Berisha: Tu themi po me ligj martesave homoseksuale
Shqipėria duket se do tė bėhet vendi i parė nė Ballkan qė do lejojė me ligj martesat homoseksuale.
Shqipėria duket se do tė bėhet vendi i parė nė Ballkan dhe ndoshta i katėrti nė Europė, qė do lejojė me ligj martesat homoseksuale. Nė mbledhjen e Kėshillit Ndėrministror tė Integrimit, jo pa shkaktuar tė qeshura tek ministrat e kabinetit, kreu i qeverisė Sali Berisha tha se projektligji qė e lejon kėtė lloj martese ka ardhur si propozim i shoqėrisė civile.
Vetė, i gatshėm pėr ti thėnė po kėtij ligji nė parlamentin e ri, Berisha tha se nė kėtė mėnyrė shoqėria shqiptare zhduk diskriminimin pėr kėtė pakicė njerėzish.
"Ky ligj ėshtė i sponsorizuar nga shoqėria civile. Pavarėsisht nga debatet qė mund tė ngjallė, diskriminimi ėshtė i papranueshėm. Kjo synon vendosjen mbi baza ligjore dhe jo diskriminuese e njė tė drejte tashmė tėrėsisht tė ligjėruar nė vendet europiane. Ky ligj duhet tė shqyrtohet me seriozitetin mė tė madh se ne vėrtet nuk i ndalojmė kėto martesa, por kėto nuk ndodhin." u shpreh Berisha.
Ndėrkohė rezulton qartė se vetėm tre vende nga 27 europiane, Holanda, Belgjika dhe Norvegjia e lanė tė ligjėruar martesėn homoseksuale. Njė pėrpjekje e njėjtė tek fqinji ynė Italia ka ngjallur reagimin e fortė tė Vatikanit.
Edhe nė Shqipėria ato qė do tė ngjallin reagim tė kundėrt do tė jenė padyshim institucionet fetare. Si Bibla dhe Kurani janė pėrdorur si argumente tė forta kundėr martesės homoseksuale nė botė. News24/BalkanWeb/ [/SIZE]
Dhurata e pare per popullin shqiptare pas zgjedhjeve!
Bravo , keni fituar nje... ne....!