Titulli: Kryengritja e kosovės 1910
Beteja e Kaēanikut
Mė 30 prill 1910 ushtria osmane, e komanduar nga Shefqet Turgut pasha dhe e pėrbėrė nė fillim nga 9 000-10 000 veta, e pėrforcuar me reparte kalorėsie dhe e mbėshtetur nga zjarri i artilerisė, filloi mėsymjen kundėr 3 000-4 000 kryengritėsve shqiptarė tė pėrqendruar nė Shkallėn e Kaēanikut tė udhėhequr nga Idriz Seferi. Para sulmit tė pėrgjithshėm ushtria osmane goditi me artileri fshatrat pėrreth. Masakrimi i grave, i fėmijėve dhe i pleqve qė kishin mbetur atje, nuk solli, ashtu siē e kishte parashikuar Shefqet Turgut pasha, shkurajimin e mbrojtėsve shqiptarė tė Grykės sė Kaēanikut. Pėrkundrazi, me gjithė epėrsinė e madhe numerike tė forcave armike, kryengritėsit i thyen sulmet e tyre. Pėr dy ditė rresht (mė 30 prill-1 maj) divizioni osman nuk mundi tė mposhtte qėndresėn e kryengritėsve shqiptarė, tė cilėt treguan aftėsi tė veēanta luftarake.
Forcat osmane tė pėrfshira drejtpėrsėdrejti nė luftime kundėr kryengritėsve nė Kosovė arritėn nė afro 30 000 veta. Njė pjesė e madhe e tyre u angazhuan nė betejėn e Kaēanikut. Megjithėse ushtria turke kishte epėrsi tė ndjeshme mbi forcat kryengritėse, kėto i pėrballuan sulmet e tyre pėr shtatė orė rresht, duke kaluar edhe nė luftime trup me trup. Udhėheqėsit e kryengritjes treguan aftėsi drejtuese si nė sulm, ashtu edhe nė mbrojtje e nė tėrheqje. Ata mundėn tė dilnin nga rrethimi nė mėnyrė tė organizuar dhe, duke u tėrhequr nė drejtim tė Gjilanit, vijuan ta godisnin armikun.
Nė betejėn e Kaēanikut ushtria osmane pėsoi humbje tė mėdha. Sipas tė dhėnave tė ndryshme u vranė disa mijėra ushtarė dhe 90 oficerė osmanė. Shefqet Turgut pasha humbi nė Kaēanik mė shumė se njė tė katėrtėn e forcave, qė kishte nėn komandėn e tij; u shpartalluan rreth 20 batalione. Pas kėsaj ushtria filloi tė hakmerrej mbi popullsinė e pambrojtur. Njėsi tė posaēme tė ushtrisė turke dogjėn fshatrat qė nuk kishte arritur ti rrafshonte artileria. Gjyqi i jashtėzakonshėm ushtarak dėnoi kryengritėsit e zėnė robėr dhe pėrkrahėsit e tyre. Ekzekutimi i tė dėnuarve me vdekje bėhej para popullsisė vendase tė grumbulluar me forcė dhe nėn gjėmimet e daulleve e tė marsheve tė bandės ushtarake.
Luftimet qė kryengritėsit shqiptarė zhvilluan nė Kaēanik, patėn jehonė brenda dhe jashtė vendit. Ato u pėrjetėsuan nė epikėn popullore.
Pasi mori Grykėn e Kaēanikut, Shefqet Turgut pasha, nė ditėt e para tė majit, i pėrforcuar edhe me trupa tė tjera qė i erdhėn nga Selaniku, filloi mėsymjen nė drejtimin Ferizaj-Carralevė. Njė kolonė e forcave osmane, e nisur nga Shkupi, gjatė marshimit tė saj nėpėr Kumanovė, pėrgjatė hekurudhės, ndeshi nė tė hyrė tė Grykės sė Konēullit, nė mes tė Bujanovcit dhe Gjilanit, nė qėndresėn e forcave kryengritėse tė komanduara nga Idriz Seferi. Luftėtarėt shqiptarė tė kėsaj ane u rezistuan pėr disa ditė forcave osmane, derisa atyre u erdhi nė ndihmė njė kolonė tjetėr. Megjithatė, qėndresa e kryengritėsve vijoi edhe mė pas, por nė grupe mė tė vogla, tė pėrbėra nga 150-200 veta. Edhe nė kėto vise ushtria, nė shenjė hakmarrjeje, u vuri zjarrin fshatrave tė tėra.
Nė fillim tė muajit maj forcat osmane kaluan nė mėsymje nė drejtimin Ferizaj-Carralevė. Kėtu u ndeshėn me forcat kryengritėse qė vepronin nė zonėn Shtimje-Carralevė, tė komanduara nga Isa Boletini?, numri i tė cilave nuk i kalonte 4 000 vetat. Pėr dy ditė dhe dy netė rresht u zhvilluan atje luftime tė ashpra. Megjithėse nisi nga Ferizaj reparte tė garnizoneve tė Prizrenit dhe tė Mitrovicės, qė vepronin anės Grykės sė Carralevės, komanda osmane nuk arriti ti rrethonte kryengritėsit. Forcat ushtarake tė Ferizajt u bllokuan midis Shtimjes e Carralevės dhe u detyruan tė kthehen mbrapsht. Pjesa tjetėr nuk ia arriti tė depėrtonte nė drejtimin Jezercė-Budakovė pėr tu rėnė prapa krahėve kryengritėsve.
Taktika qė pėrdorėn udhėheqėsit e kryengritėsve, sidomos shfrytėzimi i terrenit, ndihmoi pėr njė kohė pėr tė pėrballuar epėrsinė e armikut nė njerėz dhe nė armatime. Gjendja e krijuar nė Kosovė e detyroi ministrin e Luftės, Mahmut Shefqet pashėn, qė tė vihej vetė nė krye tė fushatės ushtarake nė Shqipėri.
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
|