Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
|
KUR'ANI: Fjalė e Allahut xh.sh. apo vepėr e Muhamedit a.s.
KUR'ANI: Fjalė e Allahut xh.sh. apo vepėr e Muhamedit a.s.
Senad Maku
Atij nuk mund ti mvishet e pavėrteta nga asnjė anė; ėshtė i zbritur prej tė Urtit, tė lavdishmit.
(Kuran: Fssilet 42)
Pėrkundrazi, Ne tė pavėrtetėn e godasim me tė vėrtetėn dhe ajo (e vėrteta) triumfon mbi tė ndėrsa ajo (gėnjeshtra) zhduket.
(Kuran: Enbija 18) (1)
Prej ēėshtjeve kryesore qė kundėrshtarėt e Islamit janė mundur tė hedhin baltė mbi tė e tė hapin polemika e dyshime rreth saj ėshtė ēėshtja e Kuranit dhe prejardhjes sė tij. Disa persona tė caktuar me njė mendjegushtėsi dhe gjykim jo tė kthjellėt, mundohen qė tė mbjellin farėn e dyshimit mbi autenticitetin (vėrtetėsinė) e tij si Libėr Hyjnorė. Shumė libra dhe revista e paraqesin Kuranin si njė vepėr tė mendjes njerėzore, krijuar prej njė mashtruesi tė Pejgamberisė. Shpifje dhe keqinterpretime tė tilla tė fesė Islame hasim edhe nė literaturėn shqipe. Kohėt e fundit janė edhe botimet e shtėpisė botuese Cakolli apo Tenda e cila luan rrolin e tutorit nga njė garniturė antiislame dhe e cila ka botuar njė seri librash me pėrplot shpifje e tė pavėrteta rreth Kuranit dhe parimeve tė fesė Islame nė pėrgjithėsi. Duke i shtuar kėtyre edhe njė luftė kulturore antiislame nga media tė ndryshme etj.. Pėrpjeket e tyre tė jashtzakonshme dhe puna e madhe qė kanė kryer ka patur njė objektiv tė qartė, atė tė ēoroditjes sė njerėzve tė thjeshtė e tė pafajshėm nėn maskėn e punimeve shkencore. Shpeshherė qėllimeve tė tyre u kanė shėrbyer edhe vegla njerėzore qė mbajnė emra muslimanė duke u munduar kėshtu tė provojnė se idetė e tyre tė krijuara me kaq mund pėrqafohen edhe prej muslimanėvetė zhvilluar e me horizont. (2)
Disa mundohen tė paraqiten pėrpara masės me maskėn Islame, duke menjanuar tekstet e tija, e duke ndryshuar koncepte e parime bazė, pėr interesa tė ndryshme, nė shumė raste politike e financiare. Disa tė tjerė hedhin dyshime se Muhamedi a.s. duhet tė jetė autorė i vetėm i kėtij libri, e shumė e shumė shpifje dhe trillime nė adresė tė Islamit, Kuranit dhe Muhamedit a.s. Shumė kemi dėgjuar e shumė kemi pėr tė dėgjuar
Kurani vet ju pėrgjigjet kėtyrė trillime me njė pėrgjigje tė saktė dhe vendimtare, ku Allahu xh.sh. thotė:
Nuk ėshtė e logjikshme tė mendohe se ky Kuran ėshtė i trilluar prej dikujt pos All-llahut, por ėshtė vėrtetues i asaj (shpalljes) qė ishte mė parė, dhe sqarues e komentues i librit. Nuk ka farė dyshimi se ėshtė (i zbritur) nga Zoti i botėve. Pėrkundėr kėsaj, ata (idhujtarėt) thonė se atė e trilloi ai (Muhammedi). Ti thuaj: Sillne pra ju njė kaptinė tė ngjajshme me kėtė, madje thirrni kė tė doni nė ndihmė, pos All-llahut, po qe se jeni tė drejtė nė atė qė thoni. Por ja, ata pėrgėnjeshtruan atė (Kuranin) pa e kuptuar dhe pa ju ardhur shpjegimi i tij. Po kėshtu, gėnjenin dhe ata qė ishin mė pėrpara. Shiko si ishte pėrfundimi i zullumqarėve. Ka prej tyre (te tė cilėt u dėrgua Muhammedi) qė e besojnė atė(Kuranin), e ka prej tyre edhe asaish qė atė nuk e besojnė. Zoti i njeh mė sė miri kokėfortit. (Junus 37-40)
Teoria mė e pėrhapur midis jomuslimanėve ėshtė ajo se Muhamedi ėshtė autorė i Kuranit. Pėr ta kuptuar pozicionin e tyre ėshtė e rėndėsishme tė mbajmė parasysh se ēfarė thotė Kurani mbi burimin e tij. Kurani tregon qartė, ku thotė:
Se me tė vėrtetė ai ėshtė Kuran i famshėm. Ėshtė i zbritur prej Zotit tė botėve. (Vakia 77,80)
E edhe ai (kurani) ėshtė shpallje (zbritje) e Zotit tė botėve. Atė e solli shpirti besnik (Xhibrili). (Shuara 192-193)
Por mė tepėr mėnyra se si kjo thuhet tė jep pėrshtypjen se fjalėt burojnė nga Krijuesi tek krijesat. Po tė shikohen tėrė kapitujt, pėrveē kapitullit 9 fillojnė me formulėn: Me emrin e Allahut, Mėshiruesit, Mėshirbėrėsit. Poashtu arsyeja e cila hedh poashtė tezėn se Muhamedi a.s. ėshtė autorė i Kuranit ėshtė fakti se ai ishte njė njeri analfabet (nuk dinte shkrim-lexim), kjo ėshtė edhe njė nga gjėrat qė i sodit mė sė tepėrmi kritikėt e Muhamedit a.s. se ai jetoi mes popullit tė tij dyzet vjet pa treguar as edhe njė herė ndonjė shenjė diturie tė madhe. Si mundet atėherė tė shpjegohet qė ai arriti tė krijojė Kuranin madhėshtia e tė cilit ėshtė e pakrahasueshme? Madje fenomenin e analfabetizmit tė Pejgamberit Muhamed a.s. e tregon edhe Kurani:
Ti (Muhammed) nuk ishe qė lexon ndonjė libėr para kėtij, e as qė shkruajshe atė me dorėn tėnde tė djathtė, pse atėherė do tė dyshonin ata tė prishurit. (Ankebut 48)
Atėher si mund tė jetė e arsyeshme dhe a mund tė pranojė logjika qė njė analfabet tė jetė autorė i njė libri kaq madhėshtorė, plot dituri e pėrkushtim dhe sfidues i gjithėsisė, si Kurani? Njė njeri i paarsimuar, pa parė derėn e shkollės, tė sjellė e tė predikojė njė sistem individual, familjar, shoqėrorė, ekonomik dhe juridik tė patėmeta, bie nė kundėrshtim me aparencėn mendore e logjike. E sidomos po tė jetė ky sistem aq i shkėlqyer sa tė zbatohet pėr shekuj tė tėrė nga njė sėrė kombesh miq e armiq midis tyre e tė ruajė gjer mė sot freskin e vet! (3)
Pa dyshim ashtu si dje, edhe sot, ėshtė po ai Person i pa shkrim e i palexim qė u ka bėrė e u bėnė sfidė tė gjithave ējanė shkruar e thėnė dijetarėve dhe letrarėve mė tė mėdhenjė, nė tė njėjtėn kohė, gjithė njerėzimit! Sot, kur pranohet se shkencat, nė njė kėndvėshtrim, kanė arritur majat, ai u thotė fizikantėve, kimistėve, astronomėve, mjekėve, sociologėve, poetėve e shkrimtarėve, tė gjithė njerėzve tė shkencės e tė letėrsisė, kėshtu: Bėhuni bashkė e sillni jo shumė, por vetėm njė pjesė sa njė sure e Kuranit!. (4) Ku Allahu xh.sh. i thotė Muhamedit a.s. qė thuaj atyre qė pretendojnė se Kurani ėshtė vepėr e njeriut:
Thuaj: Edhe sikur tė bashkoheshin njerėzit dhe xhinėt pėr tė sjellė njė Kuran tė tillė, ata nuk do tė mund tė bėnin si ky sado qė do ta ndihmonin njėri - tjetrin. (Isra 88)
E nė qoftė se jeni nė dyshim nė atė qė Ne ia shpallėm gradualisht robit tonė, atėherė sillnie ju njė kaptinė tė ngjashme si ai (Kurani) dhe thirrni (pėr ndihmė) dėshmitarėt tuaj (zotėrat) pos All-llahut, nėse jeni tė sinqert (nė thėniet tuaja se Kurani nuk ėshtė prej Zotit). (Bekare 23)
Pėrkundėr kėsaj, ata (idhujtarėt) thonė se atė e trilloi ai (Muhammedi). Ti thuaj: Sillne pra ju njė kaptinė tė ngjajshme me kėtė, madje thirrni kė tė doni nė ndihmė, pos All-llahut, po qe se jeni tė drejtė nė atė qė thoni. (Junus 38) Apo, pse ata thonė: Ai (Muhammedi) e trilloi atė (Kuranin). Thuaj: Formuloni pra, dhjetė kaptina si ai (Kurani) ashtu tė trilluara (siē thoni ju) dhe thirrni, pos All-llahit, po qe se jeni tė drejtė (ēka thoni), kė tė mundeni pėr ndihmė! (Hud 13)
|