A ėshtė fajtor Shqiptari
A ėshtė fajtor shqiptari pse nė kėtė qiell jeton,
nėn kėtė qiell nė trojet e tė parėve tė vet ?
A ėshtė fajtor pse ėshtė,
e pėrkundėr tė gjithėve qėndron shqiptari,
rob e njeri, qė do i vetvetės tė jetė ?!
A ėshtė fajtor shqiptari, pse si tė tjerėt don
tė jetojė si njeri nė tė vetat sot e pėrditė ?
A ėshtė fajtor pse, pėrkundėr dhunės - rron e qėndron
nėn qiellin e Kosovės loke, nė truallin e tė parėve tė vet!
Esad Mekuli