Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Shėndeti
Emri
Fjalėkalimi
Shėndeti Tė rejat dhe kuriozitetet mė tė fundit nga mjeksia. Cila eshte pyetja juaj ?



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 13-11-07, 12:48   #11
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga Mjekesia

Shpikja e njė inxhinieri mund tė zėvendėsojė kimioterapinė
09-11-2007 & Zėri i Amerikes

Historia e njė burri, i cili u diagnostikua me kancer dhe duke provuar forma tė ndryshme kurimi, arriti nė pėrfundimin se duhet tė kishte njė mėnyrė mė tė mirė pėr tė trajtuar sėmundjen, sesa kimioterapia.
Xhon Kansas jeton me gruan e tij nė ishullin Sanibel nė Florida. Pesė vjet mė parė ai u diagnostikua me kancer, por ajo qė e tronditi mė shumė ishin pamjet e fėmijėve qė i nėnshtroheshin kimioterapisė. "I shihja fėmijėt tek humbisnin buzėqeshjen e tyre, humbnin flokėt... kėshtu qė i thashė vetes: kimioterapia e sotme ėshtė e tmerrshme dhe duhet tė ketė patjetėr njė mėnyrė mė tė mirė pėr tė trajtuar kancerin".
Kansas nuk kishte njohuri nga fusha e mjekėsisė. Ai ishte inxhinier elektronik dhe mendoi se valėt e radios mund tė pėrdoren pėr tė shkatėrruar tumoret. Ai pėrdori pjesė tė radios dhe enėt e gatimit qė pėrdorte gruaja e tij Marianne pėr tė ndėrtuar kėtė pajisje. "Mė zgjoi nga gjumi nė mes tė natės nga zhurma qė bėnte nė kuzhinė". Pajisja pėrdor valėt e radios nė vend tė radioaktivitetit pėr tė shkatėrruar qelizat kanceroze.
Doktor Steven Curley, i specializuar nė trajtimin e kancerit pėrmes frekuencave tė radios tani ėshtė i pėrfshirė nė eksperimentin e Kansasit. "Ėshtė njė arritje e paparė. Njė qytetari tė thjeshtė i erdhi nė mend ideja dhe kishte mundėsitė dhe aftėsitė tė krijonte kėtė pajisje". Doktor Curley thotė se trajtimi ka potencialin tė shkatėrrojė kancerin pa operacion.
Teknika e Kansasit me valėt e radios shkatėrroi tumoret kanceroze nė mėlēinė e lepujve. Arritja e tij do tė botohet nė numrin e dhjetorit tė revistės mjekėsore Kanceri. "E kuptova rėndėsinė e asaj qė kisha krijuar, vetėm pasi lexova tekste e botuara pėr tė", thotė Kansas.
Ekspertėt theksojnė se studimet janė ende nė fazat paraprake. Onkologu Robert Young. "Do tė parashikoja, bazuar nė ato qė dimė tani, se ndoshta do tė duhen 5 vjet nga prova e parė klinike tek njerėzit. Ndoshta edhe mė shpejt". Kanceri i Kansasit ėshtė pakėsuar, por pėr sa kohė do tė zgjasė kjo gjendje nuk dihet. "Dėshira ime e vetme ėshtė tė jetojė aq gjatė sa tė shohė provėn e parė klinike tė eksperimentit tim tek njerėzit". //rd//
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 4 (0 Anėtarėt dhe 4 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 20:54.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.