Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Arena Ndėrkombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Arena Ndėrkombėtare Ngjarjet mė tė reja nga skena politike ndėrkombėtare. Analiza, komente, materiale nga shtypi boteror. Ngjarje historike e kulturore ndėrkombėtare. Superfuqitė, Aleancat, Luftrat, Traktatet e paqes etj.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 05-07-09, 02:01   #11
Uragani_99
 
Anėtarėsuar: 17-02-09
Vendndodhja: Ne Oceanus Procellarum
Postime: 202
Uragani_99 e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: irani me raketė berthamore deri ne 2000 kilometra

Duhet te jemi te disiplinuar ne ket Forum dhe te kemi respekt per njeri tjetrin pavaresisht dallimeve ne mendime .Jemi njerez , shqiptare ,vellezer te gjakut dhe nuk na ka "hije " ta ngacmojme , ofendojme njeri tjetrin deri ne ekstrem, pse nuk pajtohemi ne mendime .Ky fenomen eshte i pa pranuar.Ketu ne ket Forum ,ne kohen e fundit,po hasi te lexoj shume here kundershtime ,me nje gjuhe jo te zgjedhur ndaj te nderuarit z.Lirikut.Perse valle i behet kjo nga disa ?Une besoj se juve qe e kundershtoni ,deri ne ofendim, ,jam i bindur se nuk e njifni historin e ketij burri fare , por as nga c'far familje rrjedh .Pa keqkuptim , nuk kam qellim qe ta mbroj z.Lirik ,assesi,se ai mbrohet vete ,posedon aftesi mendore te mjaftura per te ju kundervene secilit me argumente dhe fakte te pamohuara.Ju lutem, komentet e tija kerkojne lexim te ngadalshem dhe elaborim te sincert .Une mendoj se e drejte e cdo kuajt eshte me u shprehe i lire ,pa ndonje diktat.Nuk duhet te vazhdohet dhe te sulmohet z.Liriku pa nevoje ,nuk duhet te jete objektiv i juaji ( juve qe e sulmoni pa nevoje) ,vetem kundershtimi.Ai me sa e kuptoj dallon nga juve,nuk ka objektiv fyrjen dhe grindjen ,vetem pse nuk shkruani sipas orekseve te tija,perkundrazi,disa po beni ofendim ndaj tij pse ai nuk shkruan sipas qejfit te juaj .Se pakut ashtu po e kuptoj. Veprimi i keq eshte shum i shemtuar.Nuk duhet ushqyer me urrejtje ndaj askuajt,e ne vecanti ndaj nje njeriu sic eshte z.poeti Lirik, i cili qysh ne lulen e rinise u burgos dhe perjetoj tog mizorish ne burgjet me famkeqe te ish Jugosllavise.Ky njeri duhet te ket respekt,pavaresisht.Shum gjera qe thuhen ketu per z.poetin LIrikun jane ireale,dicka te mjera,deshtake,por edhe qesharake.Per hire te realitetit dua te potencoj vetem dicka ,sepse e njohe mire zoteriun por edhe familjen e tije.Me besoni qe ky njeri mua nuk me njeh fare ,por nuk me njeh as familja e tij.Jetoj shume me larg nga vendi ku jeton z.Liriku ,por kam njohuri per veprimet patriotike te tija qysh se kur eshte burgosur .Per hire te realitetit dua te potencoj vetem dicka c'ndodhte pas vitit 1981,pas demonstratave te pergjitheshme popullore te asaj kohe.Si behej jeta tek shumica e popullit ne Kosove.Si kalonin ata qe nuk ishin te implikuar ne politike dhe ata qe ishin te implikuar ne politike ,kundershtaret e ish sistemit jugosllav.Ata qe nuk ishin te implikuar festonin festat ne ish Jugossllavi si :festa e Bajramit ,benin dasma dhe ahengje tjera,leviznin te lire ,ndersa familja e ketij patrioti qante( si dhe shum familje tjera patriotike).Nena ,babai ,vellezerit dhe motrat e tija qendronin te stepura ,pa goje cdohere, ne vaj, per djalin ,vellaun e tyre qe si i ri u burgos ( nuk e kam ne memorje te sakt moshen) dhe trupi i tij kalbej ne Goli Otok ,Dubrave te Zagrebit apo Stara Gradishka e Idrizove te Shkupit.Familja e tij ,ishte e izoluar ne ate kohe ,e vrojtuar,e percjellur, nate dhe dite,askush nuk guxonte te ja shkel pragun e shtepise ,ndoshta as te afermit e tij ( te afermit e benin nga frika jo se kishin deshire ),ishte i bojkotuar nga vet shqiptaret,sipas te ashtuquajtures "Platforma e Kosoves per diferencim ideopolitik" qe udheheqja Kosovare e asaj kohe e zbatonte me perpikmeri ndaj popullit te vet te mjere..Nuk eshte njerezore te ofendohet dhe shantazhohet vetem pse zoteriu tenton te mbroj realitetin dhe drejtesin .Mos i jepni vetes te drejte te implikoheni ne gjera pa pasur nevoje ,mos u beni aq naiv te trilloni apo shpifni gjera te shemtuara dhe te orvateni qe sa me shume t'i mbroni te pavertetat.Deklarimet e disave per dhe kunder z.Lirik jane te pavendshme.Keni hasur ne keqkuptime me sa e shoh ne qeshtjen fetare .Zoteriu nuk mohon fene ,jo ore,por tregon per marifetlleqet e pista qe ndodhin dhe po behen ne emer te fese ,gjithnje duke e keqperdore fene .Nuk eshte kundershtar i fese islame ,perkundrazi e respekton fene. Kush i ka lexuar me vemendje komentet e tija do te kuptoj esencen se c'far ka thene .Mendimi i tij me teper lidhet dhe i gjason thenjes se shkrimtarit te njohur Petro Marko.Shkrimtari i njohur Petro Marko shkruan: citoj"Identitetin e vet shqiptari nuk e ka mbeshtetur edhe aq te feja sesa te gjuha,historia,origjina dhe humusi kulturor i perbashket.Ndaj edhe mes bashkesive fetare s'ka pasur probleme madhore.Prandaj edhe shqiperia nuk munde te quhet vend mysliman as ortodoks ,as katolik.Eshte Shqiperi" fund i citatit.Kjo vlen edhe per Kosoven sic vlen per Shqiperine.Zoteri Liriku ka te drejte qe frikohet nga perqarja fetare e shqiptareve dhe perqarja fetare vertet na kushton shtrejt,kjo eshte frika e tij,o te nderuar .Ka sakrifikuar per Kosoven por jo per nje Kosove c'far e kemi sot ,te deshtuar fund e krye,me hajni,korrupcion,kriminalitet,uzurpime e tj etj.Per fund dua te ju pershendes te gjtiheve .E dije se do me kundershtonie pranoj kundershtimin dhe kritiken dhe ju falenderoj per ate .Me kurseni nga sharjet ju lutem.Pershendetje ......Me nderime Uragani_99

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Uragani_99 : 05-07-09 nė 02:08
Uragani_99 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:31.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.