Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 30-01-09, 23:56   #1
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Ku Gjenden Themelet E Rilindjes Sone Kombetare

KU GJENDEN THEMELET E RILINDJES SONE KOMBETARE
Nga Pal Doci
Kujtdo mund t'i shkoje ndermend me pyete: cilat jane ne te vertete themelet e Rilindjes Kombetare e ku gjinden ato? A ka pergjijge per kete pyetje e cila asht ajo?
Meqenese kjo pyetje i perket fushes se historise edhe pergjigja duhet te jete doemos historike. Pra, le te ndjekim raven, qi i con gjurmet te kjo pergjigje. Dijetari gjerman, Prof. F. Hueppe shkruen: "Vetem ne malet shqiptare u zmbraps furia e vales sllave". Historianet e njoftun H. Gibb e H. Bowen shkruejne: " Malet shqiptare ishin votra te fuqishme qindrese ne Shqipni". Keto pohime, apo si mundena me i quejte konstatime, te ketyne historianeve te huej, nuk mund t'i hedhe kush poshte, sepse pasqyrojne nji realitet historik te mirefillte, te dishmuem bindeshem prej historise ne kohe dhe ne hapesine.
Po, cfare ishin keto male shqiptare, qi permenden gjithandej ne dokumente te shekujve XVI, XVII, XVIII e XIX, qi ndigjohen edhe sod e kane zane nji vend te vecante ne historine e Shqipnise?
Megjithese Perandoria Osmane ne shek. XV ishte mjaft e fuqishme, per me pushtue tokat shqiptare iu dasht plot nji shekull: prej vjetit 1380 e deri ne vjetin 1479. Gjate asaj periudhe nji qindvjecare, osmanet, tue qene se ishin kalores mjaft te shkathet, kryenin me shpejtesi e ne befasi sulme te furishme rrenimtare ne drejtime, kohe e vende te ndryshme. Per t'u mbrojtun prej sulmeve, ne Shqipni u rivendosen shume katunde ne shpate teper te thyeme, ku ishte lehte per me u mbrojtun e pothuejse te papershkueshem per kalorine turke. Keto bashkesi fqijesore, territoriale, te krijueme kastile per qellime vetembojtje u quejten " Male ". Keshtu me 1416 permendet : Mali i Hotit "3 me 1459 " Mali i Tomadhese"4, me 1469 "Mali i Bendes" 5 e ma vone permenden male gjithandej. Mirepo disa autore te painformuar mire ose dashakeqij keto male i quejne pa kurrfare te drejte "Fise".Kesaj shpifje te qellimshme i asht dhane pergjigje me kohe. F. Konica shkruen: "Treva malore ndahet ne disa njisi qi shqiptaret i quenin "Male", kurse ne terminologjine administrative turke "Bajrake"...
Keto njisi malore te quejtuna prej vendesve male dhe te njoftuna prej pushtuesve turq si bajrake, te huejte i quejten " me nji kambengulje kuptimplote ) "fise". E ka nji arsye per kete. Me fjalen "fis", si rregull, nenkuptohet nji popullsi nomade dhe propagandes sllave e greke i interesonte te krijonte pershtypjen se ajo popullsi nuk ishte gja tjeter vecse nji turme endacakesh, qi nuk meritonin vemendjen e fuqive te medha6. Ndersa Prof. A. Buda sqaron: "ketu s'kemi te bejme me "fise" me kuptim te plote d.m.th. me bashkesi gjaku, por me bashkesi territoriale te formuara ne kushtet e pushtimit, si vende strehimi. Cka i bashkoi, ishte ne radhe te pare nevoja e vetembrojtjes" Ma qarte s'ka ku shkon!
Ne keto male te kthyeme ne votra qindrese antiosmane ruhej e gjalle fryma skanderbegiane e luftes per liri, ndjenja e pashueme, e shqiptareve si komb. Asht me vend te kujtojme ketu nji parim te njoftun filozofik: "ku ka veprim, lind edhe mendimi per me e pergjithesue ate". Keshtu, qyshe me 1595, malesori shqiptar Mark Gjini thote: "Kombi em shqiptar". "Jam perfaqesues i kombit t'em shqiptar" Me kete rast duhet theksue fakti i lane me anash se me 1596 po ky Mark Gjini thote: "Ka shume vete qi dine me shkrue". 9. Natyrisht, ketu asht fjala pe malesite shqiptare. Ne malet shqiptare edhe ne shekujt XVI-XVII ka pasun shkolla qi shvillonin mesimet ne gjuhen shqipe sikurse ishin shkolla e Pedhanes "1628-1675) e Kurbinit dhe Veles "1699-1702). Prej ketyne maleve dolen edhe shkrimtaret e pare si Pali prej Hasi "shek. XVI-XVII), Pjeter Budi "1625-1689), Frang Bardhi "1606-1643), Pjeter Bogdani "1625-1689) etj. Nuk asht e rastit qi Budi, i cili nuk kishte ba shkolle jashte vendit, vec cka kishte nxane ne malet e veta, i shkruen Vatikanit: "Pashe gjakun e Krishtit mos na coni prelate te hueje sidomos prej atyne te kombesise sllave" 11. E. Budi nuk ishte vetem atdhetar e shkrimtar, por edhe luftar. Letra qe i con kardinal Goxadinos asht nji raport i perpikte i situates dhe i pregaditjes per kryengritje.
Pavaresisht prej mjeteve tejet barbare qi perdorte, pushtuesi osman kurrsesi "Nuk mundi me shue ne keto male flaken e dashunise per atdheun e dishiren per pavaresi". Ne kuvendin e mbledhun me 1602 te kisha e Shenllezhdrit ne Orosh te Mirdites, krenet e 13 krahinave, prej Kosove e deri ne Myzeqe deklarojne: "Dishrojme me ua kthye ketyne vendeve lirine e lashte sikurse qe, ne kohen e Princit tone Gjergj Kastriotit". Po, ne keto male, shkruen Frang Bardhi, "kendonin me za te nalte kange per Gjergj Kastriotin e Leke Dukagjinin. Malet shqiptare nuk ishin vetem votra qindrese e fryme kombetare, por edhe baza te fuqishme sulmi kunder pushtuesit. Prej andej kane shperthye gjithato kryengritje.
Keto male qi nuk i njifshin e nuk i pranonin ligjet e shtetit pushtues osman, organizuen veteqeverisjen e tyne simbas dokeve, nji sistem i mirefillte tradicional kombetar shqiptar, tue pasun si ligj kanunin e maleve, nji ligj ky mjaft i pershtatshem per kushtet e vendit e te kohes per ato male, pa shtet. Per kete kanun Prof. Ejup Statovci ka shkrue: "asht ma shume se nji kod... asht ma shume se nji kushtetute... asht ma shume se cdo ligj" 15.
Nji dishmi me shume randesi asht ruejtja e flamurit kombetar shqiptar ne malet e veteqeverisuna simbas dokeve. Tue ba fjale per kuvendin e organizuem prej Karamahmut Bushatit me 1786, F. Lenorman shkruen: "U mblodhen atehere ne nji kuvend te madh krenet e maleve, malesoret dhe mirditasit". Nuk asht pa domethanie termi "krenet e maleve", por ketu i perkufizon: malesoret dhe mirditasit, dmth. krenet e Malesise se Mbishkodres dhe te Mirdites.
* * *


__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:37.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.