Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 13-08-08, 14:33   #15
hasanmehmeti
 
Avatari i hasanmehmeti
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
hasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėm
Send a message via Skype™ to hasanmehmeti
Gabim Titulli: Ervin Hatibi

WB: Ēfarė sjelljeje kanė elita dhe publiku shqiptar ndaj trashėgimisė
kulturore Osmane?

EH: Ndarja jonė nga autoriteti supėr-komb dhe super-fetarė, tėrėsia e Perandorisė Osmane, kėrkoi njė diskutim pėr tė ndėrtuar kombin qė u bė nė kundėrshtim me konceptet e supra nacionalizmit dhe kozmopolitanizmit qė tradita Osmane pėrfaqėsonte. Ky diskurs, me kohė
doli jashtė dore dhe ka ēuar nė gabime tepėr tė mėdhaja dhe keqinterpretime tė kaluarės sonė Osmane.

Elitat shqiptare nė rritje pranuan dhe adoptuan narrativėn ultranacionaliste tė ngjashme me vendet tona fqinje, kryesisht atyre serbe dhe greke, duke u bashkuar kėshtu nė korin e ankimeve rreth njė "natė tė errėt dhe tė zezė" qė qėndroi pėr pesė shekuj nėn "Jorkėn" Osmane. Sipas kėsaj narrative, kombi shqiptar ra nė prapambetje dhe kėshtu u bė i parėndėsishėm pėr shkak tė ndarjes sė befasishme me "botėn e civilizuar" e cila e mbajti kombin larg nga "marrėdhėniet natyrale me Europėn" pėr pesė shekuj.

Fatkeqėsisht, ky diskurs ėshtė larg tė qėnurit historikisht korrekt dhe duke qenė kėshtu ėshtė duke penguar shkencėn e historisė pėr tė vlerėsuar korrektėsisht rrugėn e tė vėshtruarit tė marrėdhėnies sonė me tė kaluarėn tonė Osmane, madje edhe kur kjo rrezikon tė bėhet
kontradiktore. Shembulli mė i rėndėsishėm i kėsaj skicofrenie ėshtė sjellja e shqiptarėve ndaj Luftės sė Kosovės, e cila imiton atė serbe. Nė realitet, fitorja Osmane nė Kosovė ishte gjithashtu njė fitore mbi vizionet imperialiste serbe tė vendeve shqiptare dhe kėshtu, ndihmoj tė vuloste fatin e kėtyre vendeve nė favor tė shqiptarėve. Kjo ėshtė njė kontradiktė brenda diskursit nacionalist.

Shqiptarėt nuk jetonin nė parajsė kur Osmanėt hynė nė tokat shqiptare. Jeta e shqiptarėve nė Gadishullin Ballkanik ishte e vėshtirė. Nėse ne i shikojmė librat tonė tė historisė ne shikojmė
trajtimin e serbėve qė i kanė rezervuar katolikėve shqiptarė tė njė natyre tė tmerrshme. Njerėzit ndėshkoheshin dhe torturoheshin ashpėr vetėm pėr faktin qė shfaqnin hapur identitetin e tyre katolik. E njėjta mund tė thuhet edhe pėr administratat e tjera tė huaja
pushtuese.

Kėshtu, pėr mendimin tim, nga njė pikėpamje strikte nacionaliste, shqiptarėt kanė pėrfituar nga ardhja e Osmanėve. Duke ju ngjitur superfuqisė qė pėrfaqėsonte Perandoria Osmane nė ato kohė, shqiptarėt filluan tė luanin njė rol tė rėndėsishėm nė punėt e Gadishullit Ballkanik dhe me kohė vendosėn pozitėn e tyre nė zonė.

Narrativat zyrtare, duke filluar qė me librat shkollorė historik tė veprave tė shkrimtarėve dhe akademikėve, formatojnė pėrceptimet e shqiptarėve rreth historisė sė tyre osmane qė nga njė moshė e vogėl. Miti qė osmanėt ishin shtypėsit e kombit tonė bėhet i vazhdueshėm pėr kundėr faktit qė projekti osmanė nuk ishte as kombėtarė as fisnorė.
Pėr mė tepėr, njė numėr i madh shqiptarėsh mbajtėn pozita tė larta nė strukturėn e pushtetit Osman.

Elitat shqiptaro-osmane kanė patur pozita nė Perandori qė nga fillimet e saja e deri nė ditėt e saja tė fundit. Megjithėse ne s'mund tė llogarisim tėrėsinė e shqiptaro-osmanėve tė cilėt punuan nė zyra tė vogla ose tė mesme nė Perandori, por ne mund tė themi me siguri tė plotė qė numri i sadrazamėve (kryeministrave) ishte rreth 35, pa llogaritur numrin jashtėzakonisht tė madh tė vezirėve (ministrave), Bejlerve, Shejhul Islamėve dhe gjithashtu disa
bashkėshortesh tė Sulltanit dhe Valide Sulltanas.

Ky integrim natyral nė strukturat Osmane perceptohet nga narrativa e elitės shqiptare si tradhėti ndaj kombit. Konsiderata nuk i rezervohet vetėm figurave historike tė sė kaluarės por vazhdon fuqishėm nė ditėt tona kundėr cilitdo qė vė nė pyetje ose sfidon diskursin zyrtar tė historisė sonė Osmane. Nuk ėshtė e pazakonshme tė lexohet nė gazetat shqiptare dhe pėr kėtė ēėshtje pėrmes tė gjitha mediumeve qė transportojnė diskursin publik, propaganda fyese rreth muslimanit shqiptar, djalit tė njė tė krishteri tradhėtar i cili u konvertua nė islam, si njė trashėgimi e padėshirueshme e shtypjes Osmane.

Sot Shqipėria e konsideron Turqinė si aleaten mė tė mirė. Megjithatė, deri nė kėtė ditė, fjalėt "anadollak", "turk", "pasha" etj, pėrdoren si fyerje pėrmes diskursit publik. Nė njė nga eset e
mija, "Islamizimi i dhunshėm i armikut nė diskursin politik shqiptar", unė nėnvizoj faktin qė politikanėt tonė vazhdojnė nė kategorizimin e kundėrshtarėve tė tyre politik si "oriental"
ose "turk" qė t'ia njollosin imazhin e tyre. Ėshtė e rėndėsishme qė tė theksojmė qė e njėjta terminologji pėrdoret nga diskursi nacionalist serb kundėr kundėrshtarėve tė tyre shqiptarė dhe boshnjak. Njė nga shpjegimet pėr kėtė ngjashmėri mund tė gjenden nė vazhdimin e elitės sė njėjtė politike komuniste qė mori fuqinė nė Shqipėri me ndihmėn bujare tė Jugosllavėve.
Ėshtė shumė interesantė tė shikosh qė ndėrsa pjesa mė e madhe e elitės shqiptare vazhdon nė djallzimin e historisė sonė Osmane dhe marrėdhėniet e sotme me Turqinė, sjellja tėrėsisht e kundėrt gjendet tek pjesa mė e madhe e shqiptarėve tė zakonshėm, tė cilėt deri nė kėto ditė e konsiderojė Turqinė si shtetin mė mik dhe turqit si vėllezėr. Shembulli mė i gjallė dhe i sinqertė i kėsaj shprehjeje vėllazėrore mund tė shihet nė shpėrthimin e gėzimit qė njerėzit
treguan kur ekipi kombėtarė turk i futbollit arriti njė fitore tė rėndėsishme nė njė nga ampionatet e fundit tė botės. Njerėzit vėrshuan rrugėve tė Tiranės pėr tė shprehur gėzimin e tyre pėr kėtė fitore turke, e cila dukshėm ishte konsideruar e zakonshme, pėrderisa njerėzit zakonisht mbanin nė njėrėn dorė flamurin kombėtar turk dhe nė tjetrėn atė shqiptar.

Larg nga imazhi pozitiv popullorė, fatmirėsisht, njė gjeneratė e re dijetarėsh ėshtė duke u shfaqur. Kjo gjeneratė, pėrmes pėrdorimit tė metodave tė reja dhe burimeve tė ndryshme ėshtė duke u pėrpjekur pėr tė propozuar vėshtrime tė reja tė historisė, kulturės dhe identitetit
tonė, osman dhe tė tjera. Unė pėrpiqem ta shikoj kėtė si procesin e normalizimit. Normalizimi i vėshtrimit tonė tė historisė dhe kulturės sonė ėshtė e rėndėsishme pėr shkak se tensioni i brendshėm brenda identitetit shqiptar nuk ėshtė i shendosh pėr kombin shqiptar.

WB: A mendoni se identiteti shqiptar mund tė mbijetojė pa islamin?

EH: Gjerėsisht, roli i islamit besohet se ka qenė pozitiv nė ndėrtimin e identitetit shqiptar. Kjo ide ėshtė pjesėrisht e ndezur nga disa akademik dhe historian tė cilėt e mbrojnė kėtė tezė duke thėnė qė arsyeja prapa konvertimit tonė nė islam ishte pėr tė dalluar etnicitetin tonė nga ai i serbėve dhe grekėve. Kjo pikėpamje i ka bėrė shumė shqiptar tė mendojnė se arsyeja kryesore e konvertimit nė islam ka qenė "pėr tė shpėtuar" identitetin kombėtar.

Unė mendoj qė ruajtja e etnicitetit ėshtė vetėm rrjedhoja e konvertimit nė islam, por jo vetė qėllimi i saj. Unė nuk besoj se dikush konvertohet nė njė fe tjetėr vetėm pėr tė ruajtur etnicitetin e tij. Pėr mė tepėr, etniciteti nuk ishte aq i rėndėsishėm nė kohėt nėn vėzhgim. As mė pak, nga njė pikėpamje teknike, kjo si njė ēėshtje e drejtė. Me tė vėrtetė, pėrpara pushtimit osman, procesi i sllavizimit dhe helenizimit tė popullatės shqiptare ishte njė ngjarje
rutinė, veēanėrisht nė zonat jomalore. Si fakt pėr kėtė ka shumė emra toponimik pėrmes Shqipėrisė ende nė pėrdorim, ndėrsa osmanėt ndryshuan ose krijuan vetėm njė grusht toponimesh nė pesė shekuj sundimi.

Unė me tė vėrtetė nuk e kuptoj arsyen pse ka kaq shumė emra sllav tė qyteteve, maleve, fshatrave dhe lumenjve nė Shqipėri dhe jo aq shumė osman, pėr shembull. Unė nuk jam historian por unė mendoj qė ky aspekt ėshtė shumė tregues kur ne duam tė krahasojmė natyrėn e sundimit osman me atė tė fuqive tė tjera ballkanike qė kanė sunduar Shqipėrinė me ardhjen e osmanėve. Osmanėt zakonisht ruajtėn ēfarė gjetėn nė Shqipėri; duke e aftėsuar kėshtu identitetin para-shqipar pėr tu kristalizuar dhe formuluar mė vonė.
__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"

"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve”

"Nena" Tereze:‘Ami Bharater Bharat Amar’ (‘I am Indian and India is mine’) Une jam indiane dhe India eshte imja.
hasanmehmeti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 13:11.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.