"Hartat e Hėnės", tė cilat i ka krijuar anglezi pak i njohur Tomas Heliot, do tė ekspozohen pėr nder tė kremtimit tė vitit 2009 si Vit ndėrkombėtar i astronomisė.
Ekspertėt pohojnė se kanė dėshmuar se krijuesi i kėtyre hartave, Tomas Heliot, e ka tejkaluar Galileo Gelileun dhe ka qenė njeriu i parė, i cili e ka vėzhguar Hėnėn nėpėrmjet teleskopit, shkruan Bi Bi Si.
Filozofit italian ky nder i ėshtė treguar nė dhjetor tė vitit 1609, por disa dokumente nga arkivi nė Saseksin Perėndimor tregojnė se Helioti ka vizatuar fotografi nga Hėna disa muaj mė parė.
Vizatimet e Hėnės Heliot, krijuar nė vitin 1612 dhe 1613, siē thekson historiani i Oksfordit Alan Ēepmen e shėnojnė "lindjen e kartografisė moderne".
"Tomas Heliot jo vetėm se mė 26 korrik tė vitit 1609 ka qenė njeriu i parė i cili e ka fotografuar trupin astronomik, duke u shėrbyer me teleskop, por shumė shpejtė pastaj ėshtė bėrė edhe kartograf i shkėlqyer lunar", deklaroi Ēempen.
"Vizatime tė ngjashme nuk ka pasur nė 30 vitet e ardhshme. Tragjikisht, por pėr kėtė askush nuk e ka ditur deri para pak kohėsh, prandaj Galileu i ka marrė tė gjitha meritat".
Helioti ka qenė njeri i pasur, mirėpo nuk ka pretenduar pėr famė dhe pasuri, pėr dallim nga Galileu, theskon Ēempen.
Harta e parė e Hėnės, tė cilėn e ka krijuar mė 26 korrik tė vitit 1609, do tė ekspozohet kėsaj vere nė Firencė, si pjesė e ekspozitės kushtuar Galileut.
/mia/