Anėtarėsuar: 02-11-09
Vendndodhja: Ne ngjyren e ndergjegjes
Postime: 11,505
|
Me emrin Tend udhetoj
Me emrin Tend udhetoj
Njehere ne doren time kisha ca lule. Disa u vyshken, kurse njera me humbi, nuk e di se cka u be me te. Shume kohe e kerkova po kot, nuk e gjeta dot. Vertete po i ngjaja nje njeriu te shkretetires. Lodhje shume e pa rezultate, ehe, ndoshta deshta te behem nga njerezit qe shohin shume larg, ngase i dituri sheh shume larg, kurse i vuajturi edhe me larg...e ne kete rast jam nje i paditur po i vuajtur.E kuptova... jeta eshte sakrific... Bota nje mashtrim, e nuk mundesh te keshe ne dore ate qe e do per vete. Jam vetem nje udhetar... Ne kete rast vetes ia gjeta ngushellimin, mu kujtuan popujt e lasht, ata qe kishin ngritur civilizime dhe te njejtat kane vdekur, kulturat e tyre qe kane lulezuar e jane vyshkur, mbreterit qe kane mugulluar dhe jane zhdukur, kurse ne (njerezit) gjendemi ne te njejten hallke te zingjirit te madh te evoluciomit kozmik. Mendova thelle mbi keta ligje qe sundojne ne natyre e ne jete i vleresova ata, i pashe, nga ngjyrat shendritese te luleve deri te deget qe lekunden te pemet, nga bubullima e forte deri te zeri i zogjeve, ne cdo gje, ndieva reflektimin e Qenies me Fuqi te Pafundme.... verejta drite, nxehtesi...dukuri qe shfaqen dhe une duhet ti gjurmojme. Une udhetari i kesaj bote, qe eshte si nje liber i mbushur me ilustrime. Mundohem me e lexuar kete liber per te shtuar kulturen, pse jo edhe per me u lartesuar si njeri. E mos me u be si ata qe jetojne me sy lidhur per te mos pare, duke mos e ditur nga erdhi dhe nga shkon: qe vijne e ikin shpejt, pa lene asnje gjurme pas... E une jam duke menduar per Individualitetin e fshehte per syte. Para vetes shohe oqeanet, peisazhet e maleve dhe bahcet me ato pamje magjistare te shtrira neper siperfaqen e tokes. Ato jane reflektime te bukurive te pafundme te Tij qe me magjepsin...Cdo ze qe degjoje eshte thirje prej Tij dhe cdo gje eshte shenje e Tij. E ndjeje ekzistencen e Zotit ne natyre, edhe ne shpirtin tim. E une po vazhdoje udhetimin tim, jo per te kerkuar nje lule po per me e njohur Ate qe me ane te veprave te veta na ben te njohur Veten. Pra , jam ne nje rruge qe ska fund, per tu ndodhur gjithehere ne rrugen e Tij, duke kapercyer portat e hapura per tek Ai. O Udhezues! Te gjithe pasurin do ta harxhoje ne kete rrugen qe kam filluar, ngase ne Ty jam mbeshtetur dhe vetem TY te nenshtrohem... O Krijues ti je i gjithemeshirshem, me forco ne kete rruge se Ti je shpresa dhe qetesia e te mbeturve ne zi! Hape nje perde per mua dhe ma shero zemren time, shuaje urine time... O Zoti im nese une ne kete rruge kam be ndonje gabim, nese kam nuhatur eren e bukur te ndonje lule pa te drejte, me fal, nese kam prekur mbi te vertetat e larta qe skam mundur ti njohe , te kerkoje falje, me fal!
Agim Jakupi
__________________
Lapsi ėshtė i shenjtė, mirėpo nuk ėshtė shenjtėri tė shkruash ēmendurira...
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 05-11-09 nė 22:03
|