Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 25-05-09, 19:08   #1
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Thumbs down Skandali, Berisha dhuratė Greqisė 225 km2 nė Jon

Skandali, Berisha dhuratė Greqisė 225 km2 nė Jon

Publikuar mė 29 prill, 2009 nė orėn 11:21

Specialistėt e topografisė zbardhin zgjerimin e territorit grek pranė brigjeve shqiptare. Qeveria shqiptare i ka dhuruar Greqisė rreth 225 km2 sipėrfaqe ujore dhe grekėt afrohen 11 kilometra drejt Karaburunit. Faktet e reja qė boton sot “Gazeta Shqiptare” rrėzojnė totalisht pretendimet e djeshme tė Ministrisė sė Jashtme dhe asaj tė Mbrojtjes.

DOKUMENTI I MARREVESHJES



TIRANE, 29.04.2009

Shqipėria ėshtė trajtuar si njė plaēkė lufte nė marrėveshjen qė qeveria Berisha nėnshkroi me Greqinė dy ditė mė parė. Shteti ynė, jo vetėm qė ėshtė tkurrur nė kufijtė e tij detarė nė jug tė vendit, por ka humbur edhe pozitat e tij tė dikurshme nė det, tė cilat kanė qenė tepėr strategjike nė raport me Greqinė. Dėshmi e kėtij pretendimi ėshtė pikėrisht vija e re e kufirit detar e pėrcaktuar nga kjo marrėveshje, qė rezulton totalisht nė shkelje tė hapur tė parimit tė baraslargėsisė sė kėtij kufiri mes dy shteteve. Ėshtė pikėrisht ky parim, tė cilin kjo marrėveshje pretendon se respekton nė nenin 1 tė saj, ku shprehimisht thuhet se: “Kufiri detar ndėrmjet Republikės sė Shqipėrisė dhe Republikės sė Greqisė do tė caktohet nė pėrputhje me parimin e baraslargėsisė. Nė mėnyrė mė specifike, vija e delimitimit do tė jetė vija e mesme, ēdo pikė e sė cilės ėshtė e baraslarguar nga pikat mė tė afėrta tė vijės bazė (si kontinentale ashtu edhe ishullore), nga e cila matet gjerėsia e ujėrave territoriale detare”. Por, nė fakt, nuk rezulton kėshtu.

Me ndihmėn e njė eksperti topograf, “Gazeta Shqiptare” boton sot faktet qė vėrtetojnė kėtė konkluzion. Nė bazė tė marrėveshjes, ndarja e ujėrave territoriale Shqipėri-Greqi ėshtė pėrcaktuar tanimė nė bazė tė 150 koordinatave tė reja, cka do tė thotė se qeveria shqiptare i ka dhuruar Greqisė rreth 225 km2 sipėrfaqe ujore . Me ndihmėn e ekspertit, “Gazeta Shqiptare” ka kryer disa matje nė hartė mbėshtetur mbi kėto koordinata. Konkretisht, rezulton se pika 30 me koordinata (39° 42' 07.20" V / 19° 57' 33.70" L) ėshtė larg nga Kepi i Stillos (Shqipėri), nė distancėn 2.4 km dhe nga Korfuzi (Greqi), me distancėn 9.6 km. Gjithashtu, pika 100 me koordinata (39° 54' 14.75" V / 19° 47' 07.07" L) ėshtė larg nga Kepi i Qefalit (Shqipėri) nė distancėn prej 11 km, kurse nga ishulli i Erikuzės (Greqi) nė distancėn prej 15.6 km. Kurse, pika 125 me koordinata (40° 01' 24.19" V / 19° 33' 53.35" L) ėshtė larg nga Dhėrmiu (Shqipėri) nė distancėn 14.8 km, ndėrsa nga ishulli i Otonit (Greqi) 22 km. Pra, shihet qartė se parimi i baraslargėsisė sė vijės sė kufirit mes dy shteteve tona nuk respektohet. Dhe, ajo ēka vlen tė theksohet ėshtė se ky parim ėshtė shkelur nė tė gjithė vijėn kufitare, nga pika 1 deri nė atė me numėr 150.

Faktet e reja qė boton sot “Gazeta Shqiptare” rrėzojnė totalisht pretendimet e djeshme tė Ministrisė sonė tė Jashtme dhe asaj tė Mbrojtjes. Nė njė njoftim tė pėrbashkėt tė kėtyre dy institucioneve, tė shpėrndarė dje pėr mediat thuhet shprehimisht se: “Nė procesin e negocimit tė kėsaj marrėveshjeje tė rėndėsishme, matjet janė bėrė me metodat shkencore mė tė avancuara dhe nga specialistėt mė tė mirė tė fushės. Siē ėshtė theksuar shprehimisht nė tekstin e marrėveshjes, 150 koordinatat e pėrcaktuara, tė cilat tė bashkuara nė njė vijė tė pandėrprerė caktojnė kufirin detar mes dy vendeve, janė absolutisht tė baraslarguara nga pikat mė tė dala tė kufirit tokėsor tė secilit vend”.

http://www.albaniapress.com/lajme/87...2-ne-Jon-.html


Thellohet skandali, Deti iu fal Grekeve per naften

Dėrguar mė: 30/04/2009 - 10:42




Ministri i Jashtėm i viteve 2005-2007, Besnik Mustafaj, u shpreh dje se kėrkesėn e palės greke pėr pėrcaktimin e kufijve detarė e kishte gjetur nė tryezė. Sipas tij, gjatė kohės sė socialistėve, njė kompani e huaj kishte publikuar njė hartė pėr burimet detare tė gazit dhe naftės. Mustafaj thekson nė kėtė intervistė, se nė kėtė moment Greqisė i lindi e drejta tė kėrkonte pėrcaktimin e kufijve pėr tė parė nėse pikat qė kishte pėrcaktuar kompania pėr tė nxjerrė naftė e gaz binin mbi ujėrat e saj. Ai nuk e konsideron si mungesė transparence hartimin dhe miratimin e marrėveshjes sė nėnshkruar mes Shqipėrisė dhe Greqisė pėr pėrcaktimin e kufijve detarė.

Zoti Mustafaj, gjatė kohės qė ishit ministėr i Jashtėm, a keni pasur dijeni pėr realizimin e marrėveshjes mes Greqisė dhe Shqipėrisė pėr pėrcaktimin e kufijve detarė?

Kur jam bėrė ministėr i Jashtėm, unė kam gjetur njė kėrkesė tė qeverisė greke pėr pėrcaktimin e kufijve. Nė fund tė mandatit tė socialistėve, njė kompani e huaj pėr kėrkimin e gazit kishte kėrkuar tė bėnte kėto kėrkime nė ujėrat tona. Pasi realizoi studimin, ajo publikoi njė hartė se ku do tė kėrkohej gazi dhe nafta. Nė kėtė moment, pala greke kėrkoi qė para se kompania tė fillonte punėn, tė bėhej njė marrėveshje pėr kufijtė detarė, nė mėnyrė qė kompania e kėrkimit e gazit dhe e naftės tė respektojė kufijtė detarė tė dy vendeve.

Pra, ju thoni se e gjetėt aty kėrkesė. Por, gjatė kohės qė ishit ministėr i Jashtėm, a filloi puna pėr kėtė marrėveshje?

Unė e gjeta aty kėrkesėn. Mua mė duket njė kėrkesė e natyrshme e palės greke, dhe ne s’ishim kundėr marrėveshjes. Por, gjatė kohės qė kam qenė unė ministėr i Jashtėm, qė nga 2005 e deri nė prill tė 2007, nuk u bė asgjė. Nuk u ngritėn as grupet e punės, apo tė fillonin negociatat pėr njė marrėveshje tė tillė.

Po, si e konsideroni ju kėtė marrėveshje?

Mė duhet ta studioj dhe tė konsultohem pėr tė dhėnė njė mendim nė lidhje me marrėveshjen nė fjalė. Por, unė mendoj se marrėveshje tė tilla nuk duan shumė kohė tė realizohen, ata mund tė hartohen edhe brenda pak javėve. Por, unė nuk kam tendencė tė besoj se janė bėrė lėshime. Marrėveshja do tė bėhet e njohur, por nė periudhėn qė negociohet nuk bėhet nė pazar ky proces, pasi fjalėn e kanė teknicienėt dhe ekspertėt e marinės. Unė nuk kam ndonjė vėrejtje tė madhe pėr mungesė transparente. Do tė vijė momenti qė marrėveshja do t’i nėnshtrohet diskutimit nė Kuvend dhe do tė shihet me kujdes. Tani nuk ėshtė radha ime qė tė flas si anėtar i Parlamentit. Unė nuk e kam kėrkuar qė ta kem tekstin e kėsaj marrėveshjeje, se po ta kėrkoja, do ta merrja. Duke pasur specifikat e mira si ish-ministėr i Jashtėm, mund ta merrja kėtė marrėveshje.

http://balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=58379



Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 06:18.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.