Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 21-03-09, 15:38   #1
pirro
FUND!
 
Avatari i pirro
 
Anėtarėsuar: 17-12-05
Postime: 4,460
pirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek pirro
Gabim Godet LDK-n

Foto: Fisnik Dobreci
Godet LDK’nė
AAK’ja priti me entuziazėm Blerim Kuqin dhe Burim Ramadanin. Kuqi u zgjodh Sekretar Organizativ, e Ramadani, Sekretar i Pėrgjithshėm. Duke sjellė nė ekipin e tij dy anėtarė tė LDK’sė, Ramush Haradinaj goditi partnerin e tij mė strategjik. Lutfi Haziri tha se koha do ta vlerėsojė nėse LDK’ja u dėmtua tė premten

Nga Leonard Kerquki mė 21.03.2009 nė ora 9:59
Me votim unanim tė Kėshillit Drejtues, gati emocional, u prit tė premten aderimi i Blerim Kuqit dhe Burim Ramadanit nė subjektin e Ramush Haradinajt, Aleancėn pėr Ardhmėrinė e Kosovės.

AAK’ja u rezervoi atyre poste tė larta dhe pritje tė ngrohtė.

Blerim Kuqi, Ish Kryeshef Ekzekutiv i LDK’sė, u zgjodh Sekretar Organizativ i AAK’sė, e kėshilltari i tij i dikurshėm, Ramadani, u zgjodh Sekretar i Pėrgjithshėm.

Dikush vrapoi ta mbushte me dru oxhakun e sallės sė konferencave, duke ēuar kėshtu nė vend njė nga porositė e Kanunit: “Miku do dru”.

Megjithatė, oxhaku lėshoi shumė nxehtėsi, duke detyruar dy anėtarėt e rinj qė tė largoheshin vazhdimisht nga foltorja.

Ramush Haradinaj e ka komentuar me humor situatėn.

“Ne jemi tė gėzuar dhe e kemi pritur me shumė gėzim, e pėr kėtė edhe e kemi ndezur zjarrin mė shumė se ē’duhet”, tha ai.

Nė fjalėn e tij, Lideri i AAK’sė nuk e ka fshehur kėnaqėsinė qė nė ekipin e tij tė ngushtė tash e tutje do tė ketė Ish Kryeshefin Ekzekutiv tė LDK’sė.

“Nė Kosovė kemi shumė punė qė na presin dhe aktualisht punėt nuk janė duke shkuar nė drejtimin e duhur. Roli i subjekteve politike ėshtė me sjellė opsion pėr ta pėrmirėsuar gjendjen nė vend”, tha Haradinaj.

“Duke njohur z. Blerim Kuqi, duke njohur kontributin e tij kombėtar, duke njohur kontributin e tij nė demokraci dhe shtetndėrtim, po ashtu duke njohur z.

Burim Ramadani, njohjet profesionale qė ka, ne kemi vlerėsuar si veprim tė drejtė qė t’i sjellim nė radhėt tona”, shtoi ai.

Ngjashėm u shpreh edhe Nėnkryetari i Parė i AAK’sė, Blerim Shala, i cili duket tė jetė meritor pėr inkuadrimin nė AAK tė Kuqit dhe Ramadanit.

“Ėshtė njė ngjarje shumė me rėndėsi pėr AAK’nė”, tha ai.

“Nė kėtė mėnyrė ne bėjmė njė hap shumė tė rėndėsishėm nė drejtim tė pėrmirėsimit tė kualitetit tė AAK’sė. Aleanca, sipas vetė fjalės, ėshtė bashkim, tash e tutje do tė jetė bashkim edhe mė i madh i dijes, pragmatizmit dhe gatishmėrisė pėr njė qeverisje shumė mė tė mirė tė Kosovės”, u shpreh Shala.

Mė pas, fjala iu ėshtė dhėnė anėtarėve mė tė rinj tė AAK’sė.

Blerim Kuqi shpjegoi se nuk i kishte mbetur mė vend nė LDK.

“Duhet ta pranoj para jush se ka qenė shumė vendim i vėshtirė pėr mua”, tha ai.

“Unė dua tė them vetėm dy fjalė: Sot LDK’ja nuk ka zot shtėpie dhe ėshtė futur nė njė gjumė tė thellė. Duke pasur parasysh kėtė fakt dhe profilizimin e djathtė tė AAK’sė, atėherė ka qenė i natyrshėm kalimi im nė AAK”, shtoi ai.

Burim Ramadani tha se nė AAK ka gjetur hapėsirėn e duhur pėr t’i shėrbyer vendit.

“Mendoj se kėtė hapėsirė pėr energji e kam parė te Kryetari Haradinaj, tek ekipi i tij, tek AAK’ja. Jam i bindur se kjo derė e hapur pėr mua nė kėtė rast, ėshtė derė e hapur edhe pėr gjithė rininė e Kosovės”, tha ai.

Lajmi pėr kalimin e Blerim Kuqit nė AAK, nuk ėshtė pritur aspak mirė nė LDK, e cila i dha njė shtysė tė madhe karrierės sė tij politike.

Nėnkryetari i LDK’sė, Lutfi Haziri tentoi ta minimizonte rolin e Kuqit nė LDK.

“Sa ka qenė nė LDK, ka qenė nė dy faza, jo gjithė kohėn, ka qenė nė fazėn e paraluftės dhe nė kohėn e vonshme tė pasluftės. Rikthimi i tij ėshtė vlerėsuar me kohė, shkuarja e tij ėshtė vendim personal, ne nuk jemi marrė me asnjė lloj motivi pėr lėvizjen e tillė, por Presidenti i Republikės nuk ka ndėrhyrė nė politikat e LDK’sė”, ka thėnė ai.

Sipas tij, vendimi i Kuqit ishte pritur.

“Kanė qenė lėvizje tė pritura, pėr motive tė caktuara”.

Megjithėkėtė, Haziri ka thėnė se koha do ta dėshmojė nėse tė premten iu shkarkua apo ju humbje LDK’sė.

“Koha do ta dėshmojė, absolutisht”, tha ai, duke kujtuar se Blerim Kuqi dikur ishte anėtar i Partisė Qendra Liberale e Kosovės, parti kjo qė nė zgjedhjet e para nacionale nuk arriti tė hynte nė Parlament.

Vendimi i Kuqit pėr t’u larguar nga LDK’ja erdhi pasi qė Presidenti Sejdiu i kėrkoi atij dorėheqjen nga posti i Kryeshefit Ekzekutiv.

Lutfi Haziri ka mbrojtur sėrish vendimin e Presidentit.

“Tejkalimi i pėrgjegjėsive dhe kompetencave tė tij ka bėrė mandej qė LDK’ja ta aktivizojė stopin. Kėshtu ne nuk kemi lejuar qė tė irritohet masa dhe autoriteti i LDK’sė”, ka thėnė ai.

Vendimi i Ramush Haradinajt pėr tė sjellė nė ekipin e tij Blerim Kuqin dhe Burim Ramadanin konsiderohet njė hap tejet i ndjeshėm pėr tė, pasi qė kėshtu ai goditi partnerin e tij strategjik, LDK’nė.

Nėnkryetari i LDK’sė, Lutfi Haziri, nė njė mėnyrė, e pranoi se raportet mund tė vėshtirėsohen.

“Nuk besoj se prishen marrėdhėniet. Ne do tė vazhdojmė bashkėpunimin me tė gjitha partitė politike. Tash, a mund tė fėrkohen interesat, mund tė them qė po, pak a shumė. Mirėpo nė kėtė rast unė nuk e shoh rolin e AAK’sė, por tė individit qė kalon atje”, tha Haziri.

Nga ana e tyre, Ramush Haradinaj dhe Blerim Shala janė pėrkujdesur tė jenė politikisht korrekt me LDK’nė, pėrmes sė cilės projektojnė kthimin nė ndėrtesėn e Qeverisė sė Kosovės.

“Unė kam komunikim tė rregullt me LDK’nė, me strukturat udhėheqėse dhe vazhdoj ta vizitoj rregullisht Familjen Rugova. Ardhja e Kuqit ėshtė shėrbim pėr vendin dhe njėkohėsisht mund tė jetė njė ndihmesė nė krijimin e urave tė reja me LDK’nė”, tha Haradinaj.
Blerim Shala tha se bazė e bashkėpunimit mes AAK’sė dhe LDK’sė janė botėkuptimet e njėjta.

“Unė do tė shtoja se partneriteti mes AAK’sė dhe LDK’sė bazohet nė afėrsi botėkuptimesh politike, nė afėrsi koncepcionesh politike, e jo nė personalitet e individė”, tha ai.

“Ne jemi tė bindur se LDK’ja do ta gjejė veten nė konceptin e vet bazik, qė ėshtė rugovizmi, koncept ky qė ka qenė udhėrrėfyes qė LDK’ja t’i fitojė gjithmonė zgjedhjet”, shtoi Shala.


__________________
ka me u bo mire..!!

FUND!
pirro Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 00:02.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.