Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Personalitete publike
Emri
Fjalėkalimi
Personalitete publike Personalitetet publike nga Kinematografia, Arti, Muzika, Kultura, Letėrsia, Politika, Shkenca, Sporti etj. Tė rejat, mėnyra e tė sjellurit, kontakti me publikun. (Po thojnė...)



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 28-08-08, 01:51   #1
Jana
Full LoVe...
 
Avatari i Jana
 
Anėtarėsuar: 23-04-08
Vendndodhja: ...n'LOQK t'LOQK-ės...
Postime: 31,045
Jana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėm
Gabim Valbona Ēoba: Kam qenё e dashuruar qё nё moshёn 8 vjeēare ...




Kanė kaluar plot 17 vjet nga spektakli i parė i bukurisė i zhvilluar nė Shqipėri kur spikati ndėr tė tjera njė vajzė tejet e veēantė me sy tė kaltėr, buzėqeshje tė bukur dhe elegancė tė jashtėzakonshme.
Edhe pse “Miss Albania” vazhdon tė organizohet ēdo vit, vajza qė fitoi kurorėn “Miss Fotogjenia” ende mbahet mend. Pas njė karriere tė gjatė dhe tejet tė suksesshme nė Greqi, atje ku punoi me ngulm pėr tė hyrė nė radhėt e fotomodeleve mė tė njohura nė Athinė duke fituar edhe njė tjetėr ēmim (“Miss Trupi mė i bukur ’97") i vė qėllim vetes njė mision akoma mė ambicioz: realizimin e njė kontrate me njė agjenci famoze nė Amerikė.

Dhe fati ka qenė me tė. Qeveria amerikane i ka aprovuar dokumentet e saj si njė njeri me tė dhėna speciale nė fushėn e industrisė sė modės. E diplomuar nė shkollėn 2-vjeēare “William Esper” pėr arte synon, pse jo qė njė ditė tė luajė edhe si aktore. E gjithė kjo, njė rrugė e gjatė pėr tė, qė padyshim ka pasur ecejake dhe pengesa tė shumta, por pa ia zbehur aspak vullnetin dhe forcėn pėr tė vazhduar. Sot ajo ėshtė njė emėr mjaft i njohur, jo vetėm pėr shqiptarėt, por edhe pėrtej kufijve.

Pasi ka zotėruar pėr vite tė tėra kopertinat apo posterat nėpėr rrugėt dhe vitrinat e Greqisė nė moshėn 25 vjeēare ka provuar njė tjetėr sfidė, atė tė famės nė Amerikė. Tashmė, rreth tė 30-tave ajo ėshtė jo vetėm nė kulmin e bukurisė por edhe tė sukseseve dhe ambicieve tė mėdha. Njė intervistė e dhėnė pėr revistėn “Psikologji” thotė shumė. Lexoni mendimet e njė vajze tė bukur dhe tė suksesshme njėkohėsisht.

U bė njė kohė e gjatė qė nuk jeni e pranishme pėr publikun shqiptar. Ku ėshtė dhe me ēfarė po merret aktualisht Valbona Ēoba?

- Jetoj nė Los Angeles dhe profesioni im vazhdon tė mbetet modele/aktore. Por modele dhe aktore nė qytetin e Hollywoodit ėshtė diēka tjetėr Ai nuk ėshtė i sigurt pėr tė tė pranuar sa po sheh se ti s’je vetė e sigurt dhe e kompletuar totalisht me teknikėn dhe tekat e tij. Ėshtė kohė e gjatė e pėrgatitjes, por jo se s’ka fund.

Ēfarė ka tė re nė fushėn tuaj profesionale?

-Profesioni si modele ėshtė akoma burimi kryesor i tė ardhurave financiare, gjė qė bėn tė mundur mosdorėzimin tim pėrpara vėshtirėsive tė jetės sė Hollywoodit. E vėshtirė pėr t’u realizuar dhe e domosdoshme pėr arritjen e qėllimit tim nė Hollywood ishte nėnshkrimi i kontratės, vetėm 1 muaj mė parė me menaxherin e ” Link Talent Group”. Mjaft e suksesshme ishte edhe reklama e fundit e kremit tė fytyrės ”Natural Advantage” dhe katalogu pėr fustanet elegante tė natės sė ēmimeve Oskar.

Jeni shquar gjithnjė si njė vajzė e bukur dhe mjaft e suksesshme nė ambiciet tuaja tė karrierės. A jeni e kėnaqur me ēfarė keni arritur deri tani?

-Sigurisht! Nėse do pranoja tė kundėrtėn do tė mė duhej tė mohoja gjithė sa kam bėrė dhe arritur deri tani. Dhe kėto arritje nuk janė tė vogla. Po tė mendosh kohėn kur unė isha nė Greqi, problemet e tė qenit shqiptar mbartet nė ekzistencėn e vetė emrit, mendoj qė arritjet e mia vėrtet kishin njė efekt pozitiv qoftė edhe pėr aq kohė sa njerėzit me dėgjonin tė flisja pėr prejardhjen dhe vendlindjen time, ose kur lexonin intervistat e mia apo edhe kur mė shikonin nė tv e thoshin “kjo shqiptarja”. Tė paktėn pėr kėto momente unė prezantoja njerėzit dhe vendin tim ashtu siē grekėrit mė shikonin ose lexonin (ata mė quanin vajza aristokrate) dhe jo si ata mbulonin lajmet kryesore tė ditės, duke i akuzuar shqiptaret me bėma tė ndodhura e tė pandodhura. E kėnaqur... por e kaluara nuk ėshtė e mjaftueshme pėr tė ndaluar kėtu. Unė akoma kam shumė qėllime e ėndrra tė reja. Jeni ndjerė ndonjėherė inferiore pėr shkak tė tė qenit shqiptare?

-Pėr aq sekonda sa ka zgjatur pėrgjigjjja ime “jam nga Shqipėria”. Por vetėm pėr kaq sekonda.

Cili ka qenė suksesi mė i madh qė keni arritur?

-Afirmimi dhe tė rezistuarit si vajza imazh e kopertonave dhe kanaleve mė tė fuqishme nė televizionet greke akoma edhe sot mė bėn tė them ”ajo vėrtet ndodhi”. Po rekordi qė s’e keni thyer ende?

-Njė rol i pėrmasave Hollywoodiane.

Si jeni pėrshtatur me jetėn jashtė Shqipėrisė?

-Frikė, stres, pėrballje, kurajo, njė gjuhė e re pėr tė mėsuar, njė kulturė e re pėr t’u pėrshtatur, eksperiencė, shumė punė por edhe njė valixhe gjithmonė gati pėr njė shtet apo kontinent tė ri banimi.

Sa e lidhur jeni me prindėrit?

-Shumė! E kam mbrojtur dhe e mbroj me fanatizėm marrėdhėnien time me ta dhe e quaj tė shenjtė. Qenia ime mė kujton prezencėn e tyre. Asnjė ndryshim nė moshė nuk ka mundur tė ndryshojė raportet e mia perfekte me nėnėn time. Energjia, mėnyra e kėrkesės pėr tė jetuar me ēdo gjė qė quhet e bukur dhe e menēur ėshtė pėrcjellė po a mirė tek unė dhe tek motra ime Eda. Mendoj se kur rritemi “kaq” nuk mjafton vetėm aftėsia, inteligjenca mirėkuptimi dhe toleranca qė njė nėnė posedon kjo duhet te jetė po aq e pranishme dhe tek vetė “fėmija i rritur”. Vetėm atėherė lidhja vazhdon, ėshtė e prekshme dhe e bukur. Shpejt ata iu pėrshtaten jetės amerikane dhe pse nuk ishte e lehtė, u duhej tė mėsonin jo vetėm gjuhėn nė njė moshė tė madhe por tė shkruanin nė tė gjitha kėrkesat pėr punė se nuk dinin t’i jepnin makinės. Sa keq kur kėtu njerėz me shumė mė pak aftėsi kulture, dinė dhe zotėrojnė makina qysh tė vegjėl. Sigurisht qė duhej marrėdhėnia e mirė dhe ndihma ime. Ndjehem e kėnaqur qė mamasė sime ju dha kėtu dhe njėherė mundėsia tė gjendet nė ambientet e artit, filmit. Sigurisht ajo nuk ėshtė aktore atje por mua mė kujton artin e trashėguar nga ajo...

Si e mbani mend fėmijėrinė tuaj?

-Si njė lodėr tė dashur dhe tė bukur qė do tė doja ta kisha akoma. Por ka edhe kujtime qė mė dėshpėrojnė tani qė njoh mundėsitė e njė bote tjetėr fėmijėsh.

Mbani mend ndonjė kujtim tė dhimbshėm?

-Mbaj mend “fatkeqėsinė” qė i ndodhi lodrės sime mė tė dashur. Njė arush i ngrirė plastik i Durrėsit qė nuk thoshte dhe nuk bėnte asgjė, ngjyrė portokall. Padashje duke qenė afėr sobės me dru ”ai e takoi” atė nė pjesėn e syrit dhe sigurisht plastika filloi tė shkrinte dhe kėshtu arushi mbeti me njė sy. Tani loja ime pėrqendrohej nė mjekimin e syrit tė tij qė sigurisht nuk u pėrmirėsua asnjėherė. Mamaja mė nxori nė dyqan tė blinim njė tjetėr por nė treg kishte vetėm arusha tė tė njėjtit lloj po ngjyrė tė zezė qė mua mė frikėsonin, dhe kėshtu arushi mbeti gjithmonė me njė sy dhe mendja ime e karikuar pėr shumė kohė me dhimbjen e tij.

A mendoni se po tė kishit lindur nė njė vend tjetėr mė tė zhvilluar mundėsitė tuaja tė karrierės mund tė kishin qenė mė tė mėdha?

-Nuk ka asnjė pikė dyshimi. Jam e sigurt qė do tė isha bėrė shumė shpejt jo vetėm mė e njohur por dhe mė e pasur dhe kėto me shumė mė pak mundime e sakrifica. Ne shqiptareve qė kemi dashur artin na paskan munguar mėnyrat dhe kushtet pėr ta arritur atė. Arti paska qenė vetėm privilegji i disa njerėzve vėrtetė me shumė fat.

Keni qenė e vetėdijshme pėr bukurinė tuaj?

-Qė e vogėl dėgjoja tė flisnin pėr bukurinė time, por asnjėherė se mora pėr dore aq e vlerėsova derisa u ndodha nė konkurrencėn e egėr tė bukurisė jashtė Shqipėrisė, atje ku vetėm njė e bukur do tė zgjidhej mes qindra bukurive tė tjera. Atėherė vetėdija erdhi krejt organike kur unė po zgjidhesha gjithnjė e mė shpesh.


__________________
LOQK- Nė fund tė ēdo dite sido qė tė jetė dita unė do tė them TE DUA...

Ėshtė e pamundur tė mos dashuroj kur egziston ti ...

http://www.youtube.com/watch?v=LGrr_5boZlA
Jana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 10:17.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.