Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 07-07-09, 15:51   #1
Tomori
 
Anėtarėsuar: 22-06-04
Postime: 11,663
Tomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėm
Gabim Historitė E 59 Ministrave Tė Rendit Nė Shqipėri Nė Njė Libėr

HISTORITĖ E 59 MINISTRAVE TĖ RENDIT NĖ SHQIPĖRI NĖ NJĖ LIBĖR

Intervistoi: Armand jonuzi

Pėr herė tė parė njė kuadėr policie bėn historinė e Ministrisė sė Brendshme. Hilė Lushaku, njė nga drejtuesit mė tė mirė tė uniformave blu, sjell sė shpejti pėr lexuesin njė nga pjesėt mė tė rėndėsishme tė historisė sė shtetit shqiptar, atė tė Ministrisė sė Brendshme. Janė 59 ministra qė kanė drejtuar kėtė institucion, dhe Hilė Lushaku na i sjellė nė njė vepėr xhevahir. Kush ishin ata qė drejtuan Ministrinė e Brendshme, periudha nė tė cilėn ata drejtuan, si dhe sekretet e 59 ministrave tė Brendshėm, qė nuk janė thėnė deri tani, janė nė librin e Hilė Lushakut, i cili do dalė sė shpejti nė tezgat e librarive. Nė njė intervistė pėr gazetėn "Tirana Observer", "profesor" Hila, siē e thėrrasin nė Ministrinė e Rendit, rrėfen historinė e librit tė tij tė ardhshėm. Si i lindi ideja pėr tė bėrė njė historik tė Ministrisė sė Brendshme, puna pesėvjeēare qė atij i ėshtė dashur tė mbledhė materialet, si edhe sekretet qė ai ka zbuluar gjatė gėrmimeve tė tij nė Arkivin e Shtetit dhe nė ato tė Ministrisė sė Brendshme.



TIRANA OBSERVER: Si lindi ideja pėr tė shkruar njė libėr pėr tė gjithė ministrat e Brendshėm?

HILĖ LUSHAKU: Rastėsia ndodhi kur unė isha duke kėrkuar nė Arkivin e Shtetit pėr tė gjetur listat e punonjėsve tė Ministrisė sė Brendshme tė rėnė nė vite, qė nga viti 1912 deri mė sot. Gjatė kėrkimeve tė mia, gjeta njė dokument tepėr interesant, tė nėnshkruar nga kryetari i Kėshillit tė Regjencės nė vitin 1944, zotėrinjtė e nderuar Mehdi Frashėri, Lef Nosi dhe Fuat Dibra, qė bėnte fjalė pėr miratimin e dėnimit me vdekje, dhėnė nga Gjykata Speciale dy punonjėsve tė administratės sė shtetit, pasi ata kishin pėrdhunuar njė vajzė tė re komuniste, nė kohėn e mbajtjes sė saj nė arrest nė postėn e Rrugės sė Kavajės. Dy personat e dėnuar me vdekje ishin komandanti i postės dhe hetuesi. Sipas dokumentit, ata ishin dėnuar me vdekje, pasi kishin ulur dinjitetin e shtetit. Para se tė mė binte nė dorė ky dokument, unė nuk kisha shumė informacion pėr Mehdi Frashėrin, dhe normalisht sipas atij informacioni qė ne kishim marrė gjatė regjimit komunist, ai dilte se ishte njė kolaboracionist, njė bashkėpunėtor i fashizmit, anėtar i qeverisė kuislinge. Por, pasi shfletova edhe disa materiale tė tjera pėr tė, zbulova se ai ishte njė njeri shumė i lartė, njė diplomat i niveleve ndėrkombėtare. Nga ky patriot mė lindi ideja pėr tė zbuluar se kush kishte qenė ministėr i Brendshėm nga viti 1939-1944. Nė atė listė ishin emra shumė tė njohur si Mustafa Kruja, Eqerem Libohoba, Kol Birakaj, Shefqet Vėrlaci, Maliq Bushati. Kjo mė shtyu akoma mė tepėr qė tė ndėrpresė atė linjė studimi qė kisha nisur dhe ju kushtova ministrave tė Brendshėm. Zbulimi fillon qė me datėn e krijimit tė Ministrisė. Gjithmonė mė ishte krijuar ideja se ajo ishte krijuar mė datėn 13 janar 1913, kur ishte themeluar edhe Policia e Shtetit. Por nga arkivat zbulova se ishte data 4 dhjetor 1912 dhe ministėr i parė ishte Mufid Libohova.

TIRANA OBSERVER: Sa kohė ju ėshtė dashur qė tė punoni pėr ta pėrfunduar kėtė studim?

HILĖ LUSHAKU: Libri im ėshtė njė punė pesėvjeēare qė unė kam bėrė, duke studiuar dokumente si nė Arkivin e Shtetit ashtu edhe nė arkivat e Ministrisė sė Brendshme, duke lexuar libra tė historianėve tė huaj apo duke mbledhur ēdo material qė mund tė ekzistonte pėr secilin nga ministrat e Brendshėm. Janė 59 ministra tė Brendshėm, por disa janė zgjedhur nga dy ose tri herė e deri te Kadri Hazbiu qė ka qenė pjesė e 13 kabineteve qeverie kur nė krye tė qeverisė ishte Mehmet Shehu.

TIRANA OBSERVER: Ēfarė zbuluat nga kėto dokumente?

HILĖ LUSHAKU: Gjatė studimit tim pesėvjeēar kam zbuluar se ministrat e Brendshėm tė vendit tonė nuk kanė qenė njerėz tė jashtėzakonshėm. Por edhe ata kanė pasur ato tė fshehtat e tyre. Nuk kam qėllim tė ndez polemika pa fund e pa vlerė, ndonėse dėshiroj shpirtėrisht qė kėtyre protagonistėve t‘u shkruhet e vėrteta. Arkivat mbajnė brenda vetes tė vėrtetat e pathėna tė tyre, tė panjohura apo tė vėrtetat e retushuara ose tė shtrembėruara, tė fshehura, tė harruara me (pa) dashje nė pluhurin e ligėsisė e keqdashjes. Do tė ndjehesha shumė i lumtur nėse nxiten shkencėtarėt e fushės sė historiografisė apo ata tė letėrsisė qė tė gėrmojnė koren e sė keqes, tė hapin kapakėt e "mistereve" e tė zbardhin (shkruajnė) tė vėrtetat e njė epoke shumė tė afėrt, por tė pretenduar "e errėsuar". Le tė matemi, tė pėrmbahemi, t‘i lidhim e t‘i zgjidhim me kujdes fijet e ngatėrruara me tė cilėn "u torr" historia 95 vjeēare e shtetit tonė tė ri (kombit tonė), t‘i analizojmė e vlerėsojmė orekset e epshet e njerkės Evropė, pėrkundrejt qejfeve dhe ndjenjave tė saj. Le tė qartėsojmė (pa turbulluar) se ēfarė i shtyu bijtė e Shqipes, ministrat e Punėve tė Brendshme tė shtetit tė sapoformuar shqiptar tė anojnė herė nga njė anė e herė nga njė tjetėr. Por vlen pėr tė theksuar se njė pjesė e tyre kanė qenė tė arsimuar nė Perėndim, sidomos ata qė kanė qenė nė krye tė kėtij dikasteri nga viti 1912 deri nė viti 1944. Por edhe nė kėtė periudhė ka patur ministra qė nuk kanė patur arsimin pėrkatės, siē ėshtė rasti i Musa Jukės, ose shumė tė tjerė. Por kėta, ndonėse nuk kanė pasur arsimin pėrkatės, kanė patur bekgraund politik. Ėshtė pėr t‘u pėrmendur pėr shembull rasti i Zogut, i cili gjatė Shpalljes sė Pavarėsisė pėrfaqėsonte krahinėn e Matit dhe ishte vetėm 17 vjeē. Ai nuk e nėnshkroi dokumentin vetėm pėr shkak tė moshės sė mitur qė kishte, pasi nuk kishte mbushur 18 vjeē. Zogu madje ka hyrė nė historinė e Ministrisė sė Brendshme si ministri mė i ri nė moshė. Pasi ai ėshtė shpallur ministėr i Brendshėm nė moshėn 25 vjeēare.


__________________
USHTARI ATDHEUT
Jetoj e punoj per nji Shqipni te lire etnike
e demokratike, qe populli shqiptar me jetue
zot dhe krenar ne liri e lumtuni, ne
trojet e tona iliro-dardane.
LEKA I. MBRET I SHQIPTAREVE
Tomori Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 15:59.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.