Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 12-02-08, 00:00   #1
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Rikthimi i Bukoshit

E Shtune, 09 Shkurt 2008

Interviste eksluzive e ish kryeministrit ne mergim. LDK i humbi zgjedhjet. Por ai personalisht fitoi. Tashme deputet i nje partie qe ka bere aleance me Hashim Thacin, njeriu i shumeperfolur flet per Rugoven, Prishtinen, Tiranen. Por edhe per SHIK-un e Fatos Klosit dhe per nje atentat misterioz, nga i cili Bujar Bukoshin e shpetoi ish kryeministri Majko

Nga Bul Salihu, Prishtine

“Kryeministri” i pare i Kosoves, Bujar Bukoshi, eshte rikthyer triumfalisht ne politiken e larte te Kosoves. Nje nga fitimtaret e rralle te Lidhjes Demokratike te Kosoves, parti kjo qe humbi rende ne zgjedhjet e nentorit 2007 (humbi 2/3 e votuesve), Bukoshi ka arritur qe, nga fundi i listes zgjedhore, te renditet ne krye te saj fale votave te marra, duke lene pas keshtu shume ministra e figura te tjera me pushtet e fuqi politike brenda grupit. Ish kryeministri ne ekzil, asnjehere nuk kishte pasur nje marredhenie shembullore me LDK-ne, partia qe e ngriti mjekun urolog ne postin me te larte ekzekutiv te “Qeverise se Republikes se Kosoves”, qeveri kjo asnjehere e njohur nderkombetarisht, ndonese vepronte neper kryeqytetet e botes, duke mos mundur te punoje legalisht ne Kosove.

Rebeli i pare, sic u njoh Bukoshi, shume shpejt u gjend ne pozicione te kunderta me mentorin e tij, Ibrahim Rugoven, fillimisht per ceshtje fondesh. Marredheniet mes te dyve asnjehere nuk u ngrohen dhe kjo vazhdoi gjithe kohen e viteve 1990-1999 kur Bukoshi kishte marre nje pozicion me radikal ne raport me Rugoven pacifist - gjate eksodit te vitit 1999 dhe me pastaj, pas hyrjes se trupave te NATO-s ne Kosove. Ne vitin 2001, Bukoshi duke mos pare asnje mundesi per t’iu kthyer normalitetit ne marredheniet me LDK-ne, ndahet dhe krijon partine e tij, te quajtur Partia e Re e Kosoves. Kjo aventure i kushtoi atij margjinalizim te plote politik, fat i cili kishte gjetur te gjithe ikanaket e LDK-se, qe nuk duronin Rugoven dhe formonin parti te reja personale. Por, Rugova ishte gjalle dhe autoriteti i tij ishte i pakontestueshem. Bukoshi me partine e tij fitoi 3 mije vota, me pak se partia e turqve te Kosoves.

Ndonese jashte politikes ditore, Bukoshi vazhdonte te ishte nje figure e perfolur, misterioze dhe me nje pushtet te supozuar. Ai kishte mbikqyrur Fondin e Qeverise te Kosoves per disa vjet me radhe, fond ky i rende disa qindra milione marka gjermane, te mbledhura nga donacionet e kosovareve brenda dhe jashte Kosoves per te financuar kauzen e pavaresise. Nuk ka pasur asnjehere deshmi serioze per ndonje keqperdorim mjetesh dhe Bukoshi konsiderohet i paster, por zerat dyshues nuk jane fashitur asnjehere.

Dhe atehere kur po harrohej ngadale, LDK i ben nje ftese. Lideri karizmatik Rugova kishte dy vjet qe nuk jetonte me, dhe LDK, e dobesuar nga kjo vdekje, por edhe nga keqmenaxhimi i pushtetit dhe aferat e korrupsionit, kishte nevoje per njerez te rinj. Ndonese jo i ri, Bukoshi, i njohur si njeri i drejtperdrejte dhe i pakompromis, ishte nje nga keto “perforcime”. Perforcime qe megjithate nuk e ndihmuan LDK-ne te mbetej numri 1. Por, Bukoshi personalisht eshte fitues. Ai, me vota direkte te qytetareve eshte ngritur lart ne shkallen e lidereve legjitime te partise, neser mund te ngjitet edhe me lart. Aty ku sot eshte “armiku i tij me i madh” Hashim Thaci. Ne postin e vertete te kryeministrit.

Ne nje nga rrefimet e tij te rralla per shtypin, Bukoshi tregon me nje frazeologji direkte ne kete interviste ekskluzive per Klanin, mbi rigjetjen e dashurise se vjeter LDK, per Hashim Thacin… Por flet edhe per nje aspekt tjeter po aq interesant te jetes se tij. Implikimin e tij te supozuar ne trazirat e 1997-es, akuzat e Fatos Klosit, dhe per atentatin misterioz nga i cili e kishte shpetuar Pandeli Majko...

-Z. Bukoshi, keni qene kritik ndaj qeverive te pasluftes ne Kosove, por edhe ndaj procesit per percaktimin e statusit perfundimtar. Si e konsideroni tani kete proces, kur pavaresia eshte ne prag?

Kemi te bejme me nje situate te pritjes, me ndjenjen se gati gjithcka eshte perfunduar dhe tani vetem po pritet kurorezimi i gjithe asaj qe populli shqiptar i Kosoves eshte perpjekur ne dy dekadat e fundit. Kjo tani sikur po kurorezohet me pavaresine e Kosoves. Kjo eshte ajo qe tani mbizoteron te njerezit, por edhe ne politike po ashtu. Kam nje verejtje personale, sepse me duket sikur politika eshte relaksuar para kohe, eshte relaksuar teper; tani vetem pritje, eshte harruar se pikerisht tani duhet edhe nje sforcim me i madh, nje mobilizim maksimal qe edhe kjo faze finale te kaloje, perndryshe shume gjera mund te degjenerojne.

-A ka qene fushata zgjedhore 2007, penguese per kete mobilizim, apo ka nje lodhje te lidershipit kosovar?

Une nuk e konsideroj lodhje, sepse lidershipi i Kosoves nuk eshte lodhur asnjehere qe 20 vite, nuk eshte merzitur per t'u lodhur. Sipas mendimit tim, lidershipi i Kosoves mud te bente shume me shume, t’u prije gjerave shume me teper dhe shume me mire. Por tani mendoj se nuk eshte koha qe te behen kualifikime te tilla, por te jemi te vetedijshem se jemi ne nje faze delikate, te rendesishme dhe kapitale per ardhmerine e ketij vendi.

-Te qendrojme te zgjedhjet. Ju per here te pare jeni edhe deputet ne Kuvendin e Kosoves?

Per mua eshte edhe nje satisfaksion personal, por edhe nje pergjegjesi qe me pret mua dhe gjithe deputetet e tjere, dhe te shohim si do te zhvillohen gjerat.

-Si e vleresoni koalicionin PDK-LDK? A mendoni se kjo ka qene zgjidhja me e mire?

Ka qene, sic po thone ciniket, nje martese e detyruar, nje koalicion i madh, per te cilin eshte menduar se eshte i vetmi i cili ne kete faze mund te siguroje nje stabilitet dhe eshte menduar se LDK e ka vendin aty, aq me teper kur ne po presim pavaresimin e Kosoves, pra qe ne aktin e pavaresimit te Kosoves, LDK te jete ajo e cila ka dhene kontributin e saj kolosal. Sesi do te funksionoje ky koalicion, eshte heret te thuhet. Nuk eshte mire qe te startojme me paragjykime, por te mendojme pozitivisht se do te behet dicka e mire.

-Kabineti Thaci ka ardhur me vetebesim te madh. Do te jete edhe kjo nje qeveri e deshtimit, apo do ta coje Kosoven drejt zhvillimit ekonomik?

Po edhe per kete duhet te presim. Gjithmone thuhet se per secilin kabinet fillimisht duhet te pritet 100 dite. Ne tani duhet te presim 100 ditet konvencionale. Une do te deshiroja qe ai kabinet te kete nje format me te mire, por eshte ai qe eshte, dhe do t'i uroja ketij kabineti sukses ne pune. E pret nje pune e madhe, nje grumbull problemesh, punesh qe duhen perfunduar me seriozitet te madh. Mendoj se duhet te kalohen edhe disa dite te kesaj euforie (keni qene edhe ju deshmitar i saj), nje eufori e formimit te kabinetit dhe te z.Thaci qe u shkri nga qejfi qe u be kryeminister. Po flas nga perspektiva ime, sepse kam qene kryeminister nje kohe te gjate, e di sesa eshte kenaqesi te jesh ne krye te puneve dhe pergjegjesia eshte e shumefishte, presin pune te medha. Te presim kalimin e euforise ceremoniale. Pastaj duhet t'i pervjelin menget dhe te punojne.

-Ne LDK ka pasur pakenaqesi, pas zgjedhjes se pese ministrave te rinj dhe zevendeskryeministrit. Ju si e vleresoni kete perzgjedhje te ministrave nga LDK?

Ky ka qene vendimi i Kryesise se LDK, aty jane diskutuar gjate gjerat. Mbase eshte ardhur ne perfundim se kjo eshte zgjidhja me optimale. Gjithmone ka njerez qe deshirojne nje format edhe me te mire, por ne pjesen me te madhe keto emerime jane bere me motive politike, ju e dini, me nje meritokraci politike e jo kush eshte me i zoti. Ne qeverine qe kam drejtuar une, kam qene i vetmi nga LDK, te tjeret ose kane qene te partive tjera ose jopartiake. Kam dashur qe t'i kem njerezit me te mire, me te forte, me te perkushtuarit. Tani eshte nje situate tjeter, nje konstelacion tjeter, nje lufte politike, interesa politike partiake, partite jane tejet te interesuara qe te bejne emerime politike, motivet jane te njohura dhe kjo nuk eshte mire per vendin, per Kosoven.

-A mund te jeni me konkret, per cfare motivesh behet fjale?

Motive per te perfituar. Dihet. Pushteti per ta eshte lopa e cila mjelet me se miri, qe premton privilegje, kenaqesh me tendera, ke mundesi me vjedhe. Une dua qe kjo qeveri te mos vjedhe, perndryshe nese vjedh do t'i deshiroja te futeshin ne burg, nese fillojne me e abuzu pushtetin. Pres qe kjo qeveri te mendoje per kete vend, e jo per interesat e tyre sepse kjo do te ishte fatale per kete vend. Deshiroj qe ketu te instalohet shteti juridik, qe nese nje zyrtar do te abuzoje me postin, te arrestohet dhe kjo do te siguronte predispozitat elementare qe te funksionoje shteti. Pa u instaluar shteti juridik, nuk ka shans qe ky vend te qeveriset si duhet, por do ta kemi nje vend hajdutesh. Po shoh zotimet e z.Thaci, ai ka deklaruar se do ta luftoje korrupsionin, se do te ndermarre masa. Nuk duhet te paragjykojme, t'ia japim shansin edhe kesaj qeverie. Me heret u kemi dhene shansin edhe shume qeverive te tjera shume me pa lidhje, shume idiotike. Ta provojme edhe kete qeveri.

-Ju, a keni votuar per qeverine Thaci?

Po.

-Megjithate ky koalicion shihet i panatyrshem nga opozita, e cila permend armiqesite e medha qe kane ekzistuar pas luftes ne mes te ketyre dy partive…

Kur provohet te gjendet emeruesi i perbashket qe ne interes te vendit te arrihet dicka, atehere natyrisht qe animozitetet duhen lene anash, ose kundertheniet ose ato armiqesite e dikurshme. Shoqeria kosovare tani po shkon kah zbutja e gjakrave ne sensin qe njerezit tani jane me shume te interesuar qe te filloje ne kete vend dicka te ndertohet, te behet dicka, te hapen vendet e reja te punes, te punohet me mire sesa te vazhdohet me armiqesi te cilat nuk cojne askund.

-Ju personalisht nuk keni pasur raporte te mira me PDK. Kjo parti ju ka akuzuar se nuk e keni ndihmuar UCK dhe se keni pervetesuar fondin e 3%-shit. Ju sot jeni bashke ne qeverisje dhe keni votuar per Thacin kryeminister. Keni falur?

Nuk me ka “kersitur palla” qe kam qene i atakuar. Une atehere kam ditur cfare kam bere, kam qene i vetedijshem per pergjegjesite dhe jam munduar qe punen time ta bej me se miri, aq sa kam qene ne gjendje une te bej. Ne politike kemi edhe sulme qe kane motive te tjera, jo politike dhe jam munduar te qendroj mbi nivelin e ketyre martinave, primitivizmave ose injorances politike dhe injorances ne pergjithesi.

-Cilat jane raportet tuaj sot me Thacin, nuk jeni miq?

Kane qene kohera te veshtira, tani per mua kjo eshte nje liber, nje kapitull i mbyllur. Angazhimi im eshte tani se cka mund te bejme per kete vend. Me z.Thaci kemi tani raporte korrekte, mundohem te kultivoj raporte civilizuese, por politikisht nuk eshte e thene te pajtohem me te gjitha. Nuk do te isha Bujar Bukoshi po te mos isha ne gjendje te shpreh pikepamjet e mia, shume haptas, qarte, te flas me tekst te qarte, pa kurrfare figurash te paqarta. Mendoj se edhe publiku, edhe opinioni publik me njeh, i dine pikepamjet e mia. Nuk dua te flas per historine, per kontributin e te tjereve, te gjitha keto koha do t'i tregoje.

-Jeni kthyer ne shtepine e vjeter? Sa ishte e veshtire dalja dhe a ishte i lehte kthimi?

Kthimi ka qene shume i natyrshem. Ne ate moment kur u paraqit nevoja per koalicion, ju perkujtoj kur u vendos per ate pragun prej 5 per qind, partite e vogla kerkonin koalicione, por ishte edhe interesi i partive te medha qe te benin rilidhje. Ne ate kuptim une kam hasur ne interes reciprok te LDK, jam kthyer si ne shtepine time, jam kthyer si i barabarte ne mesin e te barabarteve. Kemi bere nje fushate te mire zgjedhore edhe pse me keqardhje LDK humbi. Nuk ka krisur kiameti.

-Pse dolet dhe pse u kthyet prape ne LDK?

Pas luftes, une dola pasi kisha pikepamje te tjera sesi LDK mund te jepte kontribut me te madh pas perfundimit te luftes, pas intervenimit te NATO-s dhe instalimit te UNMIK-ut. Erdha ne perfundim te provoj te bej nje kompeticion politik pas luftes, pas ishim ne rrethane krejt te tjera, Serbia nuk ishte ketu me, as Arkani (kryeparamilitari i Serbise) nuk ishte, d.m.th pra kur kisha mundesi te shpalos pikepamjet e mia. Ndersa u ktheva sepse ato arsye qe me paten shtyre te dal nga LDK, ne pjese te madhe u eliminuan, u krijuan te gjitha parakushtet qe te vazhdoj sepse LDK-ne e konsideroj si shtepine time. Eshte nje pjese e konsiderueshme e jetes qe kam lene ne LDK, jam bashkethemelues dhe LDK mbetet nje prej forcave me relevante politike ne Kosove.


..........



Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 12-02-08 nė 00:07
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 09:37.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.