Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 27-08-09, 22:09   #1
AlbaSoft
 
Avatari i AlbaSoft
 
Anėtarėsuar: 28-04-08
Postime: 1,743
AlbaSoft i pazėvėndėsueshėmAlbaSoft i pazėvėndėsueshėmAlbaSoft i pazėvėndėsueshėmAlbaSoft i pazėvėndėsueshėmAlbaSoft i pazėvėndėsueshėmAlbaSoft i pazėvėndėsueshėmAlbaSoft i pazėvėndėsueshėmAlbaSoft i pazėvėndėsueshėmAlbaSoft i pazėvėndėsueshėmAlbaSoft i pazėvėndėsueshėmAlbaSoft i pazėvėndėsueshėm
Gabim Virusi E1U2L4E4X

intervist me Albin Kurti

EULEX-i ėshtė mutacion i UNMIK-ut. Virusi qė dikur e patėm quajtur U1N2M4I4K, tash ėshtė bėrė E1U2L4E4X. Protokolli i paraljamėruar me Serbinė mbetet dėshmi e njė muatacioni tė tillė. Pėr kėtė, propozon ndėrprerejen e bashkpunimit me misionin e BE-sė. Njė ditė pas rrotullimit tė xhipave tė EULEX-it, lideri i Vetėvendosjes, Albin Kurti nė intervistė pėr Express paralajmėron edhe aksione tė tjera. Meqė, thotė se ende asgjė s’ka pėrfunduar.

Express: Pėrse nė protestėn e djeshme ju nuk ishit prezentė? Jemi mėsuar qė juve t’ju shohim nė krye tė ēdo aksioni?
[B]A. Kurti: Nė mbledhjen para aksionit ėshtė vendosur qė unė tė mos marr pjesė. Mediat, sidomos ato televizive, po fokusohen sė tepėrmi nė mua dhe jo nė Lėvizjen dhe aksionin e saj.

Express: Ēka nėnkutpon pėr Vetėvendosjen Protokolli tė cilin EULEX-i thotė se do ta nėnshkruajė me Serbinė?
A. Kurti: Protokolli i paralajmėruar paraqet edhe njė tjetėr dėshmi se EULEX-i ėshtė mutacion i UNMIK-ut. Nga ky protokoll, Kosova nuk do tė kishte kurrfarė dobie. Vetėm Serbia do tė pėrfitonte. Dhe atė, sė paku, nė mėnyrė tė trefishtė. Do tė fitonte informata tė natyrės policore pėr Kosovėn. Do ta trashte lidhjen me Kosovėn, duke konfirmuar 6-Pikėshin dhe Rezolutėn 1244. Dhe, do ta pėrmbushte kushtin e parė pėr liberalizimin e vizave.

Express: Ēka duhet tė bėjnė institucionet e Kosovės? Cili ėshtė propozimi juaj pėr liderėt e Kosovės nė kėtė rast?
A. Kurti: Ta ndėrprejnė komunikimin dhe bashkėpunimin me EULEX-in pėrderisa ai s’heq dorė nga Protokolli. Por, nuk duhet harruar qė Protokolli nuk ishte kurrfarė aksidenti. Problem ėshtė vetė EULEX-i, i cili nė vend se ta pranojė pavarėsinė e Kosovės, e pranon 6-Pikėshin e Ban Ki-moonit, nė vend se t’u japė llogari institucioneve tė Kosovės, ka fuqi ekzekutive mbi to, nė vend se tė jetė ndihmė pėr sundimin e ligjit, pėrbėhet prej rreth 2.000 sundimtarėve tė ligjit, tė cilėt bashkė me familjet e tyre janė imunė nga ligji, nė vend se tė sjellė profesorė, mjekė e ekspertė tė ekonomisė pėr tė na ndihmuar nė zhvillim, na ka sjellė policė, prokurorė e gjykatės pėr ta ruajtur status quon, nė vend se tė ketė afat kur do t’i pėrfundojė misioni, e ka dhėnė afatin e minimumit tė qėndrimit – 2 vjet as qė duhet tė shpresojmė se do tė shkojnė.

Express: A besoni se do tė jetėsohet kjo marrėveshje?
A. Kurti: Nėse reagimi i Kosovės kufizohet nė llafet pa veprime tė Fatmir Sejdiut e Hashim Thaēit, atėherė Protokolli do tė nėnshkruhet. Mė pastaj, jetėsimin e saj do ta bėjė Serbia me EULEX-in, i cili i ėshtė sipėrvendosur Policisė sė Kosovės.

Express: Nė rast tė jetėsimit tė tij, cilat do tė jenė pasojat?
A. Kurti: Do tė dėmtohet pozita ndėrkombėtare e Kosovės meqė do tė pėrforcohen Rezoluta 1244 dhe 6-Pikėshi, Serbia do tė marrė shumė informata tė vlefshme policore, tė cilat do t’ia japė EULEX-i nga takimet e rregullta policore nė nivel stacionesh, rajonesh dhe nė atė qendror, do tė trashet lidhja Serbi-Kosovė nė rrafshin e sigurisė dhe, pas kėtij Protokolli, Serbia pėrfundimisht do ta ketė rrugėn e hapur pėr liberalizimin e vizave.

Express A do tė ketė aksione sėrish Vetėvendosja dhe cilat do tė jenė natyrat e tyre: sikur kjo e djeshmja, apo thjesht performanca artistike?
A. Kurti: Sigurisht qė do tė ketė edhe aksione tė tjera, meqė ende asgjė s’ka pėrfunduar. Sigurisht se nuk do tė kufizohemi, po ua huazoj shprehjen - “thjesht, nė performanca artistike”. Ndonėse, secili aksion yni e ka njė dimension artistik, apo jo?

Express: Si e komenton Lėvizja Vetėvendosje arrestimin e djeshėm tė aktivistėve tė saj nga Policia e Kosovės?
A. Kurti: Ka shumė policė tė Kosovės qė shpirtėrisht janė me neve. Por, ka edhe asish qė s’e kanė vendin aty. Mė sė shumti tė tillė ka lart nėpėr hierarkinė e Policisė sė Kosovės, ndokush prej tė cilėve edhe e dha urdhėrin pėr intervenimin brutal ndaj protestuesve. E, kur kombinohet urdhėri i tillė me ndonjė zagar tė njėsisė speciale, atėherė kemi pasoja sikurse ato tė sė martės, kur Skėnder Blakaj u dėrgua nė Klinikėn Emergjente tė QKUK-sė, kurse disa protestues tė tjerė u rrahėn gjatė arrestimit, rrugės pėr nė stacion dhe mandej edhe nė stacion si p.sh. Fatmir Haziri nga polici me numėr 8062, Kujtim Kosumi nga ai me numėr 8676, si dhe Salih Mehmeti nga polici me numėr 8272. Ndėrkaq, Dardan Molliqaj, Naser Shatri dhe disa tė tjerė janė kėrcėnuar edhe me pasoja pasi tė dalin nga arresti, me fjali tė llojit “Kur tė dilni, keni punė me ne…”

Express: A do tė ketė protestė masive nė rrugėt e Prishtinės kundėr Protokollit si psh. protesta kundėr Planin 6-Pikėsh tė Ban Ki-moonit?
A. Kurti: Natyrisht se protestat masive do tė ishin tė mira. Mbase edhe mė masive se para 6-Pikėshit. Kundėrshtimi i Vetėvendosjes do tė vazhdojė. Pėr format dhe kohėn nuk mund tė flas tani.

Express: Pėr dallim nga UNMIK-u qė ėshtė dashur tė presim dhjetė vjet dhe qė njerėzit tė ngrihen nė protesta, Vetėvendosja ka nisur tė kundėrshtojė misionin e EULEX-it ende pa e mbushur ai njė vit tė plotė funskionimi. Si e komentoni kėtė.
A. Kurti: Ne e kemi kundėrshtuar EULEX-in shumė mė herėt para se ai tė zbarkojė nė Kosovė. Sepse, i kemi lexuar me kujdes dokumentet ku bazohet ai: Rezolutėn 1244, Veprimin e Pėrbashkėt tė Kėshillit tė BE-sė tė datės 4 shkurt 2008 dhe, nė fund, edhe 6-Pikėshin e Ban Ki-moonit. Mbi tė gjitha, EULEX-i ėshtė mision i Politikės Evropiane tė Sigurisė dhe Mbrojtjes, ėshtė mishėrim i Konceptit pėr Menaxhim tė Krizave tė Javier Solanės, partia e sė cilit PSOE (Partido Socialista Obrero Espańol) ėshtė nė pushtet nė Spanjėn qė nuk na njeh. Pra, Solana na ka definuar si krizė qė duhet tė menaxhohet, e jo si njė vend i pavarur qė duhet tė zhvillohet. Ky ėshtė qėndrimi politik i Solanės pėr Kosovėn qė prodhon pasoja gjithnjė e mė tė rėnda. Nė anėn tjetėr, le tė mos harrojmė qė kundėr UNMIK-ut qe protestuar nė mars tė vitit 2004. Mandej nga KAN-i nė qershor tė vitit 2004 dhe nga Lėvizja Vetėvendosje shumė herė pėrgjatė veprimtarisė sė saj qė prej 12 qershorit 2005. Reagimi ndaj EULEX-it ėshtė mė i shpejtė tash, sepse duket qartė qė bėhet fjalė pėr njė UNMIK tė ri. EULEX-i ėshtė mutacion i UNMIK-ut. Virusi qė dikur e patėm quajtur U1N2M4I4K, tash ėshtė bėrė E1U2L4E4X.


AlbaSoft Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 03:42.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.