Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 08-10-09, 00:18   #1
panta_rhei
 
Avatari i panta_rhei
 
Anėtarėsuar: 16-03-06
Postime: 3,153
panta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėm
Gabim Leksione nė Orient-Express

Kundėr krimit, kundėr korrupsionit, pėr njė shoqėri me shanse tė barabarta pėr tė gjithė: Njė mbrėmje me ditarin e lajmeve tė Radio Televizionit tė Kroacisė (HRT) dhe me kryetarin Stjepan Mesic. Disa krahasime me Kosovėn e pllakosur nga zezona. Dhe dy-tri fjalė pėr politikanin shqiptar Hasan Prishtina dhe pėr atė iranian Mohamed Mosadegun.

I. Ēfarė presidenti!
Pas disa muajsh nė Kroaci do tė mbahen zgjedhjet presidenciale. Kryetari aktual Stjepan Mesic, i vetmi politikan nė Ballkan qė meriton epitetin burrėshtetas, pas dy mandateve nuk ka tė drejtė tė kandidojė mė.
Gjatė tetė viteve tė fundit Mesic ėshtė bėrė instancė morale e vendit tė tij dhe njė ndėr figurat mė tė pėlqyera politike nė Ballkan. Pėr dallim prej shumė presidentėve tė vendeve tė rajonit, Mesic nuk merret me banalitete. Pothuaj pėr ēdo ditė kryetari kroat shkėlqen nė rolin e tij si pėrfaqėsues i interesave tė njerėzve.
Kritikon qeverinė pėr shkak tė politikave tė gabuara, kėrkon luftė tė ashpėr kundėr krimit ekonomik dhe financiar, kėrkon heqjen e kryqit nga ēdo institucion publik me argumentin se Kroacia ėshtė vend laik, atakon Kishėn Katolike pėr pėrzierje nė politikė, lavdėron lėvizjen partizane kroate, e cila nė Luftėn e Dytė Botėrore kishte luftuar kundėr nazizmit dhe ustashėve kolaboracionistė; shpesh Mesic qorton politikanėt nė Bosnjė, tė cilėt synojnė shkatėrrimin e kėtij vendi, dhe nuk ngurron t'i bėjė thirrje Serbisė qė tė heq dorė nga iluzionet pėr risundimin e Kosovės.
Ēfarė presidenti! Stjepan Mesic ėshtė njė shembull i shkėlqyer se si duhet tė jetė kryetari i njė shteti: qytetar nė njėrėn prej pozitave mė tė larta tė vendit dhe pėrherė nė shėrbim tė shoqėrisė. Deklaratat e tij janė pėrherė kuptimplota dhe tė rrallė janė ata qė nuk pajtohen me kryetarin.

II. Krimi dhe ndėshkimi!
Asnjė qėndrim i Mesicit nuk mbetet pa u regjistruar nga Televizioni i Kroacisė (HRT), i cili - pėrkundėr vėshtirėsive - e meriton cilėsimin „televizion publik nė shėrbim tė qytetarėve".
Ditari qendror i Televizionit tė Kroacisė nė orėn 19:30 nuk fillon me propagandė si gjetiu nė Ballkan, por me raporte kritike mbi punėn e institucioneve. Tė enjten lajmet filluan me njė skandal nė shėndetėsi.
Shefi i dializės nė spitalin „Rebro" tė Zagrebit dha dorėheqje pėr shkak se Ministria e Shėndetėsisė kishte konstatuar parregullsi nė shėrimin e pacientėve. Largimi i tij erdhi pas protestave tė shoqatės sė pacientėve tė dializės dhe personave me organe tė transplantuara.
Pėr dallim prej Kosovės nė Kroaci protestat e shoqėrisė civile dhe tė shoqatave tė ndryshme kanė efekt. Nė pothuaj ēdo vend ka keqpėrdorime (madje edhe nė Zvicėr), por kur zbulohet njė skandal, atėherė reagojnė institucionet, drejtėsia, policia, politika. Pra, krimi sanksionohet.
Nė Kosovė ėshtė e kundėrta: zbulohet skandali (p.sh. gjykatėsi duke marrė ryshfet), mileti pėrzien makiato me lugė plastike dhe thotė: „A po shihni ēka u bė?", por ditėn tjetėr gjithēka mbulohet nga heshtja dhe tmerri vazhdon, vjedhja vazhdon, krimi zgjerohet, retorika e stolisur me trėndafila lulėzon.
Dalin politikanėt para medieve dhe thonė: „Kosova ėshtė vend stabil". Stabil nė krim tė organizuar dhe tė paorganizuar, po! Stabil nė keqpėrdorim e manipulim tenderėsh, po! Stabil nė kontrollin e medieve, po! Shumė stabil nė mbrojtjen e gazetarėve tė korruptuar, po!

III. Fundi i sė keqes!
Ngjashėm si Kosova edhe Kroacia ka kaluar nėpėr periudha tė rėnda tė luftės dhe shkatėrrimeve. Edhe nė kėto vise njerėzit me muskuj janė pasuruar ilegalisht, kanė vjedhur dhe kanė blerė pėr „pesė pare" ndėrmarrjet gjatė privatizimit. Por, dhe kėtu qėndron prapė dallimi mes Kosovės dhe Kroacisė, ēdo krimi i vjen fundi.
Nė lajmet e HRT-sė tė ditės sė enjte shikuesi mėson se Qeveria kroate ka vendosur t'i qėrojė hesapet me krimin dhe me kriminelėt e pasuruar nė fillim tė viteve 90-tė. Zonja e dorės sė hekurt, kryeministrja Jadranka Kosor, deklaroi se nuk ka mė tė paprekshėm.
Qeveria i ka propozuar Kuvendit tė plotėsojė Kushtetutėn me disa nene, tė cilat i lejojnė shtetit tė konfiskojė pasurinė e banditėve, gjeneralėve, komandantėve, politikanėve, patriotėve tė vetėshpallur - pasuri qė ata e kanė fituar pėrmes keqpėrdorimeve.
Po ashtu nė Kushtetutė do tė pėrcaktohet se krimet ekonomike nuk mund tė parashkruhen mė (domethėnė s'mund tė mbesim tė padėnuara me kalimin e njė kohė tė caktuar qė parashikohet me ligj). Nė Kroaci tani do tė jetė e mundshme qė pėrfituesit nga keqpėrdorimet ekonomike tė nxirren para gjyqit. Kėto janė kushtet qė i dikton Bashkimi Evropian.

IV. Vjedhėsit e vagonėve!
Nė Kosovė ekziston iluzioni se kėshtu, me qeverisje tė dobėt dhe me njė opozitė qė ngurron tė flasė pėr aferat e mėdha dhe merret me fenomene anėsore, republika e re do tė mirėpritet me lule nė portat e Bashkimit Evropian (BE) nė Bruksel.
Perceptim i gabuar nė Prishtinė ėshtė po ashtu se BE do ta pranojė nė gjirin e tij njė vend si Kosova ku pothuaj askush nuk ndėshkohet pėr krim, korrupsion dhe vjedhje dhe ku patriotėt e vetėshpallur mund tė gjuajnė me gurė gjykatėsit ndėrkombėtarė (gjykatės vendorė qė seriozisht luftojnė krimin e madh Kosova, pėr fat tė keq, nuk ka).
Treni i Kosovės mund tė niset drejt Brukselit vetėm atė ditė kur politikanėt vetėdijesohen se ata nuk mund tė vjedhin nėpėr vagonė, nuk mund tė merren me dallavere nė kabinat e trenit dhe nuk mund tė fshehin fėlliqėsitė nėpėr nevojtoret e Orient-Expressit modern pa pasur frikė nga grushti i ashpėr dhe goditės i shtetit. Kėto leksione i ka mėsuar Kroacia. Kur do t'i mėsojė Kosova?

V. Epidemia e bakshishit!
Njėherė pėr njėherė gjasat janė tė vogla. Nė Kosovė ėshtė rrėnjosur njė model i gėrditshėm kulturor, ku vjedhėsi (llopovi!), qoftė ai politikan apo gazetar, drejtor apo biznesmen, shikohet me admirim nga shoqėria. Komplimenti i zakonshėm qė nė Kosovė merr ēdo i korruptuar ėshtė ky: "Vallahi, bilahi, tallahi mafi e madhe je bā!"
Kush bėhet mafioz, gėzon status tė privilegjuar shoqėror, defilon nėpėr televizione, prezentohet si shembull orientimi pėr tė tjerėt, gostitet me kofshė pule dhe verė, birrė e raki, qofte e sytliaē. Nuk ėshtė e vėrtetė se vetėm klasa politike ėshtė e korruptuar (jo vetėm nė kuptimin financiar).
Derisa njė pjesė bukur e madhe e shoqėrisė e pranon kėtė sistem tė bakshishit tė kundėrligjshėm, atėherė edhe ajo bėhet e korruptuar, sepse e miraton tė keqen. Kjo ėshtė arsyeja pse Orient-Expressi i Kosovės nuk po lėvizė nga vendi dhe pse republika e re nė rrugėn drejt integrimit nė BE hėpėrhė ėshtė futur nė karantinė - sikur tė ishte e infektuar nga ndonjė epidemi.
Nė fakt epidemia po shihet ashiqare: ajo quhet epidemia e papėrgjegjėsisė, e kapadaillėkut dhe e mosdhėnies sė llogarisė pėr asgjė. Shkurt e shqip: Kosova vuan nga epidemia e kleptokracisė sė ngjashme me demokraturėn putiniste nė Kremlin.

VI. Modeli H.P.!
Nė historinė e pėrgjakshme dhe tė dhimbshme tė Kosovės, njė histori me djem e vajza tė prerė nė fyt nga sundues tė ndryshėm, ekziston modeli i politikanit qė flijon veten dhe interesat vetjake pėr tė mirėn e pėrgjithshme. Emri i kėtij politikani ėshtė - Hasan Prishtina.
Ky patriot e kishte shkrirė pasurinė pėr Kosovėn dhe pėr Shqipėrinė. Klasa e sotme politike nė Prishtinė, pozitė e opozitė bashkė, ėshtė duke e shkrirė Kosovėn pėr tė mbushur xhepat dhe nėnsqetullat me pasurinė publike. Kjo ndodhė, sepse nuk ka mė prag moral. Gjithēka ėshtė bėrė rrafsh, sepse tė gjithė po ia bėjnė rrafsh vetes!
Kjo ndodhė edhe pėr shkak se Kosova nuk ka klasė intelektuale tė mirėfilltė: njė pjesė ėshtė shkelur dhe ngulfatur nga dhuna mendore qė e ushtron politika, njė pjesė tjetėr (pėr fat tė keq shumica) mezi nuk pret tė bėhet pjesė e sistemit korruptiv, me shpresė se mund tė nxjerrė ndonjė flori nga qypi i (pu)shtetit.
Nė historinė e re botėrore ekziston njė politikan, i cili ėshtė i ngjashėm me personalitetin vetėmohues tė Hasan Prishtinės. E kemi fjalėn kėtu pėr kryeministrin demokratik tė Iranit, Mohamed Mosadegun, i cili nė vitin 1953 u rrėzua nga pushteti pėrmes njė puēi tė organizuar nga shėrbimi sekret amerikan (CIA).
Pas tij u instalua njė qeveri ushtarake e favorizuar nga shahu i korruptuar Mohamad Reza Pahlavi. Gjatė qeverisjes sė tij Mohamed Mosadegu kishte sakrifikuar gjithēka pėr kombin e tij, pasurinė, shėndetin, familjen (vajza e tij u ēmend nga shqetėsimi pas puēit mė 1953).
Si kryeministėr ai kishte vendosur tė nacionalizojė industrinė e naftės nė mėnyrė qė nga fitimet e mėdha tė mos pasurohen vetėm firmat angleze dhe amerikane, por edhe populli i varfėr iranian.
Si shef i qeverisė Mosadegu nuk merrte rrogė nga arka e shtetit, as para pėr benzinėn qė e harxhonte gjatė udhėtimeve, madje shpesh e paguante edhe ushqimin pėr gardėn mbrojtėse prej 150 ushtarėsh.
Pasi e hoqėn me dhunė nga pushteti, Mosadegun e dėrguan nė burg shtėpiak nė vendlindjen e tij, nė Ahmadabad. Atje vdiq nga kanceri, pasi refuzoi tė shkonte pėr shėrim nė botėn e jashtme me arsyetimin se nuk dėshironte t'i fyente mjekėt e vendit tė tij. Nė Orient-Express ka pasur edhe burra tė ndershėm! Dikur! Nė njė vakt!

Nga Enver Robelli
Marrė nga Gazeta Shekulli


__________________
O shpirti im, mos ėndėrro pėr jetėn e pavdekshme, por shterro fushėn e sė mundshmes.
panta_rhei Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:43.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.