18-09-07, 15:49
|
#1
|
Gėzuar PRESIDENT
Anėtarėsuar: 04-01-04
Postime: 1,201
|
Leter publike kryetarit tė AKR-se Behgjet Pacollit
Leter publike kryetarit te AKR-se Behgjet Pacollit
Ate ditė kur ishit me stafin e partisė suaj pėr tė na ngushelluar pėr
vrasjen e kurdisur pas shpine tė djalit tonė Triumf Riza, ju na e lat edhe
njė pliko me 500 euro. Meqe ishit nė shtėpine time, ku ishin edhe shumė
njerez tė tjerė qė kishin ardhur pėr te me i shprehur dhembjet, e pėrmbajta
veten dhe nuk veprova nė kundershtim me shpirtin dhe dinjitetin shqiptar. E
kisha tė qarte dhe e kontrolloja veten se nuk ben tė bie ne nivelin e ulet,
madje nė nivelin tend. Falė disa tė tjerėve nga kryesia e AKR-se dhe moralit
e zakoneve tona kam arritur ta permbaj veten nė rastet me tė veshtira. Unė
si baba dhe tere familja ime gjithė jeten jemi perpjekur tė jetojme me ndere
me djersen tonė. Hipokrizine dhe moralin e dyfishtė kurrė se kam mund tė i
duroj. Ti zoteri Behgjet Pacolli nė njerėn anė ben alleshvereshe me
kriminelin ordiner Enver Sekiraqa, e nė anen tjetėr vjen e me ngushellon e
me perqafon, ėshtė hipokrizi e turp nacional. Familja ime ka njohuri tė
mjaftueshme se ti me Rrahim e Selim Pacollin keni lidhje tė drejtperdrejte
me kriminelet me mbiemrin sllav Sekiraqa, perkatesisht me krimin e
organizuar. Gazeta jote "Lajm" e ka mbrojtur dhe po vazhdon tė i mbrojė
kriminelėt. Kjo u pa edhe me mosraportimin dhe fyerjen e rėndė qė i bėtė
birit tim tė ndjerė, i cili ra pre i krimineleve qė i financon kompania
jote. Ky ėshtė emoralie juaj! Mjafton tė lexohet letra e dy gazetareve Faton
Osmani e Altin Ahmeti ne Koha Ditore pėr tė parė se deri nė shkalle bie
raca juaj. Po fitoi partia jote me politiken e sadakase mashtruese tenden,
mjere shqiptaria dhe mjerė demokracia. Parat e tua tė pista janė zjarr pėr
mua e familjen tonė. Kemi dhimbje tė madhe dhe na le tė qetė. Parate e pista
te i kam lėnė nė SHPK, prandaj shko dhe merri.
Shefqet Riza, babai i te ndjerit Triumf Riza
Prishtine, 17 shtator 2007
__________________
24 MARS 1999 ; T'Faleminderit President RUGOVA..
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga GjIlAnAsI_cSi : 18-09-07 nė 15:51
|
|
|