Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 05-10-09, 19:54   #11
fadil
 
Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
fadil e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Zgjedhjet lokale nė Kosovė

Vendnumėrimi
Pėr ndryshimin e gjendjes, profilizimin e skenės politike dhe avancimin e qeverisjes ėshtė e domosdoshme qė LDK-ja mė nė fund tė dalė nė opozitė.

Nga Shkelzen Maliqi mė 05.10.2009 nė ora 8:23

Nė Kosovė kemi prej kohėsh njė gjendje tė bllokadave politike qė kushtėzojnė “strategjinė” e zhvillimeve praktikisht vendnumėruese. Koalicioni i madh PDK-LDK dhe mungesa e ndonjė opozite pėr tė qenė dhe sadopak kėrcėnuese, vetėm sa e fuqizon situatėn vendnumėruese dhe ndjenjėn se jemi nė njė rrugė pa shtegdalje, nė njė ishull nė mes tė moēalit ku pėr tė lėvizur dhe mbijetuar aplikohen vetėm ligjet e gjindshmėrisė individuale ose grupore, por jo edhe ato tė qeverisjes sė mirė moderne.

Janė nė qarkullim shumė arsyetime dhe alibi argumente pėr vendnumėrimin, prej atyre qė nė plan tė parė e qesin dhunimet sistematike tė shoqėrisė kosovare qė nga viti 1981 (disa shkojnė edhe mė larg nė historitė e dhunave mė tė hershme komuniste, tė mbretėrisė jugosllave, tė luftėrave ballkanike, ose edhe robėrisė sė gjatė nė Perandorinė Otomane), e deri te denoncuesit e karakterit tė vėrtetė tė intervenimit dhe tė kontrollit mbi Kosovėn e forcave tė NATO-s dhe tė misioneve ndėrkombėtare qė, sipas tyre, vendit tonė ia “garantojnė” vetėm pavarėsinė e cunguar dhe tė rrejshme.

Ambicia ime ne kėtė shkrim nuk ėshtė qė tė zbėrthej kėto alibitė e mėdha dhe historike. Vendnumėrimit aktual dua t’i qasem nė mėnyrė mė modeste, duke kėrkuar atė fijen e lėmshit, nga shumė sosh, qė hap rrugėn pėr tejkalimin e bllokadės. Pra, duke harruar historitė dhe faktorin e huaj, e shtroj pyetjen se ēka kemi nė dorė dhe ēka mund tė bėjmė ne vetė pėr tė tejkaluar vendnumėrimin?

Mendoj se njė parakusht i domosdoshėm qė tė ēnyjetohen dhe tė vihen nė lėvizje shumė procese ėshtė ai i pėrfundimit tė krizės sė LDK-sė, dhe kjo mund tė arrihet me verdiktin e votuesve edhe nė zgjedhjet qė po afrohen.

LDK-ja qė nga viti 1990 ėshtė pandėrprerė nė pushtet, kuptohet nė format e ndryshme, dhe pas vdekjes sė liderit historik Ibrahim Rugova filloi fragmentimi i saj. Nė krizėn qė e kaploi LDK-ja nuk gjeti rrugėn pėr kėndellje dhe transformim nga njė inercion i tė qenit nė pushtet pa program dhe vizione, tė cilin unė e shoh si burim kryesor pėr vendnumėrimin e pėrgjithshėm.

Kur e veēoj kėshtu krizėn e LDK-sė, nuk dua tė them se partitė tjera kanė programe dhe vizione, sepse edhe ato nė kėtė janė pak a shumė simotra, dhe po kėshtu kontribuojnė nė vendnumėrimin. Te ky veēim e kam parasysh peshėn bllokuese tė prezencės sė LDK-sė nė dy qeveritė e koalicionit tė fundit, ku ajo ka rrezatuar edhe te partnerėt nė koalicion ēarjet dhe bllokadat e saj tė brendshme dhe pamundėsinė e marrjes sė vendimeve tė mėdha pėr shkak tė mungesės sė njė autoriteti qė do ta zėvendėsonte Rugovėn.

Roli bllokues i LDK-sė mund tė krahasohet me makinėn qė ka katėr rrota dhe dy nga to i lėvizin partnerėt nė koalicion, kurse dy tė tjerat LDK-ja. Ndonėse nė kėto dy qeveri timonin e qeverisė e mbanin AAK-ja, pėrkatėsisht PDK-ja, pėr vendnumėrimin e pėrgjithshėm ndikonin para sė gjithash rrotat e bllokuara tė LDK-sė. Ju kujtohet kur ish Kryeministri, gjenerali Agim Ēeku, kėrkonte ndėrrimin e ministrave tė korruptuar, kurse nėnkryetari i qeverisė, nė rolin e “Kryeministrit tė LDK-sė” nė Qeveri, e pengoi kėtė. Nė situatė tė ngjashme ėshtė edhe Kryeministri aktual Hashim Thaēi me ministrat e LDK-sė qė janė ashiqare pika tė dobėta tė kabinetit tė tij. Thaēi tregohet i kujdesshėm pėr gjendjen nė LDK (ose dinakėrisht kalkulon me vazhdimin e dobėsimit tė kėsaj partie) duke toleruar problemet e mėdha nė disa ministri qė drejtohen nga LDK-ja. (Dorėn nė zemėr, edhe disa ministra tė PDK-sė bėjnė garė pėr kampionin e kotėsisė!).

Teza ime ėshtė se pėr ndryshimin e gjendjes, profilizimin e skenės politike dhe avancimin e qeverisjes ėshtė e domosdoshme qė LDK-ja mė nė fund tė dalė nė opozitė. Edhe njė humbje ose vazhdim sinjifikativ i dobėsimit tė LDK-sė nė zgjedhje lokale tė nėntorit, do tė mund tė paralajmėronin fundin e kėtij sundimi tė ēalė dhe vendnumėrues tė LDK-sė, duke krijuar hapėsirėn pėr reformimin e kėsaj partie, por edhe tė partive tjera, pėrfshirė kėtu edhe PDK-nė dhe AAK-nė, sepse do tė krijohej njė situatė e paprecedentė e njė mase tė madhe tė votuesve flotantė, tė themi kushtimisht tė “papėrcaktuar” ose nė kėrkim tė subjektit qė meriton pėrkrahjen dhe votėn e tyre.

Alternativa tjetėr ėshtė qė LDK-ja tė nisė kėndelljen nė kėto zgjedhje, duke avancuar votėn, por kjo ėshtė pak e besueshme. Investimi kryesor i LDK-sė nė zgjedhjet lokale ėshtė nė Isa Mustafėn, prej tė cilit pritet qė tė shpėtojė bastionin e fundit tė madh tė LDK-sė, Prishtinėn. Por, fitorja eventuale e Mustafės do tė kėndellte partinė vetėm nėse do tė forcohej krahu reformist i LDK-sė, ndėrkaq qė gjasat janė qė tė shtohen rebelimet, si ajo e Rexhep Osmanit. Vetėm se edhe fitorja eventuale e Mustafės do tė tregohet si fitore e Pirros, nėse sėrish nuk do ketė marrėveshje programore mes LDK-sė dhe PDK-sė pėr Prishtinėn. Nė rrethanat aktuale kjo nuk duket e mundshme. Koalicioni qeverisės aktual ėshtė koalicion i numrave, jo i ndonjė programi. Pėr kėtė edhe ndarja aktuale e pushtetit dhe e ministrive ėshtė si njė ndarje mes feudalėve.

Pra, tė konkludojmė, pėr Prishtinėn dhe Kosovėn. Po fitoi Isa Mustafa, Prishtina, si edhe Kosova, do tė mbeten peng tė rivalitetit jo edhe aq tė fshehur mes PDK dhe LDK. Mustafa as nė mandatin e parė nuk e kishte pėrkrahjen e Qeverisė dhe Kuvendit, dhe kjo praktikė mund tė kufizojė sėrish zgjidhjen e problemeve tė mėdha tė Prishtinės. Votuesit, qė e kanė nė dorė ēėshtjen, duhet ta dinė kėtė.
fadil Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 20:10.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.