Presidenti BUSH viziton Shqiperine
Bush: Shqipėria dhe Shtetet e Bashkuara janė tė angazhuara pėr tė njejtat vlera
01-06-2007
Presidenti Bush tha se Shqipėria dhe Shtetet e Bashkuara janė tė angazhuara pėr tė njejtat vlera, besojnė tek liria dhe se tė gjithė duhet tė jetojnė nė shoqėri tė lira.
Presidenti i bėri kėto komente nė njė intervistė pėr televizionin shqiptar Vizion Plus, para se tė nisej pėr udhėtimin nė Evropė, gjatė tė cilit do tė qėndrojė edhe nė Shqipėri.
Presidenti Bush falenderoi qeverinė shqiptare dhe popullin e Shqipėrisė pėr pėrpjekjet pėr tu anėtarėsuar nė NATO, por theksoi se ēdo kandidat i veēantė duhet tė plotėsojė disa detyrime dhe ai i bėri thirrje Shqipėrisė tė punojė intensivisht pėr ti plotėsuar ato.
Presidenti po ashtu tha, se ai beson se plani i tė dėrguarit tė posaēėm tė OKB-sė Marti Ahtisari, pėr pavarėsi tė mbikqyrur, ėshtė zgjidhja e duhur pėr Kosovėn. Ai tha se do tė punojė pėr tė bindur gjithė vendet e Kėshillit tė Sigurimit dhe Serbinė pėr kėtė gjė.
Rusia, aleate tradicionale e Serbisė, thotė se pavarėsia pėr Kosovėn ėshtė shkelje e integritet territorial tė njė vendi anėtar tė OKB-sė. Moska kėmbėngul pėr vazhdimin e bisedimeve midis Prishtinės dhe Beogradit.
VOA
|