VENDIM
Nr.285, datė 4.5.2007
PėR PėRCAKTIMIN E PAGėS REFERUESE MUJORE, PėR EFEKT Tė LLOGARITJES Sė KONTRIBUTEVE Tė SIGURIMEVE SHOQėRORE DHE SHėNDETėSORE, DHE Tė TATIMIT MBi Tė ARDHURAT PERSONALE, SIPAS NOMENKLATURėS sė VEPRIMTARISė EKONOMIKE, PėR Tė PUNėSUARIT Nė SEKTORIN JOPUBLIK, qė KRYEJNė PUNė, Tė PAKUALIFIKUARA E Tė KUALIFIKUARA, SI DHE PėR PERSONELIN DREJTUES E TEKNIKO-EKONOMIK Tė TYRE
Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės, tė nenit 3 tė ligjit nr.9645, datė 27.11.2006 Pėr Buxhetin e Shtetit tė vitit 2007 dhe tė nenit 36 tė ligjit nr.8560, datė 22.12.1999 Pėr procedurat tatimore nė Republikėn e Shqipėrisė, tė ndryshuar, me propozimin e Ministrit tė Financave, Kėshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Kur administrata tatimore vėren se pagat e deklaruara nga punėdhėnėsit jopublikė, pėr efekt tė llogaritjes sė kontributit tė sigurimeve shoqėrore dhe tė tatimit mbi tė ardhurat personale tė tė punėsuarve tė tyre, nuk janė reale dhe nuk i pėrgjigjen vlerės sė tregut pėr shėrbimet e punėsimit, ajo ka autoritetin ti rivlerėsojė, sipas niveleve tė pagave, tė dhėna nė kėtė vendim.
2. Paga referuese mujore, pėr efekt tė llogaritjes sė kontributeve tė sigurimeve, shoqėrore dhe shėndetėsore, si dhe tė tatimit mbi tė ardhurat personale pėr tė punėsuarit nė sektorin jopublik, qė kryejnė punė tė pakualifikuara e tė kualifikuara, si dhe pėr personelin drejtues e tekniko-ekonomik, sipas nomenklaturės sė veprimtarive ekonomike dhe tė kėrkesave tė vendit tė punės pėr kualifikim, pėrcaktohet nė seksionet A deri nė O dhe nė nėnndarjet, sipas klasifikimit nė tri kategori tė rretheve, ku ushtrohet veprimtaria e biznesit (tabelat, qė i bashkėlidhen kėtij vendimi). Pėr degėt e naftės, hotelerinė dhe peshkimin administrata tatimore mund tė zbatojė pagėn referuese tė pozicionit Administrator/drejtor i pėrgjithshėm tė rrethit tė Tiranės, pėr tė njėjtin pozicion pėr subjektet, qė ushtrojnė veprimtari nė rrethet e kategorisė sė dytė e tė tretė.
3. Nė kuptim tė kėtij vendimi, me termat e mėposhtėm do tė nėnkuptohen:
a) Punė e pakualifikuar apo me kualifikim tė ulėt punėt, qė nuk kėrkojnė kualifikim paraprak apo qė mund tė kryhen nga njė punėmarrės, i cili mund tė mos e ketė kryer ndonjėherė atė punė. Kėtu pėrfshihen, pa u kufizuar vetėm nė to, punė tė tilla, si pastrues, korrier, shitės, kamerier, paketues, lavazhier, pėrgatitės llaēi me krahė, transportues me krahė, punėtor ngarkim-shkarkimi me krahė, punėtor pėr gėrmim toke me krahė, qepės cope e lėkure, si dhe punėtorė pėr punė tė ngjashme.
b) Punė e kualifikuar punėt apo profesionet, qė kėrkojnė aftėsim profesional dhe qė nuk mund tė kryhen nga njė punėmarrės pa kualifikim paraprak apo qė nuk e ka ushtruar ndonjėherė atė punė a profesion. Njohuritė e shprehitė e domosdoshme pėr njė veprimtari tė kualifikuar profesionale nė nivelin e punėtorit tė kualifikuar, pėr njė specialitet tė dhėnė, mund tė jenė fituar nga punėmarrėsi pėrkatės, nėpėrmjet arsimit profesional, kurseve tė formimit profesional apo dhe gjatė praktikės. Punėmarrėsit, qė punojnė nė punė tė kualifikuara, si:
- Nė sektorin e ndėrtimit (murator, karpentier, suvaxhi, shtrues pllakash, bojaxhi, betonues, izolues, zdrukthėtar ndėrtues, montator, saldator, hidraulik, elektricist etj., tė krahasueshme).
- Nė sektorin e industrisė sė veshjeve dhe atė tė lėkurės e kėpucėve (modelist, prestar, lustrues etj., tė krahasueshme).
- Nė sektorin e prodhimit tė mobilieve (modelist, zdrukthėtar, tapicier, mobilist, lustrues etj.).
- Nė sektorin e ushqimit social (recepsionist, kuzhinier, banakier, pastiēier, picier etj., tė krahasueshme).
- Nė sektorin e mediave (reporter, gazetar, kameraman etj., tė krahasueshme).
Nuk mund ti kryejnė kėto punė e profesione, nėse nuk kanė kryer, paraprakisht, njė shkollė profesionale, njė kurs formimi profesional apo nuk e kanė pėrfituar kėtė profesion gjatė praktikės.
c) Personel drejtues dhe tekniko-ekonomik, pa u kufizuar vetėm nė to, punėmarrėsit, qė kryejnė detyrėn apo funksionin e menaxherit tė degės a tė njėsisė, drejtuesit e degės, njėsisė, sektorit, repartit, zėvendėsdrejtori, juristi, noteri, avokati, inxhinieri, teknologu, ekonomisti, financieri, agronomi, mjeku, farmacisti, stomatologu, laboranti, lektori, web-masteri, faqosėsi, redaktori, specialisti teknik, ekonomik, i shitjeve, blerjeve, pėrgjegjėsi i sektorit, degės, repartit, instruktori etj., tė krahasueshme.
ē) Administrator/drejtor i pėrgjithshėm, pa u kufizuar vetėm nė to, punėmarrės, qė kryejnė detyrėn apo funksionin e drejtorit tė pėrgjithshėm ekzekutiv tė shoqėrisė, tė administratorit tė pėrgjithshėm, kryeredaktorit, rektorit, dekanit etj., tė krahasueshme.
4. Vendimi nr.42, datė 31.1.2007 i Kėshillit tė Ministrave Pėr pėrcaktimin e pagės minimale mujore, pėr efekt tė llogaritjes sė kontributeve tė sigurimeve, shoqėrore dhe shėndetėsore, sipas nomenklaturės sė veprimtarisė ekonomike pėr punėmarrėsit e sektorit privat, qė punojnė nė punė tė kualifikuara, si dhe personelin drejtues tekniko-ekonomik tė tyre, shfuqizohet.
5. Ngarkohet Ministria e Financave pėr zbatimin e kėtij vendimi.
Ky vendim hyn nė fuqi pas botimit nė Fletoren Zyrtare.
Kryeministri
Sali Berish