Anėtarėsuar: 28-02-09
Postime: 81
|
Fenomeni i vdekjes se befasishme ndermjet shkences dhe besimit
I Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, thotė: "Prej shenjave tė kiametit ėshtė qė tė shfaqet vdekja e papritur." Shėnon Taberani.
Nė kėtė hadith paraqitet njė mrekulli shkencore, tė cilėn do ta vėrtetojmė me fakte mjekėsore tė cilat nuk pranojnė polemikė. Kjo mrekulli dėshmon pėr tė Dėrguarin, paqja e Zotit qoftė mbi tė, se ai ėshtė i Dėrguar nga ana e Allahut Fuqiplotė, i cili nuk flet nga hamendja, por ēdo fjalė tė cilėn e ka thėnė ėshtė shpallje nga Allahu i Lartėsuar.
Organizata e Kombeve tė Bashkuara ēdo vit na sjell statistika tė reja rreth numrit tė atyre qė vdesin si rezultat i goditjeve tė zemrės. Kėto shifra gjithnjė janė nė rritje e sipėr. Gjithashtu kėto statistika na bėjnė me dije se sėmundjet e zemrės konsiderohen shkaku i parė pėr rastet e vdekjes nė botė kėto ditė. Gjatė kėtij studimi do tė vėrejmė se nuk ka qenė e mundur nė kohėn e tė Dėrguarit, paqja e Zotit qoftė mbi tė, tė imagjinohej se do tė vijė njė kohė kur do tė paraqitet, madje tė shpeshtohet vdekja e papritur, vetėm nėse ka qenė i lidhur me shpalljen hyjnore, e cila do ta mėsonte lidhur mė kėto.
I pari qė e ka studiuar kėtė fenomen nga aspekti shkencor
Fenomeni i shfaqjes sė vdekjes sė papritur konsiderohet njė dukuri relativisht e re. Studimi i parė rreth vdekjes sė befasishme konsiderohet studimi i Framingham Heart, i cili ka filluar nė vitin 1948. Gjysma e numrit tė atyre tė cilėt morėn pjesė nė kėtė studim, tashmė kanė vdekur. Studimi i rasteve tė vdekjes sė tyre ėshtė bėrė nė njė formė shumė tė pėrpiktė. Framingham e pėrkufizon vdekjen e papritur se ėshtė vdekje e cila realizohet brenda njė periudhe e cila nuk kalon njė orė pas paraqitjes sė simptomave. Shumica e rasteve tė vdekjes sė papritur janė si rrjedhim i sėmundjeve tė arterieve koronare tė zemrės. Kjo vdekje quhet Sudden Cardiac Death (Vdekje e Papritur e Zemrės), shkurtimisht SCD. Studimi i tij ka sqaruar se burrat nė moshėn 45-75 vjeēare, tė cilėt kanė vdekur pėr shkak tė sėmundjeve tė zemrės, 60 % e tyre kanė vdekur me vdekjen e papritur pa paralajmėrim!
Studimi ka shpjeguar gjithashtu se shkaku i vdekjes sė papritur ėshtė ērregullimi i papritur, i cili lind si rrjedhojė e mosnormalizimit psikologjik dhe sado tė jetė kujdesi i shtuar, edhe nėse i sėmuri ndihmohet me tė gjitha format e mundshme, kjo lloj vdekjeje arrin suksesin e saj.
Ēėshtė vdekja e papritur?
Nė tė kaluarėn ėshtė thėnė se shkaqet janė tė shumta, kurse vdekja njė. Nga kjo thėnie mund tė kuptojmė bindjen mbizotėruese nė tė kaluarėn rreth vdekjes se ajo e ka shkakun ashtu siē e ka sėmundja, aksidenti, vetėvrasja etj. Por tė flitet rreth vdekjes pa shkak, kjo ėshtė vdekje e befasishme, e cila si e tillė nė tė kaluarėn nuk ka qenė e njohur.
Me zhvillimin e mekanizmave tė mjekėsisė moderne dhe aparateve tė saj, njeriu ka mundur tė zbulojė shkaqet e vdekjes, p.sh, kancerin, sėmundjet epidemike, ato tė stomakut etj. Kėto sėmundje paraqiten dhe konsiderohen sinjale pėr afrimin e vdekjes, mirėpo shkaku kryesor i vdekjes nė kėtė shekull ėshtė goditja e befasishme e zemrės, e cila vjen pa paralajmėrim.
Shkencėtarėt vdekjen e befasishme e pėrkufizojnė si vdekje e papritur qė ndodh gjatė njė periudhe tė shkurtėr, e cila nuk e kalon orėn. Ėshtė bėrė e ditur se gjysma e tė goditurve nga sėmundjet e zemrės do tė vdesin me vdekjen e papritur! Shumica e rasteve tė sėmundjes sė zemrės shfaqen pėr shkak tė ērregullimeve tė arterieve koronare tė zemrės. Vdekja e papritur e sulmon njeriun e sėmurė madje edhe duke qenė nė spital. Studimet tregojnė se 10% e tyre vdesin brenda spitalit, ndėrsa 90% e tyre jashtė spitalit.
Statistikat
Shkaku i parė i vdekjes nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės konsiderohen sėmundjet e zemrės, gjegjėsisht goditjet e saj. Raporte tė hollėsishme statistikore vėrtetojnė se nė vitin 2001, vetėm nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės kanė vdekur rreth 700 mijė njerėz pėr shkak tė kėsaj sėmundjeje.
Sa ėshtė numri i atyre tė cilėt vdesin ēdo vit pėr shkak tė kėsaj sėmundjeje?
Nė Shtetet e Bashkuara ēdo vit vdesin mė tepėr se 300 mijė njerėz me vdekje tė befasishme pėr shkak tė sėmundjeve tė zemrės. Statistikat vėrtetojnė se pėrqindja e kėsaj vdekjeje pėrgjithėsisht rritet ēdo vit nė nivel botėror, kurse meshkujt i ekspozohen kėsaj sėmundje trefish mė tepėr sesa femrat.
Kjo vdekje vjen pa paralajmėrim, madje ndonjėherė edhe pa shenja rreth sėmundjes sė zemrės. Megjithėse shpenzohen miliona dollarė pėr hulumtimin e sėmundjeve tė zemrės nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, pavarėsisht se ata arritėn reduktimin e vdekshmėrive si rrjedhojė e sėmundjeve tė zemrės, tė cilat shkaktojnė vdekjen jo tė befasishme, pėrqindja e vdekjes sė papritur mbetet konstante.
Duhani dhe presionet psikologjike
Duhani rrit mundėsinė e vdekjes sė befasishme trefish pėr shkak se duhani ėshtė shkaktar i 1/4 tė sėmundjeve koronare tė zemrės nė botė dhe shumica e kėtyre sėmundjeve pėrfundojnė me vdekje. Presionet psikologjike ndikojnė nė rritjen e mundėsisė sė shfaqjes sė vdekjes sė papritur, por ndikon edhe mosha. Studimet bėjnė tė ditur se mosha e cila i ekspozohet mė sė shumti kėsaj vdekjeje ėshtė 40 deri nė 50 vjeē. Kjo konsiderohet mosha kur njeriu arrin pjekurinė e vet. Gjithashtu edhe te tė sėmurėt nga diabeti ekziston njė mundėsi e madhe pėr tė vdekur nga ky shkak.
A ekziston ilaēi mjekėsor pėr kėtė fenomen?
Shumica e mjekėve flasin rreth ilaēit pas ndodhjes sė goditjes, pėr faktin se deri mė tani nuk ekziston ndonjė ilaē pėr kėto goditje tė rrezikshme. Pėrkundėr kėsaj, mundėsitė e shpėtimit nga kjo vdekje janė shumė tė vogla. Mjekėt konfirmojnė se metoda ideale pėr parandalimin e kėtij lloji tė vdekjes ėshtė sigurimi nė njė shkallė tė lartė tė stabilitetit tė punės sė zemrės.
Ilaēi ekzistues sot ėshtė qė i sėmuri tė gjendet nėn kujdesin e plotė dhe mė pas tė ndėrhyhet me operacion tė shpejtė. Madje edhe kėto metoda nuk japin rezultate, pėrveē rasteve tė rralla. Mjekėt gjithashtu kėshillojnė pėr zvogėlimin e sasisė sė sheqerit dhe tė kolesterolit nė ushqimin e atyre tė sėmurėve, madje edhe kjo nuk bėn dobi nė kėto situata. Cili ėshtė ilaēi sa u pėrket atyre tė cilėt nuk e dinė gjendjen e tyre dhe nuk supozojnė se vdekja e papritur mund tu vijė pa paralajmėrim? Mjekėsia deri mė sot ka dėshtuar tė parashikojė rastet e tyre, por a thua i ka lėnė i Dėrguari i mėshirės, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, apo u ka pėrshkruar atyre ilaēin?
__________________
"O biri Ademit! Ti nuk je asgje tjeter vetem se nje grumbull ditesh.Me kalimin e nje dite,kalon edhe nje pjese e jotja"
|