Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 02-01-09, 15:47   #1
natyra
 
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Gabim Letersia e Rilindjes...

Hyrje
Letėrsia shqiptare e Rilindjes Kombėtare lindi dhe u zhvillua si pjesė e pandarė e lėvizjes politiko-shoqėrore e kulturore pėr ēlirimin e vendit nga zgjedha e huaj. Kjo lėvizje, qė nis nga mesi i shekullit XIX dhe arrin deri nė vitin 1912, quhet Rilindje Kombėtare, prandaj edhe letėrsia e kėsaj periudhe quhet letėrsi e Rilindjes Kombėtare. Kjo ėshtė kryesisht njė letėrsi patriotike me frymė demokratike e popullore. Tema kryesore e saj ishte dashuria pėr atdheun dhe popullin, evokimi i sė kaluarės heroike dhe lufta pėr ēlirimin kombėtar e shoqėror.
Kushtet historike qė pėrcaktuan zhvillimin e saj, ishin kryengritjet e vazhdueshme kundėr pushtuesve osmane, lufta pėr pavarėsi dhe pėr ruajtjen e tėrėsisė tokėsore tė vendit nga synimet grabitqare tė imperialisteve dhe tė qarqeve shoviniste fqinje.
Letėrsia e Rilindjes pati njė drejtim iluminist e nė periudhėn e fundit edhe vepra realiste, por nė thelbin e vet ajo ishte njė letėrsi romantike. Nė veprat mė tė, mira tė saj u shprehen ideale tė larta kombėtare, malli dhe dashuria e zjarrtė pėr mėmėdheun, krenaria pėr tė kaluarėn e lavdishme tė popullit shqiptar dhe ėndėrra pėr ta parė Shqipėrinė e lirė, tė pavarur e tė lulėzuar.
Figura mė e shquar e kėsaj periudhe ėshtė padyshim, Naim Frashėri, autor i poemės "Bagėti e Bujqėsi„ i "Historisė sė Skėnderbeut„ dhe i shumė poezive tė tjera patriotike, lirike e filozofike. Figura tė tjera tė shquara janė Jeromim De Rada, A.Z.Cajupi, Gavril Dara i Riu, Ndre Mjeda, Asdreni etj.
Letėrsia e Rilindjes shėnon njė etapė tė re nė historinė e letėrsisė shqiptare. Ajo shėnon kalimin nga letėrsia me brendi fetare e karakter didaktik, nė letersinė e re shqiptare, nė letėrsinė e mirfilltė artistike, duke hedhur nė tė njėjtėn kohė edhe bazat e gjuhės sonė letrare kombėtare.

Sami Frashėri


1850 - 1904
Sami Frashėri ėshtė ideologu mė i shquar i lėvizjes sonė kombėtare. Si udhėheqės ideologjik, demokrat, mendje e ndritur prej dijetari, ai mbetet njė nga personalitetet mė tė rėndėsishėm tė Rilindjes.
Vėllai mė i vogėl i Abdylit e i Naimit, ai lindi nė Frashėr mė 1850, ku mori edhe mėsimet e para. Mė 1871 mbaroi gjimnazin "Zosimea" nė Janinė, mėsoi gjuhė tė vjetra e tė reja dhe u pajis me njė kulturė tė gjerė. Mė 1872 shkoi nė Stamboll pėr punė dhe atje u lidh menjėherė me patriotė shqiptarė, me Pashko Vasėn, Jani Vreton, Ismail Qemalin, Kristoforidhin, Hoxha Tasinin etj. Samiu u dallua shumė shpejt midis tyre dhe, me formimin e shoqėrisė sė Stambollit, u zgjodh kryetar i saj, ndonėse ishte nga mė tė rinjtė. Gjer nė fund tė jetės ai mbeti udhėheqėsi kryesor i kėsaj shoqėrie.
Samiu ishte njeri me horizont tė gjerė dhe dha ndihmesė tė shquar pėr kulturėn turke. Drejtoi disa gazeta turqisht, ku mbrojti edhe tė drejtat e kombit shqiptar. Botoi nė turqisht edhe njė varg veprash letrare e shkencore. Ndėr kėto janė disa vepra themelore, si: i pari fjalor i plotė etimologjik i turqishtes, si dhe e para enciklopedi turke e historisė dhe e gjeografisė nė gjashtė vėllime. Ai shkroi nė turqisht dramėn Besa me subjekt shqiptar, bėri pėrkthime nga letėrsia botėrore etj.
Veprat e Samiut nė turqisht pėrshkrohen nga ide iluministe dhe godasin obskurantizmin fetar tė Perandorisė Osmane. Me to ai i sillte ndihmesė tė vlefshme mendimit pėrparimtar. Duke goditur bazat e pushtetit feudal tė sulltanėve ai i ndihmonte njėkohėsisht edhe popullit tė vet nė luftėn pėr liri, edhe popullit turk nė luftėn pėr pėrparim.
Krijimtaria e Samiut nė gjuhėn shqipe ėshtė e lidhur tėrėsisht me idealet e lėvizjes kombėtare pėr ēlirim, me nevojat e shkollės e tė kulturės kombėtare. Pa dyshim ai ėshtė njė nga themeluesit e saj. Pėr shkollat e para shqipe Samiu botoi kėto vepra: "Abetare e gjuhės shqipe„(1886), "Shkronjėtore e gjuhės shqipe„(gramatikė e shqipes,1886) dhe "Shkronja„(gjeografia, 1888). Hartoi edhe njė fjalor tė gjuhės shqipe, qė nuk i dihet fati.


Shqipėria ē'ka qenė, ē'ėshtė e ēdo tė bėhet

Ėshtė njė nga veprat madhore tė Rilindjes, manifesti politik e ideologjik i saj. U botua nė Bukuresht mė 1899, nė prag tė ngjarjevetė mėdha do tė ēonin nė fitoren e pavarėsisė. Pėr kėtė, shqiptarėt duhet tė ishin tė pregatitur, tė kishin programin e luftės dhe tė ndėrtimit tė shtetit tė ri. Duke pėrgjithsuar pėrvojėn e gjerathershme tė lėvizjes kombėtare, kjo vepėr e plotėsonte mė sė miri kėtė mision.
Siē tregon titulli, vepra pėrbėhet nga tri pjesė.


Pjesa e parė


kushtohet historisė sė kaluar tė Shqipėrisė. Qėllimi i autorit ėshtė tė provojė se populli shqiptar ėshtė nga popujt mė tė vjetėr tė Evropės, me njė gjuhė nga mė tė vjetrat e mė tė bukurat, me kulturė e tradita tė pasura, qė ka tė drejtė tė jetojė i lirė nė mes tė popujve tė tjerė dhe kombeve tė qytetėruara. Si shumė rilindės tė tjerė, Samiu mbron origjinėn pelazgjike tė popullit shqiptar.
Njė vend me rėndėsi i jep nė kėtė pjesė figurės sė Skėnderbeut dhe epokės sė tij. Skėnderbeun e cilėson si njė burrė qė i ka shokėt e rrallė nė histori, kurse pėr epokėn e tj shkruan se "ėshtė m'ė bukur e m'ė bekuar e gjithė kohėrave pėr vendin tėnė„, se atėherė i gjithė kombi ishte i bashkuar dhe u nderua nė gjithė botėn. Kjo ėshtė njė nga synimet kryesore tė veprės; tė forcojė te shqiptarėt ndėrgjegjjen dhe krenarinė kombėtare.


Pjesa e dytė

Jep me nota tronditėse njė tablo realiste tė Shqipėrisė pas Tanzimatit. "Qysh janė sot shqiptarėt?„-pyet Samiu me shqetėsim dhe tregon se gjendja e vendit ėshtė e mjeruar nga ēdo pikpamje. Burimin e kėtij mjerimi ai e sheh nė rradhė tė parė te zgjedha e huaj, qė e ka lėnė vendin nė varfėri, padituri, dhe errėsirė. "Shqiptarėt, - shkruan Samiu, - janė robėr tė poshtuar(poshtėruar) e t'unjurė, tė shkelur e tė ēpėrnderė(turpėruar).
Pėrshkrimi ėshtė edhe mė i gjallė nė kontrast me tė kaluarėn, tė cilėn nė pėrgjithėsi autori e idealizon. Ndaj dhe stili bėhet mė zemėrak, vepra e patriotit vlon nga revolta kundėr shtypjes kombėtare. Ata shqiptarė tė veshur dikur me "roba tė arta„ e tė farkėtuar me armėt e argjėndta tė trimėrisė, shkruan Samiu, "Janė sot lakuriq, me njė kėmishė qė qė s'ka ku ta zėrė qeni. Vetė edhe zaptieja e taksidari, e ngre shkopnė e i rreh duke thirrur; Pagoni! E ku tė gjejė i ziu qė tė paguajė? Atėherė shesin kanė, dhinė, ē'tė kenė, edhe gjer nė qeramidhet e shtėpisė„.
Vend tė rėndėsishėm zė analiza qė Samiu u bėn rreziqeve qė i kanoseshin Shqipėrisė.
Si gjithė rilindėsit, ai mendonte se rreziku i parė Shqipėrisė i vinte nga Perandoria Osmane, tė cilėn Samiu e quante
njė tė vdekur qė duhej varrosur sa mė parė. Sa mė gjatė tė mbetej lidhur Shqipėria me kėtė perandori tė kalbur, aq mė keq do tė ishte. Shteti osman dotė shembej sė shpejti dhe Shqipėria mund tė groposej nė gėrmadhat e tij. Rreziku tjetėr, mendon Samiu, shqiptarėve u vinte prej lakmive tė shovinistėve fqinjė, lakmi qė i mbėshtetnin fuqitė imperialiste.
Rreziqe tė mėdha shqiptarėve edhe prej grindjeve e pėrēarjeve midis tyre, sidomos prej pėrēarjes fetare, gjithashtu prej padijes, prej mungesės sė shkollave shqipe. Kėto rrethana i hapnin shteg rrezikut tė asimilimit tė shqiptarėve prej tė huajve.

Pjesa e tretė


Fillon me pyetjen: "A mund tė qėndrojė Shqipėria si ėshtė? Pėrgjigjja ėshtė, jo„. Nė pėrgjithėsi nė kėtė pjesė Samiu paraqet programin e lėvizjes pėr tė ardhmen e Shqipėrisė.
Nga analiza qė u bėri rrethanave politike nė fund tė shekullit XIX, Samiu arriti nė pėrfundimin se rruga e vetme pėr tė shpėtuar nga zgjedha osmane dhe nga rreziku i copėtimit prej shteteve fqinje ishte qė Shqipėria tė shkėputej nga Turqia menjėherė, para se ajo tė shembej dhe shqiptarėt tė formonin shtetin e tyre tė pavarur. Autori mendonte se kjo s'arrihej me lutje, por me rrugėn e luftės sė armatosur. "Shqiptarėt duhet t'i marrin ato qė duan me pahir, t'i kėrkojnė me fjalė, po tė kenė edhe pushkėn plot„.

...marr nga "WebBallkan"shkroi neril.





natyra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 16:15.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.