. Aty thuhet se “civilizimi perėndimor ėshtė civilizim i dhunshėm, ndėrsa historia e vėrtetė njerėzore po filloka me islamin”.
Njė skemė bardh e zi, jodinjitoze pėr njė intelektual…

I larguar nga mediat, nga sistemi arsimor dhe institucionet religjioni ka gjetur kanale tė tjera pėr tė depėrtuar tek shtresat e shoqėrisė kosovare. Kėto janė kanalet informale tė shoqėrisė civile, tė cilat normalisht nuk funksionojnė po qe se nuk ka para. Kėto para sigurohen nga organizatat arabe, tė cilat
donacionin e tyre e kushtėzojnė me imponimin e modelit tė tyre tė islamit. Ky ėshtė modeli i islamit radikal, i cili ushqen pikėpamje negative pėr shoqėrinė laike perėndimore, modelin e tė cilės ėshtė duke e ndėrtuar shoqėria kosovare, qė tradicionalisht praktikon njė islam minimal, falė tė cilit kemi fenomenin e fuqishėm tė tolerancės fetare. Kėto organizata rekrutojnė klerik
tė rinj pėr tė zhvilluar ligjėrata dhe kurse fetare nėpėr fshatrat dhe qytetet e Kosovės. Nė kėto kurse nė rend tė parė nuk ėshtė morali fetar, por temat aktuale politike tė interpretuara me skema ekskluziviste fetare. Qėllimi i tyre ėshtė krejtėsisht i qartė: tė prodhohen ithtarė tė rinj, tė karakterizuar nga besimi i verbėr fanatik, tė cilėt fillimisht duhet tė angazhohen nė sulme progandistike ndaj “vlerave materialiste perėndimore”. Kjo ėshtė faza e indoktrinimit, faza e kalitjes ideologjike,
e cila krejt natyrshėm mund tė pasohet nga faza e veprimit, nė pėrputhje me mėsimet e fazės sė parė.
Kėto
organizata tė propagandės dhe indoktrinimit fetarė funksionojnė falė atij qė quhet paradoks i demokracisė liberale. Ato i shfrytėzojnė vlerat e kėsaj demokracie nė aktivitetin e tyre kundėr kėsaj demokracie. I shfrytėzojnė liritė e shoqėrisė civile pėr tė promovuar modele sociale qė e rrėnojnė shoqėrinė civile. E shfrytėzojnė lirinė e shprehjes pėr tė folur kundėr saj. E shfrytėzojnė tolerancėn fetare pėr tė folur kundėr tolerancėsfetare. Politika dhe institucionet kosovare duhet urgjentisht tė ngrenė nivelin e vėmendjes ndaj njė dukurie tėtillė, e cila rrezikon seriozisht qė religjionin nė Kosovėta shndėrroj nė problem kombėtar, problem tė cilin nacionalizmi shqiptar e kishte zgjidhur qė nė fillet e tij
para 120 vitesh. Nacionalizmat fqinj, si ai serb, ashtu edhe ai grek, janė munduar ti arrijnė efektet e tyre nga pėrpjekja pėr ta ringjallė kėtė problem. Njė nga mitet themelore tė nacionalizmit serb ka qenė ai qė Shoflin e quan “miti i misionit civilizues”. Serbėt e kanė ndėrtuar mitin se misioni i tyre ėshtė tė mbrojnė krishterimin nga myslimanėt. Nė emėr tė kėtij misioni tė rrejshėm
kisha e tyre ortodokse i ka bekuar nė fushatat e tyre shfarosėse, nė Bosnjė dhe Kosovė. Ne nuk duhet tė lejojmė qė ky mit tė pėrligjet me raste reale tė krijuara nga vetė ne. Ėshtė detyrė e politikės institucionale qė tė kujdeset pėr kėtė dhe kjo detyrė lidhet direkt me interesat nacionale tė Kosovės dhe shqiptarėve nė tėrėsi. Ne nuk kemi nevojė pėr islam tjetėr, pėrveē islamit
minimalist, i cili ėshtė identik me atė quhet “islam evropian”


Blerim Latifi
.gazetaexpress


__________________
Prift ose hoxhe mund te behet kushdo, por njeri eshte veshtire te behesh. (huazuar nga njeri i panjohur)
Bjeshka1 Nuk ėshtė nė linjė  
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 23:32.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.