Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 30-10-07, 21:38   #1
sunshine
 
Avatari i sunshine
 
Anėtarėsuar: 29-11-06
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 330
sunshine i dashursunshine i dashursunshine i dashursunshine i dashur
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek sunshine
Gabim "Ndėrkombėtarėt po pėrgatisin farsėn e njė autonomie tė zgjeruar pėr Kosovėn"

Albin Kurti, udhėheqės i LV

"Ndėrkombėtarėt po pėrgatisin farsėn e njė autonomie tė zgjeruar pėr Kosovėn"

Prej ditėsh banorėt e pallatit tė Albin Kurtit kanė vendosur njė shirit ku shkruhet "Burgosja e Albinit, turpi dhe mjerimi i politikanėve servilė". Dhe lideri i Vetėvendosjes, i izoluar qė prej dhjetė shkurtit, e di mirė se kush janė kėta politikanė. E di fare mirė se kush i ka thėnė David Blunt, shefit tė zyrės britanike nė Kosovė, qė kėrkohet njė zgjidhje se "ēfarė mund tė bėjmė me Albinin". "Ju mund ta arrestoni atė, i kanė thėnė politikanėt mė tė lartė shqiptarė, tė cilėt vazhdojnė tė heshtin. Por emrat do t‘i tregojė mė vonė. Edhe pse dy policė bėjnė roje te dera e apartamentit tė tij, vizitat e miqve dhe tė anėtarėve tė lėvizjes "Vetėvendosje" janė tė shpeshta. E tė shpeshta janė edhe vizitat e gazetarėve tė huaj, kuriozė pėr tė dėgjuar zėrin e vetėm opozitar nė Kosovė, pėr sa i pėrket procesit tė zgjidhjes sė statusit. Nė njė intervistė pėr "Shqip", Albin Kurti akuzon Ekipin Negociator se e ka braktisur kėrkesėn pėr pavarėsi.

Albin, ka njė plan 14 pikėsh qė pritet tė zgjerohet dhe t‘iu shitet shqiptarėve dhe serbėve si njė marrėveshje. Ēfarė mendoni pėr kėtė element tė procesit?
Tani po negociohet ndėrmjet faktorėve ndėrkombėtarė pėr pjesėn e panegociueshme tė kėtyre bisedimeve, ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit, tė cilat qartazi nuk po ndalen pa qenė i kėnaqur Beogradi. Kjo pjesė ėshtė jashtėzakonisht e rėndėsishme, sepse ajo do tė paraqesė bazėn e marrėdhėnieve tė ardhshme ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė e qė sipas tė gjitha gjasave do tė jetė nė formėn e njė federate, ose tė njė konfederate asimetrike. Arsyeja pse them kėshtu ėshtė sepse Traktati i Miqėsisė qė ka propozuar Kosova nė njėrėn anė (e qė e rrezikon po ashtu edhe pakon e Ahtisarit) dhe autonomia e gjerė qė ka propozuar Serbia nė anėn tjetėr, nuk krijojnė mundėsi qė pavarėsia tė jetė rezultati. Pavarėsia ėshtė braktisur edhe nga Grupi Negociator i Kosovės.

Nė ēfarė kuptimi ėshtė braktisur?
Ėshtė braktisur sepse grupi negociator i Kosovės ka rėnė nė nivelin e pakos sė Ahtisarit qė e ndan Kosovėn pėrgjatė vijave etnike dhe fetare dhe qė parasheh edhe njė sundim tjetėr ndėrkombėtar mbi Kosovėn. Pavarėsia nuk ėshtė mė as qėndrim i palės kosovare, prandaj s‘ka as sesi tė jetė rezultati i kėtij proces. Rezultati, siē po shihet deri mė tani, do tė jetė njė emėr i ri pėr autonominė e Kosovės.
Vetėm emri i autonomisė po ndryshon e kjo ėshtė federata ose konfederata asimetrike. Konfederatėn asimetrike e ka propozuar mė 28 shtator nė gazetėn "The Guardian", eksperti i shquar i tė drejtės ndėrkombėtare, Antonio Cassese, i cili ka thėnė se Kosova duhet t‘i kėtė dy pėrfaqėsues nė trupin vendimmarrės nė krye, Serbia katėr, ndėrsa tre do tė jenė tė BE-sė. Nė atė rast, Serbia do tė pyetej pėr Kosovėn, por Kosova nuk do tė pyetej pėr Serbinė.

Zoti Iscinger deklaroi sė fundmi qė palėt nė bisedime nuk mund tė marrin 100% atė qė kėrkojnė, duhet tė lėshojnė pe deri nė raportin 50%, qė tė arrihet marrėveshja. Ēfarė do tė thotė kjo?
Kjo do tė thotė qė gjithsesi do tė ndodhemi nė kuadėr tė formulės serbe tė kahmotshme: mė shumė se autonomi, mė pak se pavarėsi. Domethėnė, formula serbe ėshtė e paevitueshme, aq mė tepėr qė tani, po e pėrsėris qė opinioni publik ta ketė tė qartė, qė kėrkesa e grupit negociator nuk ėshtė mė pavarėsia, por ėshtė pakoja e Ahtisarit, e cila ėshtė shumė mė pak se pavarėsia. Njerėzit po e harrojnė kėtė gjė, po mendojnė se Serbia ofron autonomi, kurse Kosova kėrkon pavarėsi dhe ndoshta ndonjė pavarėsi paksa e zbehur do tė jetė pėrfundimi. Jo, pavarėsinė shumė tė zbehur e ka pranuar grupi negociator dhe tani ky ėshtė qėndrimi i tyre. Kėshtu qė tani do tė shkohet nė variante qė e pėrjashtojnė pavarėsinė. Ischingeri ka thėnė 50% me 50%, nė mėnyrė qė t‘i vetėdijėsojė qė tė gjithė se negociatat janė pazar dhe nuk mund tė marrėsh nė fund tė negociatave krejt atė ēfarė ke kėrkuar nė fillim. Iscingeri, i vetėdijshėm pėr manipulimin e opinionit publik qė po e bėjnė politikanėt nė Kosovė, po mundohet tė vetėdijėsojė se procesi nuk ėshtė ai qė po e paraqesin kėta politikanė. Kjo i ngjan njė situate sikur tė jemi nisur pėr Gjilan dhe politikanėt kosovarė tė thonė se "edhe pak e mbėrrijmė nė Pejė". Rruga ėshtė krejtėsisht tjetėr. Me kėtė rrugė ne nuk mund tė mbėrrijmė te pavarėsia, por pikėrisht te varianti i Ischingerit, qė ėshtė autonomi, por nuk do tė quhet kėshtu pėr shkak se opinioni publik ėshtė shumė i ndjeshėm ndaj kėsaj fjale. Jo vetėm pėr faktin se autonomia nuk ėshtė pavarėsi, por edhe pėr faktin se ne jemi shumė koshientė se si defekti kryesor i autonomisė ėshtė se atė mund tė na e marrin ashtu siē u dėshmua mė 1989. Rruga pėr pavarėsi ėshtė rruga e referendumit gjithėpopullor si ushtrim i tė drejtės pėr vetėvendosje e jo ajo e negociatave me Serbinė, armikun tonė. Ėshtė i turpshėm ai Traktat i Miqėsisė me Serbinė qė paraqiti Grupi Negociator. Ai ia fal Serbisė krimet nga e kaluara: nuk e pėrmend as agresionin e saj dhe as humbjet e dėmet qė na i ka shkaktuar ajo.

Sipas jush, a ka guxim ky Ekip i Unitetit dhe Kuvendi i Kosovės tė shpallė pavarėsinė menjėherė pas 10 dhjetorit?
Jo, nuk do ta shpallin. Kėta politikanė janė tė korruptuar dhe tė shantazhuar. Kėta nuk ta shpallin pavarėsinė asnjėherė. Kėta brengosen pėr pozitat e tyre, pėr privilegjet e tyre, por jo dhe pėr fatin e vendit.




Jeni 100% i bindur nė kėto qė thoni?
Ata nuk mund ta shpallin kurrsesi, pasi nė vend qė tė shpallet pavarėsia e tė kėrkohet njohja ndėrkombėtare, kėta presin qė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės t‘ua shpallin pavarėsinė e kėta ta njohin. Nga deklaratat e tyre kuptohet se mėnyra e tyre ėshtė saktėsisht e kundėrta e rrugės qė ka ndjekur Mali i Zi. Ai bėri referendum, pastaj shpalljen, pastaj kėrkoi njohje. Kurse kėta kėrkojnė njohje ndėrkombėtare, me gjasė qė pastaj eventualisht ta shpallin, e mbase nė fund qė tė mund tė mbajnė referendum.

A e shihni ju si problem fushatėn zgjedhore pėr sa i pėrket statusit?
I gjithė ky negocim i rėndėsishėm qė po bėhet tani nė qarqet ndėrkombėtare pėrputhet plotėsisht nė kohė me fushatėn zgjedhore nė Kosovė. Qėllimi ka qenė qė tė shmanget vėmendja e opinionit publik, e madje dhe angazhimet e politikanėve, prej ēėshtjes sė lirisė dhe pavarėsisė te zgjedhjet apo votimet pėr partitė.

Nuk po dėgjojmė shumė premtime pavarėsie nė kėtė fushatė zgjedhore, nėse e krahasojmė me 3 vjet mė parė. Ndryshe nga sa ju mendoni, ata thonė kjo ėshtė punė e kryer.
Unė mendoj se ka pasur njė marrėveshje mes Joachim Ruecker-it dhe anėtarėve tė grupit negociator tė Kosovės, qė tė mos e pėrmendin shumė fjalėn pavarėsi. Kur u shpallėn zgjedhjet, pasuan disa deklarata tė tyre se ne do tė jemi unikė, se do tė bėjmė kėtė e atė dhe qė tė mos hapej tema e statusit, sepse atėherė do tė dilnin mė shumė nė pah se kush ka lėshuar pe mė shumė nė Vjenė dhe pėr ēfarė, pėr koncesionet qė janė bėrė atje e qė janė tė pafalshme dhe marramendėse. Nė atė mėnyrė do tė dilte nė shesh e vėrteta e kompromiseve shumė tė dhimbshme qė janė bėrė. Pra, ka njė marrėveshje paraprake xhentėlmenėsh mes Grupit Negociator dhe Rueckerit, pėr tė fshehur tė palarat e tyre nė Vjenė e gjetiu, prandaj dhe pavarėsia ėshtė mė pak nė kėtė fjalor, ose pėrmendet vetėm si fjalė, duke besuar se populli shqiptar nė Kosovė ėshtė disi i fiksuar nė kėtė fjalė dhe porsa e dėgjon prej ndonjė politikani pėrjeton njėlloj kėnaqėsie. Kėtė po e bėjnė gjithsesi, por nuk po shkojnė mė tutje, as tė flasin pėr pėrmbajtjen e pavarėsisė e as pėr kohėn kur ajo do tė bėhet.



__________________
E gjithė Bota mundohet tė na tregojė se nuk ka Pavarėsi pėr Kosovėn, por ka vetėm Bashkim Kombėtar, por ne nuk jemi duke i kuptuar!

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 30-10-07 nė 22:58 Arsyeja: Shkruar me shkronja te zmadhuara (bold)
sunshine Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 23:00.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.