Makaronat
MAKARONAT
SPAGETI ME HUDHER , VAJ DHE SPEC DJEGES
Per 4-5 veta.
Pergatitja 3-5 minuta
Gatimi 10 minuta.
Kjo salce me origjine napoletane duhet te pergatitet shpejt, dhe te konsumohet sa te jete gati. Prandaj verini menjehere ne zjarr makaronat spageti
Perberesit:
Vaj ulliri 8 luge
Hudher 2 thelpinj te grire
Pak spec djeges te shtypur
Majdanoz i grire 1 luge
Kripe
Spageti 500 grame
Pergatitja:
Hidhni makaronat. Nderkohe ne nje tigan te thelle hidhni vajin, hudhren dhe specin djeges dhe fergojini ne zjarr te ulet derisa hudhra te ndryshoje ngjyre.Hiqeni menjehere tenxheren nga zjarri, duke u kujdesur te mos e digjni hudhren. Shtoni majdanozin dhe kripen.
Kullojini makaronat dhe hidhini ne nje pjatance. Hidhini salcen siper, perziejini dhe sherbejini menjehere.
__________________
LOQK- Nė fund tė ēdo dite sido qė tė jetė dita unė do tė them TE DUA...
Ėshtė e pamundur tė mos dashuroj kur egziston ti ...
http://www.youtube.com/watch?v=LGrr_5boZlA
|