Anėtarėsuar: 11-10-07
Postime: 37,446
|
MIkja ime........
Ishte nje darke e shkelqyer ,tani femijet kishin shkuare te flenin,mikja ime mu afrua afer dhe me perqafoi,me shtrengoi sikure donte te me Thente te gjithe eshtrat!?
E dija qe ishte permallu per mua,kishte kalu kohe pa u pare,por e ndjeja qe diqka sishte si me pare,,,,,
Filluam te kujtonim femirine tone ,kohen qe kemi qen ne shkolle,kohen kure te gjithe djemte vraponin mbase saje,kohen kure ndihesh shume e vogel afer saje,po u krenoja me te me nje shoqe kaq te Zojen me nje mike qe gjithmone gjente fjale te me ngushllonte,gjente kohen dhe momentin te ndihesha jo e vetme ne ket bote.Ishte ajo qe e cmoja dhe adhuroja per s'gjuarsin dhe gjithqka te sajen (ishte e shkeqlqyer)Keshtu shfletonim te kaluaren tone,ditet me te bukura ....
Ishte ajo sote e martuare , kishte dy femije te mrekullushem,dhe nje jete te shkelqyer(kshtu mednoja une)........
Isha teper e bindune deri ne ate minute qe gjithqka ishte e persosun tek ajo?!Po ja filloi te me tregonte se jeta e saje eshte vetem siperfaqsore ,qe bashkshorti saje e tradhtonte,,,,,,,,,kishte nje bashkshorte te semure nga Xhelozija .... dhe ndihej kaqe e palumtune kaq e vetme,problemet dhe dhembja e saje nuke kishte fund,,,Ika te flija, po ter naten nuke bera gjume,me mundonin fjalet e saj me trishtonet ndjenja se mikja ime ishte aq e palumtune,,,,e ter nata me kaloi duke mendu ,si ka mundsi nje femer aq e sukseshme inteligjente qe asgje si mungonte te tradhtohej,e poshterohet ne ate menyre?Mikja ime sishte me ajo qe dikure e njohja ,e forte ,dhe e lumtur....
Te nesermen u sgjova ,dhe fillova te pergaditesha per rrugen,Mikja ime kishe shtruare tryezen ishte veshur bukure ishte rregulluare dhe priste femijte e saje me buzeqeshje*Mirmengjesi engjujte e mije*,pastai me pa mua dhe me perqafoi duke me uru *mirmengjesi zemra ime*,,,,,,pas ca minutash erdh dhe bashkshorti saje po ashtu dhe atij *Mirmengjeis i Dashur*,,,Sikure ato qka mbrem me tha mos te kishte folure asnjeher,sikure jeta e saje ishte e persosune,sikure nata e mbremshme mos te kishe qen kurre,sikure te kisha pa nje enderr te keqe,,,,
Sa njerz aktrojne nje jete te ter,sa femra sakrifikohen per familje,sa e sa ka ngjarje te ngjajshme ???Dhe sa here ti si Grua ke aktru ne ket menyre,dhe bota ka besu dhe mendu qe je njeri teper i lumtun ,,,,po ne mbrendsi ke mbajte peshen e dhembjes pa i folur dhe pa ndryshu kurrnjeher asgje,,,
__________________
"Nuk ėshtė koha qė ka rėndėsi, por vetvetja".
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga emine : 04-07-08 nė 08:12
|