Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 30-11-07, 07:59   #11
Preshevar
Banned
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
Preshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Djalli/ Dreqi/ Shejtani?!

8. A ka dyshimi anė tė dobishme?

Nė fakt, siē e prekėm edhe mė lart, nė esencėn e shumė ve*tėve, veēanėrisht tė natyrave tė ndjeshme, dyshimi ėshtė njė ze*mberek qė do t'u shėrbente pėrjetėsisht si shtytje nė zhvllimin e tyre. Krejt si zembereku i orės, edhe zemra e tyre punon pa pu*shim nėse ėshtė e kurdisur me dyshim dhe i ēon pėrpara, sepse nė sajė tė tij, prova dhe lufta vazhdojnė gjer nė vdekje. Nė njė besimtar me besim tė shėndoshė dhe punė me vend qė e ka shtėnė nė dorė egon e vet, burimi qė e detyron tė zhvillojė tė ashtuquajturėn "Luftė tė madhe"[4] dhe i pėrfton shpėrblimin e fitimtarit, ėshtė dyshimi.
Me njė tjetėr aspekt tė tij, dyshimi e mban njeriun vazhdi*misht tė zgjuar e syēelė. I qetė dhe i kėnaqur si rrjedhojė e suk*sesit nė detyrė dhe zotėrimit tė situatės, muslimani duhet tė rrijė vazhdimisht i zgjuar si ushtari me gishtin nė kėmbėz pėr tė mos rėnė nė ndonjėrėn prej gropave tė armikut djall qė s'di ē'ėshtė gjumi. Ashtu si i sėmuri qė i lutet e i pėrgjėrohet Zotit se ėshtė i sėmurė, edhe njeriu i lėkundur, para ēdo shenje dyshimi thotė "aman, o Zot!", e tendos veten para rrezikut, mbyllet brenda njė kalaje ku s'mund tė hyjnė mėkatet, dhe shpėton. Mjafton qė, siē do ta theksojmė, tė mos e zmadhojė dyshimin duke e bėrė tė rrezikshme.


9. Masat parandaluese pėr tė shpėtuar nga dyshimi.

a) Dyshimi rrjedh nga fuqia e besimit.

Nė fillim le ta bėjmė tė qartė se dyshimi nuk ėshtė ndonjė gjė shumė e frikshme, sepse ėshtė besimi pra shfaqet dyshimi. Kur njė nga shokėt i pati shkuar Profetit dhe i qe ankuar se e kishte zėnė dyshimi, ai i qe pėrgjigjur: "S'ka gjė pėr t'u shqetėsuar, ai ėshtė vetė besimi, rrjedh nga fuqia e besimit!" Djalli zhvillon pi*ratėri ndaj jush dhe ju sulmon pikėrisht pse jeni tė pasur, pse keni margaritarin e besimit, thesarin e adhurimit, pasuritė e na*mazit dhe shėrbimit ndaj fesė. Piratėria ndoshta ka kaluar dhe ėshtė mbyllur nė faqet e historisė me formėn e saj tė grabitjes nė det, por, me aspektin e saj djallėzor, ka filluar me njeriun dhe profetin e parė, Ademin, dhe do tė vazhdojė gjer nė kia*met.
Ashtu si piratėt e detit qė i grabisnin me dhunė anijet tregta*re tė pasura ose me mallra tė ēmuara si dhe sulmonin ishujt ku ndodheshin thesare, ashtu dhe djalli e sulmon zemrėn e besim*tarit qė bart me vete margaritarin e besimit. Fundja, djalli nuk merret me zemrat e thara, boshe e tė pandjeshme, nuk u hedh shigjeta dyshimi. Edhe vjedhėsit e zakonshėm, nuk hyjnė nė shtėpitė e varfra, por nė tė pasurat. E ē'kanė pėr tė vjedhur nė shtėpitė e varfra, pa gjė? A s'ėshtė kėshtu si nė Lindje, ashtu dhe nė Perėndim?
Besimtari qė bie nė dyshim, duhet tė mendojė kėshtu: "Djalli u mund nė tė gjitha frontet, prandaj tani kėrkon tė mė pre*oku*pojė mua me dyshime mbi besimin dhe Islamin, tė vėrė dorė mbi thesarin tim, por nuk ka pėr tė shkėputur dot gjė prej meje. Kėto janė pėrpjekjet dhe pėrpėlitjet e tij tė fundit. Do tė vijė njė ditė qė, kur ta kuptojė se s'ka pėr tė shkėputur dot gjė prej me*je, do tė largohet, ashtu siē largohet lypsari qė vjen disa herė te dera, por, kur sheh se nuk i del gjė, ikėn pėr tė mos u kthyer mė kurrė. Edhe nė qoftė se kėmbėngul pėr tė mos ikur, duhet t'i mbyllen dyert. Kalanė unė e kam tė shėndoshė, prandaj, me lejen e Allahut, s'mė bėn dot asgjė!"


b) Dyshimi nuk ėshtė pjesė pėrbėrėse e zemrės.

Nuk i duhet ngarkuar dyshimi zemrės vetėm pse zemra ėshtė e shqetėsuar. Dyshimi nuk ėshtė pjesė pėrbėrėse e zemrės, ndryshe, zemra nuk do tė ndjehej e shqetėsuar dhe e acaruar prej tij; nga ana tjetėr, edhe djalli nuk do tė merrej me njė ze*mėr tė tillė!
Shqetėsimi dhe acarimi i zemrės ka kėtė shkak: zemrės nuk i pėlqen dyshimi dhe dyshimi nuk ėshtė i zemrės. Meqė mes dy*shimit dhe zemrės nuk ka ndonjė lidhje kuptimore, pėrmbajtė*sore e cilėsore, zemra ndjehet e shqetėsuar dhe e acaruar prej dyshimit. Reaksionin qė tregon dikush ndaj dikujt, diēkaje ose ndonjė situate, e kuptojmė nga ndryshimet qė ndodhin tek ai: i hipėn temperatura dhe skuqet, vetullat i ngrihen pėrpjetė, koka i dhemb, i hiqet oreksi, nuk i shijojnė gjėrat, etj., ashtu siē i ngri*het temperatura dikujt si rezultat i reaksionit fiziologjik tė trupit ndaj mikrobeve. Edhe zemra kundėrvepron ndaj iluzioneve, mendimeve tė huaja dhe dyshimeve tė dėrguara nga djalli; stru*ktura jonė moralo-shpirtėrore, potenciali ynė besimor prodho*jnė "antikorpe" kundėr "mikrobeve" qė na kanė hyrė nė zemėr dhe atėherė temperatura na ngrihet, zemra na shqetėsohet dhe na rreh me forcė. Por po qe se trupi nuk tregon ndonjė qėndru*eshmėri dhe dorėzohet menjėherė si demi qė, kur sheh gjar*pėrin, bėhet si kec i urtė, atėherė, ashtu si antikorpet qė dorė*zojnė armėt para virusit tė AIDS-it, edhe puna jonė ka marrė fund. Po qe se zemra dhe besimi ynė nuk tregojnė qėndresė ndaj dyshimit qė na ka hyrė, atėherė s'ka shqetėsim dhe acarim dhe me kėtė i thuhet djallit "eja e bėj ē'tė duash"! Dhe djalli kė*tė do!


c) Zemra e goditur nga dyshimi i pėrngjet pusit tė pa*stėr ku dikush ka hedhur papastėrti.

Ēėshtjen mund ta mendojmė edhe kėshtu: Kemi njė pus me ujė tė pastėr e tė kulluar. Ka edhe veti shėronjėse, aq i mirė qė ėshtė! Nami i kėtij pusi ka marrė dhenė. Mirėpo, njė ditė, njė njeri i keq hedh nė pus papastėrti, gjėra tė huaja e tė ndyra. Ju e shihni dhe thoni: "Bobo, m'u fėlliq pusi, uji i tij s'pihet mė!..." Por s'ėshtė e vėrtetė. Uji i pusit vjen nga njė burim i rrjedh*shėm. Ai nuk ėshtė ujė i ndenjur, prandaj dhe ėshtė aq i mirė. Rrjedha e ujit ka pėr t'i marrė me vete papastėrtitė dhe lėndėt e huaja dhe pusi do tė bėhet pėrsėri i pijshėm e shėrues. Tur*bullira qė pėsoi pusi nuk ishte e tij. Kėshtu ėshtė edhe me zem*rėn qė e turbullon dyshimi...


ē) Po qe se dyshimi nuk ėshtė i vullnetshėm dhe nuk reflektohet nė praktikė, njeriun s'e bėn pėrgjegjės.

Siē e dini, qė njeriu tė quhet pėrgjegjės dhe i pėrgjegjshėm, duhet tė ketė vetėdije dhe vullnet. Veē kafshėve, edhe njerėzve me tė meta mendore dhe vetėdije tė ērregulluar ose tė sėmurė mendorė dhe tė pavetėdijshėm nuk u bėhet propozim; ata nuk ngarkohen me pėrgjegjėsi dhe nuk janė tė pėrgjegjshėm pėr ve*primet qė bėjnė. Nisur nga kjo, po qe se dyshimi ynė nuk ėshtė i vullnetshėm dhe po s'ia hapėm vetė dyert dyshimit, nuk quhe*mi pėrgjegjės. Mjafton qė dyshimin tė mos e reflektojmė, tė mos e vėmė nė praktikė. Vullneti e gjen veten pėrballė dyshimit qė vjen kėshtu, vetvetiu, dhe nuk i bėn dot qėndresė se ka ardhur i paftuar. Veēanėrisht, njeriu, me anė tė bashkėshoqėrimit tė ide*ve, duke u nisur nga gjėrat qė dėgjon e lexon, mund tė bjerė nė mėnyrė tė pavullnetshme nėn ndikimin e njė sėrė kujtimesh, ilu*zionesh dhe mendimesh. Nė tė vėrtetė, shpesh ėshtė e pa*mu*n*dur pėr tė shpėtuar nga ky fenomen, sepse kjo ėshtė nė natyrėn e njeriut.
Preshevar Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 21:01.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.