Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Gruaja dhe Familja
Emri
Fjalėkalimi
Gruaja dhe Familja Inkuadrimi i gruas nė jeten shoqerore, jeta bashkeshortore, femijet



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 20-11-07, 19:39   #1
legenda
...Argumentum (ad ) AMORE
 
Anėtarėsuar: 12-11-06
Postime: 2,130
legenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Dhunimet Gjate Luftes-plage E Pasheruar!!!

/me lejen e autorit /

Nentor 20, 2007


Intervistė me zonjėn Luljeta Selimi` Berisha, drejtuese e org. Humanitare` e cila ka marrė nėn kujdes dhe trajtim human e shėndetsorė` gratė e pėrdhunuara gjatė luftės nė Kosovė!



Hyrje:
Shpesh kemi dėgjuar pėr punėn Humane qė ka ndėrmarrė njė grua shqipėtare pėr shėrim dhe rehabilitim nė jetė, nė shoqėrinė Kosovare, tė viktimave tė luftės, tė qindra grave apo vajzave si dhe fėmijeve shqipėtarė tė pėrdhunuar e tė keqtrajtuar nga terrori Serb.
Nė njė kontak dhe komunikim tė drejtpėrdrejtė me atė zonjė morėm kėtė intervistė, tė cilėn po e botojmė, si njė shėnjė mirnjohje pėr punėn e sajė dhe tė ekipit tė sajė, si dhe si njė thirrje ndaj tė gjithė shqipėtarve kudo qė janė, qė tė ndihmojnė dhe tė pėrkrahin misionin Human tė kėsajė zonje shqipėtare!

Intervistoi Llemadeo

Pyetje:
Kush ėshtė z. Luljeta Selimi, a mund tė na tregoni diēka rreth jetės tuaj?

Pėrgjigje:
Luljeta Selimi aktulisht punon nė organizatėn *JETA NE KASTRIOT* nė Kosovė si drejtuese e sajė. Por njekoheisht bėn dhe punė vullnetare edhe nė Entin e Statistakve tė Kosovės, nė Statistikat e Shendetėsisė. Pėr shumė vite kam punuar si gazetare nė mediat e shkruara dhe ato elektronike, por pėr shkak se gazetaria nuk mė linte shumė hapsirė qė ti pėrkushtohesha grave dhe vajzave tė pėrdhunua atėherė hoqa dorė nga profesioni im qė` e dua shumė. Atė e bėra pėr tė pasur kohė mė shumė pėr tė ndihmuar. Aktulisht kamė tė botuar librat „Linde pa emer“, me poezi. „ Tre muajt e Anites“, roman, pastaj „Rrefime tronditse, femrat e dhunura gjatė luftės nė Kosovė“, publicistike, i cili ėshtė botuar pėrveē nė gjuhėn shqipe, ashtu edhe i pėrkthyer ėshtė botuar dhe nė gjuhėt gjermane, angleze dhe italiane. Njėkohėsisht jam bashkautore me njė gjerman dhe suedez nė Publikimin statistikor 2004. Kėto ditė ditė shtėpia botuse „Buzuku“ nxjerr njė roman tė ri timin me titull „Enigma e tė vdekurės“.

Pyetje:
Si i keni pėrjetuar ju ngjarjet nė Kosovė qė nga viti 1989 e deri nė kohėn e luftės, ku ju gjeti ju lufta nė Kosovė, nė ēfarė pozicioni apo aktiviteti njerzorė?

Pėrgjigje:
Gjatė kėsajė kohe isha studente, mandej nė gazetari diplomava dhe gjatė periudhės sė luftės punoja si gazetare tek „Bota sot“, mandej kalova tek „Gazeta shqiptare“ dhe „Fokusi“ dhe po ashtu isha studente e mjekėsisė dhe jam shumė mirė e njoftuar me tė gjitha ngjarjet dhe rrethanat e luftės. Gjatė punės time nė terren kam arritur ta shoh gjėndjen reale dhe pėrveēse kam shkruar nė gazeta, kam ndihmur popullaten civile gjithandej. Kam ndihmuar shumė gra tė lindin nė male, shumė tė tjera i kam marrur nė qytete dhe i kam strehuar e i kam ndihmuar aq sa kamė pasur mundėsi. Mė vonė kur fillun debimet edhe unė bashkė me shumė qytetarė u dėbova nga Kosova. Shkova nė Holandė dhe pasi thirrjet e atyre qė ishin mbrėnda nė Kosovė ishin shumė tė mėdha, pėr tu dal nė ndihmė me mjek dhe gazetarė, unė u ktheva nė luftė nė Kosovė. Ndihmova aq sa munda pėr 9 ditė dhe me njė kamionet, bashkė me gjashtė gra Lehona(tė sapo kishin lindur-a) dhe disa tė plagosur, kalova nė Shqipėri pėr ti ndihmuar ata njerėz me mjekim e strehim tė sigurtė.

Pyetje:
Mbas luftės, ēfarė ndodhi me ju, si e shikonit ju Kosovėn e mbas luftės?

Pėrgjigje:
Kosova ishte e shkatrruar, njerzit ishin kthyer, por jeta vazhdoi. Serbėt dogjėn mbi 400 000 mijė shtėpia tė shqipėtarve, shumė shkolla e fabrika , plaēkitėn spitale e dukomentacione tė rėndėsishme. Morėn me vete gjithēka tė vlefshme qė gjetėn dhe morėn me vete mbi 5000 njerėz peng. Po ashtu nė burgjet serbe ishin mbi 2000 tė tjerė dhe shumė nga ata qė edhe sot e kėsajė dite nuk u kthyen kurrė. Por njerėzit sado qė e patėn vėshtirė u kthyen edhe nė tenda vetėm tė jenė nė vėndin e tyre. Ata filluan ta rregullojnė jetėn edhe pse plagėt kullonin dhe kollojnė gjak ėnde... Unė u ktheva, kisha shtėpinė e djegur nė fshat dhe banesėn e babit na e kishin ozurpuar njė familje qė po ashtu iu kishte djegur shtėpia. Ma vonė ata shkuan nė shtėpinė e tyre dhe ne u kythem nė shtepin tonė.

Pyetje:
Ēfarė u bė shkak, nga lindi ajo ide qė ju tė merrni njė udhė tė tillė humane, tė merrni nėn mbrojtje dhe trajtim pėr tė rehabilituar njė masė aq tė madhe njerzish tė dhunuar, tė keqtrajtuar nga lufta sic janė gratė e dhunuara, nė njė kohė kur ato gra, nėna dhe motra, u braktisėn deri dhe nga familiaret e tyre ne ato rrethana, familiarė tė ndikur nga moskuptimi qė patėn ndaj atyre grave, njė moskuptim qė rrjedhė nga mentlitetet injorante ballkanike ?!

Pėrgjigje:
Mė shtyri vujtja e kėtyre femrave qė kishin mbetur pa asnjė pėrkrahje, burrat i braktisėn, familjarėt iu kėrkonin qė ato ti braktisinin fėmijėt e burrit e ato` normal qė atė nuk mund ta bėnin. Politikanėt merreshin dhe ende merren vetėm me punė tė mėdha… si statuesi… Shoqėria po i shikonte me pėrbuzje ato gra tė pėrdhunuara. Unė nuk munda tė ua kthej shpinėn. Ashtu vėndosa me njė grup shoqesh qė tė u dalim nė ndihmė, sado qė tė jetė e veshtirė. Dhe sot e asajė dite ne e bėjmė kėtė punė sepse unė nuk mund tė ia kthej shpinen njė gruaje qė vendosi ti ruajė e ti rrisė fėmijėt e vet edhe pa pėrkrahjen e burrit dhe tė famijes sė sajė. Nuk mund tė ia kthej shpinen njė tė reje qė e ka braktisur i fejuari apo i dashuri pse serbėt e kanė pėrdhuanuar. Nuk do ta bėj kėtė derisa tė gjitha kėto gra tė shėrohėn, tė mund tė punojnė dhe nga puna e tyre tė jetojnė pa ndihmėn time .

Pyetje:
Si e keni filluar, mbi ē`baza u mbėshtetėt, nga ja nise sė pari?

Pėrgjigje:
Nuk ishte aspak e letė, e dija se do ta kem shumė vėshtirė, por me ndihmėn e shoqeve, pėrkrahjen e familjes dhe duke e pėrdorur emrin tim si gazetare e njohur aq sa isha, u dilja nė ndihmė. Ta them tė drejtėn se menjherė pas luftės ishte mė e lehtė, sepse kishte shumė organizata qė na siguronin gjėrat ushqimore dhe veshmbathjet, ndaj e kishim shumė ma lehtė se sa e kemi tani. Ne u bėnim trajtimin mjeksor dhe ua siguronim barant fillimisht, por ma vonė filluan tė dalin problmeme njeri pas tjetrit. Ndėrsa pėr sa i pėrket asajė pjesės sė pyetjes; “nė ē`baza…?” Dua tė them se vetėm nė vullnetin e mirė dhe ndihmėn e atyre qė kishin bizneset tyre dhe na dilnin nė ndihmė, qė nuk ishte aspak e mjaftushme.

Pyetje:
Kush ju pėrkrahu, a gjetėt mbėshtetje ligjore, shteti apo organizmat ndėrkombėtare si ju pėrkrahen, a iu pėrkrahin apo jo?

Pėrgjigje:
Fatkeqėsisht` ndihmat nga qeveria ishin tė vogla, qeveria jonė nuk ka mundesi tė bėjė shumė sepse buxhetin e ka tė lemituar por na ndihmuan aq saqė gratė e dhunura tė mund ti bėjnė analizat mjeksore pa pagesė, nė spitale. Nėnave qė nuk kishin kurorzim ua ndanė ndihmėn prej 32,00 €, ndėrsa shumė nėna me fėmijė i strehuan aty ku mundėn, por jo tė gjitha.

Pyetje:
Religionet, qėndrat fetare a ju kanė pėrkrahur dhe nėse po; konkretisht si dhe nė ēfarė drejtimi?

Pėrgjigje:
Jo! Shumė pak na kanė pėrkrahur dhe habitem se si ka mundėsi qė njerėzit qė janė besimtarė dhe pėr ēudi nuk kanė aspak mėshirė, me vjen keq qė nuk e shohin kėtė pjesė tė shoqėrisė Kosovare tė mbasluftės, sepse tė dhunuarat janė viktimat mė tė rėnda tė ēdo lufte.

Pyetje:
Biznesi shqipėtarė nė Kosovė, organizatat humane a ju kanė pėrkrahur, diēka konkrete na tregoni?!

Pėrgjigje:
Po! Ka shumė beznismenė qė na ndihmojnė herė pas here, por pėrveē zotit Behgjet Pacolli qė na ndihmon me 500 euro vazhdimisht nė ēdo muaj, nuk na mbėshtet asnjė Biznesmen tjetėr ashtu ēdo muaj!
Po ka edhe disa donator qe na mbeshtesin herė mbas here.

Pyetje:
Po mediat shqipėtare nė Kosovė e mė gjėrė a ju kanė mbėshtetur dhe si konkretisht?

Pėrgjigje:
Mediat nuk na pėrkrahin aq sa ne kemi nevojė. Por pasi vetė jam edhe gazetare, herė pas here shkruaj edhe vetė. Por mbeshtetje mė tė madhe na bėn shteti Shqiptar dhe mediat nga Shqiperia. Nuk kėrkon kotė ēdo kush qė tė ketė nėnėn e vet!

Pyetje:
Forumet dhe orgnizatat jo politike, studentėt, org. e gruas, ju kanė pėrkahur apo jo?

Pėrgjigje:
Forumet dhe organziatat jopolitike ka shumė nga ato qė na pėrkrahin, sė paku moralisht, ndėrsa sa iu pėrket organizatave tė gruas nuk mund tė them se na pėrkrahin aspak.

Pyetje:
Mėrgata Shqipėtare“diaspora”, ju ka pėrkrahur, biznesmenėt shqipėtarė nė diasporė, po apo jo, konkretisht?

Pėrgjigje:
Nuk ka njė biznismen qė ėshtė nė diasporė qė na ka thanė se nė ēdo muaj do tė na dėrgojė se paku nga 5 €uro, andaj nuk mund tė them se kemi ndopnjė donator nga dispora. Por mendoj se shumė nga ata nuk e dinė se ne egzistojmė dhe mendoj se konferencat e mia nė Gjermani me 28 nėntor nė Konstanz dhe me 1 dhjetor nė Hajdelberg do tė krijojnė njė munėsi me u njoftue nga afėr pėr shumēka. Pres qė kėtė herė tė gjejė ndonjė donator, qė do tė na dali nė ndihmė pėr ndonjė kohė sė paku.


legenda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:15.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.