Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Shėndeti
Emri
Fjalėkalimi
Shėndeti Tė rejat dhe kuriozitetet mė tė fundit nga mjeksia. Cila eshte pyetja juaj ?



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 29-11-09, 12:15   #11
Shpati
 
Anėtarėsuar: 10-10-03
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 1,491
Shpati e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Vaksina kunder gripit A(H1N1)

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Shpati
Vdekshmeria nga Gripi i Derrave ne Kosove esht shume her me e lart se ne vendet tjera !
Deri sa ne vendet tjera ne 100 Persona te semur nga Gripi i Derrave ,vdesin diku 0.4 %.
Ne Kosove nga 100 te semur nga Gripi i Derrave vdiqen 5.2 %.
Duke parandier se diq e till do te ndodhe, pata shprehur mendimin se duhet vaksinuar.
Shėndetėsi

Numri i viktimave nga A-H1N1, nė rritje



Pėrditėsimi i fundit: 26.11.2009 16:06
Edona Peci
Numri i personave qė kanė vdekur si pasojė e infektimit me virusin A-H1N1 nė Kosovė mund tė shkojė nė 9, thonė zyrtarė shėndetėsorė. Shtatė viktima janė tė konfirmuara.



Zyrtarė nga Instituti Kombėtar i Shėndetėsisė Publike bėjnė tė ditur se ka arritur nė 7 numri i viktimave qė kanė vdekur si pasojė e infektimit me virusin A-H1N1, ndėrsa thuhet se qė nga shfaqja e kėtij virusi nė Kosovė e deri mė tani janė konfirmuar 119 raste tė infektimit.

Drejtori i Institutit Kombėtar tė Shėndetėsisė Publike, Naser Ramadani, sqaron:

“Prej 357 tė anketuarve pėr dyshimin nė grip, janė konfirmuar 119 raste, prej tė cilave, fatkeqėsisht, 7 janė tė konfirmuara se kanė pėsuar legalisht”.

“Edhe 2 sot duhet tė konfirmohen me laborator, por gjithsesi numri do tė ngrihet nė 9 sipas tė gjitha gjasave”,
thotė Ramadani, pėr tė shtuar se pas tė dhėnave tė fundit nė lidhje me kėtė ēėshtje, nė Ministrinė e Shėndetėsisė sė Kosovės ėshtė mbajtur njė takim i veēantė i krerėve tė institucioneve pėrgjegjėse, ku ėshtė diskutuar se si tė vazhdohet mė tutje nė kėtė drejtim.

Si pėrpjekje pėr tė trajtuar kėtė ēėshtje, tė dielėn nė Kosovė arriti kontingjenti i parė i vaksinave kundėr virusit A-H1N1, i pėrbėrė nga 5,000 doza tė njė vaksine tė prodhimit zviceran, vaksina kėto qė janė donacion i Qeverisė sė Turqisė.

Komiteti Nacional pėr Sėmundje Ngjitėse kishte rekomanduar qė me kėtė vaksinė tė vaksinohet fillimisht personeli shėndetėsor nė Kosovė dhe personat qė kanė sėmundje kronike.

Mirėpo, Naser Ramadani thotė se Instituti i Shėndetėsisė Publike ende nuk ka marrė informatėn kthyese se a ėshtė kryer ky proces nė institucionet pėrkatėse shėndetėsore nė vend.

“Ne i kemi shpėrndarė dhe po presim qė t’i marrin mjekėt. Pėrndryshe, ato vaksina do tė shpėrndahen edhe pėr tė gjithė personat e tjerė me sėmundje kronike”, thekson ai.

Ndėrkohė, ekspertėt shėndetėsorė nė Kosovė thonė se marrja e vaksinave varet individualisht nga njerėzit, pėrfshirė personat qė punojnė nė kuadėr tė sistemit shėndetėsor. Infektologu Sali Ahmeti shpjegon:

“Vaksina nuk ėshtė strikt e obligueshme. Rekomandimet dhe instruksionet mund tė jepen nga ekspertėt e kėtij lėmi, por secili individ ka tė drejtė tė vendosė nė mėnyrė vullnetare, qoftė pėr marrjen, qoftė pėr mosmarrjen e tyre”.

Si alternativė eventuale qė do tė mbronte organizmin e njeriut nga infektimi me viruse tė tjera, qė kanė gjasa tė dobėsojnė mė tutje imunitetin, Ahmeti rekomandon marrjen e vaksinave kundėr gripit sezonal.

“Rekomandoj marrjen e saj, meqė nė radhė tė parė ajo do tė mbrojė nė mėnyrė tė sigurt nga gripi sezonal dhe eliminimi nga rreziku pėr kėtė virus patjetėr do tė sigurojė njė mbrojtje shtesė, qė do ta dėmtonte imunitetin e organizmit”, thekson Ahmeti.
Shpati Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 2 (0 Anėtarėt dhe 2 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 22:23.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.