Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 24-06-09, 16:02   #11
BACALOKU
 
Anėtarėsuar: 17-01-06
Postime: 285
BACALOKU e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: AAK padit Kryeministrin

Fundi i UĒK-sė?
Po e shoh se kam besuar mė shumė se qė duhet nė angazhimin dhe promovimin e profilit tė Astrit Salihut nė PDK, si dhe nė angazhimin e Blerim Shalės nė AAK. Kjo qė po ndodh tash paraqet diēka sikur njė plaēkitje tė madhe nė “Dhomėn e Meritave tė UĒK-sė”

Nga Mufail Limani mė 24.06.2009 nė ora 11:20
E shohim tė gjithė spektaklin PDK-AAK. Nė njėrėn anė e shohim AAK-nė tek e paraqet PDK-nė si njė organizatė kriminale, qė drejtohet nga struktura klandestine tė SHIK-ut, ndėrsa nė anėn tjetėr e pamė PDK-nė qė me pyetjet e shtruara nga Adem Grabovci, sugjeron se Haradinaj ėshtė diēka tjetėr dhe jo njė politikan.

Cila ėshtė e vėrteta? Madje, a ėshtė e vėrteta fare e rėndėsishme nė kėtė poterė? Dhe, ēfarė mbetet nga kėto akuza tė ndėrsjella, monstruoze?

Ajo qė besoj se shefat e kėtyre dy partive do tė duhej tė mbanin mend, vjen nga njė reagim i njė lexuesi tė Expressit, qė thoshte, me pak humor ndoshta, se nė tė vėrtet janė tė dyja palėt nė tė drejtėn e tyre!

Dua tė them se ėshtė krejt normale qė publiku kosovar ta memorizojė kėtė ngjarje ashtu sikur i sheh gjėrat ai qė papritur has nė njė sherr kafeneshė, ku fluturojnė sharjet, shishet dhe karrikat.

Por, pasi qė kėto gjėra qė i thonė PDK dhe AAK nė Kosovė asnjėherė nuk pėrfundojnė nė gjykata, duke mbetur kėshtu si “ēėshje politike”, ėshtė njė pėrpjekje krejt e kotė tė presėsh nga publiku ordiner qė ta bėjė rolin e policit ose tė gjykatėsit.

Shkurt, ajo qė ėshtė njė rezultat i pritshėm politik i gjithė kėsaj nuk mund tė jetė shumė larg iritimit tė pėrgjithshėm tė publikut kosovar me tė dyja partitė.

Natyrisht qė, nė njė kontekst tė thjeshtė elektoral, duket krejt e qartė se pėrfitimi bazik nga sherri midis PDK-sė dhe AAK-sė, shkon nė adresė tė LDK-sė dhe partive tė tjera simotra.

Por, a ėshtė kjo shumė e rėndėsishme? Dhe, a ėshtė e rastit qė as PDK e as AAK tani nuk kujdesen shumė qė tė mos e frikėsojnė elektoratin?

Pėr mua, kjo indiferencė ka njė shpjegim. Duke qenė se pushtetet dhe qeveritė ende nuk pėrcaktohen drejtpėrdrejt nga elektorati, por kryesisht nga derivatet abstrakte matematikore, duket se partitė tona dalėngadalė kanė nisur ta humbin interesin pėr perceptimet e pėrgjithshme tė elektoratit.

Natyrisht, nėse publiku nuk vendos, pse duhet qė kushdo tė brengoset pėr imazhin publik?

Llogaria e tyre thotė se nėse arrijnė ta mbajnė elktoratin e tashėm, qė e konsiderojnė si xhematė besnik, ato as qė kanė nevojė mė qė tė insistojnė nė rolin e “djemvė tė mirė”.

Me po kaq vota sa i kanė sot, ato mund tė vazhdojnė tė krijojnė e drejtojnė qeveri, ndėrsa krejt ēfarė u duhet extra, ėshtė mbėshtetja nga Ambasada Amerikane dhe nga kreu i LDK-sė.

E dimė se kjo matematikė politike ende ruan nė vete rrethanat e Kosovės sė verės dhe vjeshtės sė vitit 1999, atėherė kur nuk ishim tė sigurtė nėse do tė nis njė luftė e re, lufta pėr pushtet.

E dimė se sistemi zgjedhor ēfarė e kemi dhe, rrjedhimisht matematika jonė post-elektorale, e kanė njė tė mirė thelbėsore: ato tė gjitha thonė se nuk ia vlen tė vdesėsh ose tė vrasėsh pėr vota, sepse gjithnjė ka mė shumė se njė rrugė tė vetme se si mund tė merret ose tė mbahet pushteti.

A ėshtė kjo Demokracia ēfarė e duam? Jo. Por, ėshtė, megjithatė, njė fillim i saj.

Kosova e sotme politike po jeton epokėn e saj “parahistorike”, ku miqtė ndėrkombėtar kujdesen qė elektorati tė mbahet i sigurtė nga pretendentėt agresivė qė vazhdojnė ta shohin veten si “sektė ekskulzive avangarde” dhe jo si tė njerėz tė mandatuar nga populli.

Dua tė them se kjo qė po ndodh tash midis Hashim Thacit dhe Ramush Haradinajt paraqet diēka sikur njė plaēkitje tė madhe nė “Dhomėn e Meritave tė UĒK-sė”, duke komprometuar thuajse gjithēka qė mund tė komprometohej nga ajo trashėgimi e ndritshme.

E dimė se mund fare lehtė tė thuhet: Ok, por Kosova ka edhe trashėgimi tjetėr. Qė nuk ka tė bėjė thuajse aspak me UĒK-nė. Se, pėr mė shumė, ndoshta ėshtė pikėrisht tash koha qė tė shpallet fundi i UĒK-sė, duke vendosur si absolute vlerat civile tė demokracisė. Qė partitė e themeluara e tė drejtuara nga qytetarėt e rėndomtė, tė jenė udhėrrefyese pėr historinė e ardhshme evopiane tė vendit.

Por, pėrderisa e dimė se “alternativa civile” e ka perblem tė kėndellet pas debaklit tė LDK -sė dhe tė ORA-s, nė duhet tė vazhdojmė tė llogarisim me atė qė realisht kemi, dhe jo me atė qė dikush mund ta ketė menduar ose dėshiruar.

Pėr vete, po e shoh se kam besuar mė shumė se qė duhet nė angazhimin dhe promovimin e profilit tė Astrit Salihut nė PDK, si dhe nė angazhimin e Blerim Shalės nė AAK, duke shpresuar se ata, me gjithė dallimet e tyre, do tė arrijnė tė gjejnė mbėshtetje reale nė mėnyrė qė kėto dy parti ta orientojnė energjinė dhe fuqinė e tyre politike nė projektin madhor tė Kosovės evropiane.
BACALOKU Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 09:25.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.