Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 04-05-09, 09:40   #1
~AnnA~
The End !
 
Avatari i ~AnnA~
 
Anėtarėsuar: 11-11-08
Vendndodhja: atje ku ndjehem e huaj...
Postime: 7,509
~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Deformime te shumta ne Gjuhen Shqipe

Kėto vitet e tranzicionit gjuha shqipe ka pėsuar deformime tė llojllojshme. Njė “kontribut” nė kėtė drejtim kanė dhėnė dhe japin shumė politikanė, qeveritarė e gazetarė tė medias sė shkruar dhe elektronike, qė nuk kanė kulturė tė mjaftueshme gjuhėsore, pėr tė mos folur pėr pamjaftueshmėri tė kulturės sė pėrgjithshme. Nė kėtė artikull do tė mundohemi qė me anė tė ca shembujve tė thjeshtė, tė tregojmė disa nga llojet e deformimeve qė hasen mė shpesh.
Njė nga deformimet mė tė rėndomta ėshtė pėrdorimi pa nevojė e madje, disa herė edhe nė mėnyrė tė gabuar, i njė numri tė madh fjalėsh tė huaja, tė tilla si “implementim” (nė vend tė “zbatim”, “futje”, “vėnie nė jetė”), “impakt” (nė vend tė “ndikim”), “surprizohem” (nė vend tė “befasohem”), “konsideroj” (nė vend tė “marr parasysh”; p.sh.: “e konsideroj kėtė fakt”, nė vend tė “e marr parasysh kėtė fakt”), “anunēoj” nė vend tė “njoftoj” (”lajmėroj”, “kumtoj”, “shpall”, sipas rastit), “impresion” nė vend tė “pėrshtypje” (”mbresė”), “previzion” nė vend tė “parashikim”, “dipendohet” nė vend tė “varet”, “resurse” nė vend tė “burime”, “trend” nė vend tė “prirje” (p.sh.: prirjet e zhvillimit tė vendit), “tė detajshme” nė vend tė “tė hollėsishme”, “nė mėnyrė frekuente” nė vend tė “shpesh” (”shpeshherė”), “agravim” nė vend tė “rėndim” (i gjendjes, sėmundjes) etj. etj. Madje disa herė renditen njėra pas tjetrės nė tė njėjtėn fjali fjala shqipe me tė huajėn pėrgjegjėse; p.sh. thuhet “njė ndikim dhe njė influencė”, apo “njė pėrvojė dhe njė eksperiencė” etj.
Disa fjalė tė huaja qė kanė hyrė nė gjuhėn shqipe shqiptohen gabim. P.sh. thuhet “martenitet” nė vend tė “maternitet” (amėsi, lindje, shtėpi lindjeje), “infakt” apo “infrakt” nė vend tė “infarkt” (mbyllje e enėve tė gjakut), “boljer” apo edhe “buljer” nė vend tė “boiler” (zierės apo ngrohės uji), “andresė” nė vend tė “adresė”, “ventratė” nė vend tė “vetratė” (”xhamllėk”), “prespektivė” nė vend tė “perspektivė” etj.
Disa fjalė qė kanė hyrė nė gjuhėn shqipe dhe qė kanė njė g tė ndjekur nga njė e ose i, gabimisht shkruhen me xh ose me g, nė vend qė tė shkruhen me gj, sipas shqipes standarde. Kėshtu shkruhet “dixhital” nė vend tė “digjital” (shifror), “axhenda” nė vend tė “agjenda” dhe “gen” nė vend tė “gjen”, kur shkenca pėrkatėse shkruhet “gjenetika”.
Ndonjė fjalė e huaj pėrkthehet edhe gabim. Kėshtu, fjala angleze “approach” shpesh pėrkthehet “pėrqasje”, qė do tė thotė “krahasim”, nė vend tė “qasje”, qė nė kuptimin kryesor do tė thotė “mėnyra si bėhet diēka; nga kapet diēka pėr ta bėrė a pėr ta zgjidhur”. Disa herė fjala “avantazh” nė vend qė tė shqipėrohet “epėrsi”, pėrkthehet gabimisht “pėrparėsi” (qė ėshtė sinonim i “prioritet”-it).
Njė deformim tjetėr ėshtė pėrdorimi i njė fjale nė vend tė njė tjetre, me kuptim tė afėrt, por jo tė njėjtė. Kėshtu, dėgjojmė kėto kohėt e fundit tė thuhet e tė shkruhet qė “u inaugurua” (nė vend tė “u pėrurua”) busti i nėnė Terezės apo ai i Lasgush Poradecit, kur ato janė shtatore (statuja). Ndodh edhe mė keq, kur nė njė artikull gazete pėrdoren tė dy termat pėr tė njėjtin objekt skulpturor. Po t’u referohemi fjalorėve, busti ėshtė njė skulpturė qė paraqet pjesėn e sipėrme tė trupit tė njeriut qė nga mesi e lart ose kokėn dhe njė pjesė tė kraharorit dhe jo tė gjithė trupin, si shtatorja. Njė gabim i tė njėjtit lloj bėhet nė disa reklama televizive, kur flitet pėr lavaman (duarlarėse) dhe paraqitet lavapjatė (pjatalarėse).
Shumė njerėz ngatėrrojnė fjalė tė afėrta nga ana fonetike, por krejtėsisht tė ndryshme nga ana kuptimore, si: adaptoj (pėrshtat) dhe adoptoj (1. birėsoj; 2. pranoj; p.sh., njė rezolutė, njė vendim etj.); stimuloj (nxit) dhe simuloj (shtirem); mėshiroj (ndjej mėshirė pėr dikė, i fal gabimin) dhe mishėroj (shpreh diēka nė trajtė konkrete, e trupėzoj: p.sh. mishėroj nė art njė ide); mostėr (gjedhe; p.sh.: mostėr gjaku, dheu, minerali, stofi etj.) dhe monstėr (pėrbindėsh); njėsoj (bashkoj nė njė tė vetme, unifikoj) dhe njehsoj (llogarit, bėj veprime me numra); afroj (e ēoj mė afėr, mė pranė) dhe ofroj (bėj ofertė, propozoj; p.sh. ofroj njė ēmim, njė mundėsi etj. dhe jo afroj…); klimatike (qė ka tė bėjė me klimėn; p.sh.: kushtet klimatike) dhe klimaterike (qė ka klimė tė mirė pėr shėndetin; p.sh.: vend klimaterik apo qendėr klimaterike), “pėrshkoj” (kaloj nga njėra anė nė tjetrėn etj.) dhe “pėrshkruaj” ( paraqit me shkrim a me gojė tipare, dukuri a rrethana tė ndryshme) etj. etj.
Pėr shkak tė gabimeve tė tilla, disa herė bėhen pėrkthime tė gabuara tė disa fjalėve tė ndonjė gjuhe tė huaj. P.sh., nė italisht karboni si element quhet carbonio, kurse qymyri carbone. Duke i ngatėrruar kėto dy fjalė, rėndom dėgjojmė nė emisionet e lajmeve qė tė thuhet “minierė karboni”, nė vend tė “minierė qymyri”.

Vazhdon.....


__________________
Ø°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ °ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ°ŗ©©ŗ
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te ēmuar..........
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …~ A n n A ~…
ؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"°
~AnnA~ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 01:49.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.