Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 30-05-09, 23:20   #1
Maxi
Aktiv
 
Avatari i Maxi
 
Anėtarėsuar: 21-06-08
Postime: 139
Maxi e ka pezulluar reputacionin
Gabim Edukata seksuale nė Islam

Falenderimet mė tė sinqerta i pėrkasin Zotit tė madhėruar, paqja dhe mėshira e Tij qofshin mbi profetit Muhamed a.s, shokėt dhe tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij.
Nė kėtė temė, do tė fokusohemi mbi njė ēėshtje tejet tė rėndėsishme qė i pėrket edukimit tė fėmijėve, madje edhe edukimit tė secilit prej nesh. Nė kėtė temė, do tė flasim mbi kulturėn dhe edukatėn seksuale.
Unė jam i ndėrgjegjshėm qė njė dosje e tillė, zakonisht rrethohet nga barriera tė kuqe dhe vetėm rrallė herė ajo hapet nga mediat vizive dhe tė shkruara.
Mendoj se kjo ndodh pėr shkak tė edukatės qė kemi marrė qė nė vegjėli, edukatė tė cilėn disa e etiketojnė si kultura e turpit. Gjė e cila tė bėn tė kuptosh qė ēėshtjet seksuale nuk ka pėrse tė hapen dhe tė diskutohen nė publik.
Por, nė kohėn qė jetojmė, me zhvillimin teknologjik dhe pėrhapjen e mjeteve tė telekomunikacionit, njė ēėshtje e tillė ka marrė pėrmasa tė frikshme.
Duke qenė pėrballė njė realiteti tė tillė, ne menduam qė t’a hapim njė dosje tė tillė dhe t’a shtjellojmė nėn hijen e parimeve fetare dhe morale.
Pėrsa i pėrket ēėshtjeve dhe edukatės seksuale, njerėzit kategorizohen nė tre grupe:
1 – Nė grupin e parė bėjnė pjesė konservatorėt. Njerėzit qė i pėrkasin kėtij grupi, janė atė qė nė fakt dėshirojnė tė trajtohen tema tė tilla, madje tė trajtohen nė mėnyrė tė hollėsishme, por duke pėrdorur shprehje jo tė drejtpėrdrejta. Ky grup, nuk e parapėlqejnė ēiltėrsinė dhe tė shprehurit me terma tė drejtpėrdrejtė nė kėtė fushė.
2 – Nė grupin e dytė bėjnė pjesė ata qė i refuzojnė kategorikisht tema dhe ēėshtje tė tilla. Ata e konsiderojnė gabim trajtimin e kėtyre ēėshtjeve, sidomos nga mediat vizive, tė cilat ndiqen nga njė numėr i madh teleshikuesish tė moshave tė ndryshme. Kėta njerėz, mendojnė se temat mbi edukatėn seksuale nuk duhen tė bėhen objekt diskutimi dhe shtjellimi sidomos nga mediat vizive. Sipas tyre, njerėzit qė kanė nevojė tė pyesin ose t’i shtojnė njohuritė e tyre nė kėtė fushė, duhet t’a bėjnė duke u kontaktuar me ekspertė ose dijetarė. Njė kulturė dhe edukatė e tillė, nuk ka pėrse tė pėrhapet tek shtresat e gjera.
3 – Kurse nė grupin e tretė bėjnė pjesė pėrkrahėsit e sensibilizimit tė masave me edukatėn seksuale. Madje, kėta e pėrkrahin edhe idenė e trajtimit tė ēėshtjeve seksuale nė formė plotėsisht tė hapur me gjithė guximin dhe kurajon e duhur. Duke qenė se po pėrjetojmė fushata tė shumta degjenerimi sidomos tė rinisė, ne kemi nevojė qė kulturėn seksuale t’a pėrhapim nė ēdo shtėpi.
Duke qenė se unė po e hap njė dosje tė tillė, jam i ndėrgjegjshėm qė do tė bėhem objekt sulmesh dhe kritikash nga tė tre grupet e mėsipėrme. Konservatorėt e grupit tė parė do tė vėrejnė ndonjėherė ēiltėrisinė dhe shprehje tė drejtpėrdrejta, gjė e cila nuk do i pėlqejė.
Grupi i dytė e shohin kėtė temė si si shkelje tė vijave tė kuqe. Ndėrkohė qė pėrkrahėsit, do tė vėrejnė njėfarė ndrojtjeje dhe rezerve nė disa pika, gjė qė nuk i pėrshtatet formimit dhe aspiratave tė tij. Ai do tė dėshironte qė trajtimi i temave tė tilla tė bėhej mė me kurajė dhe mė i drejtpėrdrejtė.
Me qėllim qė unė tė ndjek njė rrugė tė mesme, unė do i pėrmbahem traditės sė profetit Muhamed a.s.
Kushdo qė lexon Kuranin, traditėn profetike dhe ēėshtjet e jurisprudencės islame, do tė gjejė qė edukata dhe kultura seksuale zėnė njė pjesė tė rėndėsishme. Profeti Muhamed a.s nuk e ka konsideruar tė turpshme diskutimin dhe trajtimin e ēėshtjeve tė tilla, pėrderisa ēėshtje tė tilla shihen si mundėsi e shtimit tė njohurive dhe arsimimit.
Shpesh herė shoqėritė tona vuajnė nga sėmundja e turpit. Shumė njerėzve u vjen turp dhe zor qė tė pyesin mbi ēėshtje qė kanė tė bėjnė me jetėn e tyre seksuale. Unė nuk e quaj turp dhe ndrojtje diēka tė tillė, por e konsideroj si sėmundje. Ajo qė ma pėrforcon kėtė ide, ėshtė se po tė studiojmė tekstet e Kuranit dhe sidomos hadithet e Profetit a.s, do tė gjejmė qė Profeti a.s e konsideronte turpin si njė vlerė, megjithatė ai fliste dhe i trajtonte problemet dhe ēėshtjet seksuale.
Tregon Ebu Hurejre, se Profeti a.s kaloi pranė njė banori tė Medines, i cili ishte duke e kėshilluar tė vėllanė mbi ndjenjėn e turpit, tė cilėn ai e kishte tė theksuar.
Profeti a.s ndėrhyri dhe i tha:”Lėre, pasi turpi ėshtė pjesė e besimit.”
Pyetja qė lind ėshtė:”Nėse ne flasim mbi edukatėn seksuale, mos vallė po bėjmė njė veprim tė pahijshėm dhe tė turpshėm?”
Njė pyetje tė tillė i pėrgjigjet vetė i dėrguari i Zotit a.s.
Tregon Thabit El-inanij:”Ndodhesha tek Enesi, pėrbri tė cilit ishte ulur vajza e tij. Enesi mė tregoi se njė grua kishte vajtur tek i dėrguari i Zotit a.s dhe i kishte propozuar pėr martesė. Ajo iu drejtua Profetit a.s me fjalėt:”O i dėrguar i Zotit, a ke nevojė pėr mua?” Me kėtė shprehje, ajo i propozonte tė martohej me tė. Diēka e tillė, konsiderohet dhe hyn tek edukata seksuale.
Vajza e Enesit, qė e dėgjonte kėtė ndėrhyri dhe tha:”Sa e paturshpshme paska qenė kjo grua! Ah ēfarė paturpėsie!”
Babai i saj, Enesi i tha:”Ajo grua ėshtė mė e mirė se ti. Ajo deshi tė martohej me Profetin a.s dhe i propozoi pėr kėtė.”
Kėshtu, shohim qė Enesi nuk e shikon si diēka tė turpshme dhe tė pahijshme, nėse njė grua i propozon njė burri pėr martesė. Kjo ishte edukata me tė cilėn ishin dukuar nė shkollėn e tė dėrguarit tė Zotit a.s.
Tregon Ali ibnu Ebi Talibi:”Kam vuajtur nga sekrecionet e shumta (tė penisit) dhe mė vinte turp dhe zor qė t’a pyes tė dėrguarin e Zotit a.s mbi kėtė problem.”
Nė kėtė rast, Aliut nuk i vinte zor dhe turp se do tė interesohej mbi diēka qė ka tė bėjė me seksin. Turpi kėtu ka tė bėjė me faktin se Profeti a.s ishte babai i bashkėshortes sė tij.
Nė njė transmetim tjetėr, Aliu thotė:” :”Kam vuajtur nga sekrecionet e shumta (tė penisit) dhe mė vinte turp dhe zor qė t’a pyes tė dėrguarin e Zotit a.s mbi kėtė problem, pėr shkak tė lidhjeve qė ai kishte me Fatimen. Kėshtu, e urdhėrova Mikdad ibnul Esved (shokun e tij) qė t’a pyesė Profetin a.s mbi kėtė ēėshtje. Profeti a.s iu pėrgjigj:”Nė rast sekrecionesh tė tilla, mjafton tė merret abdes i ri.” Kėtė e transmetojnė Buhariu dhe Muslimi.
Kėshtu, ne duhet t’a ndajmė turpin si vlerė nga turpi i sėmurė dhe ndrojtja e tepruar.

Vazhdon......


__________________
Koha vjen pėr atė qė din ta pres.
Maxi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 16:20.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.