Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Diskutime Shoqėrore
Emri
Fjalėkalimi
Diskutime Shoqėrore Gjithēka dhe asgjė, ēdo problem e hall virtual.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 27-12-09, 00:40   #1
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,508
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim spotet

Dokumenti: Nė kulmin e krizės, 1 miliard pėr spotet e '8 dhjetorit'


Shekulli Online | 26/12/2009 | Kuriozitete | 172 KOMENTE | SHARE | - +



Festat e fundit po i gjejnė pensionistėt shqiptarė pa marrė shpėrblimet e tyre dhe shumė punonjės tė administratės me rroga tė shtyra pėr vitin tjetėr. Ndėrkohė qė qeveria ėshtė nė krizė tė dukshme financiare pėr shkak tė shpenzimeve marramendėse, ajo nuk i ka kursyer paratė pėr propagandė dhe spote televizive. Njė dokument zyrtar i Kėshillit tė Ministrave, autorizon shpenzimin e mbi njė miliard lekėve pėr mitingun e 8 dhjetorit, duke i harxhuar kėto para nga buxheti i shtetit. (SHIKO NĖ 'FOTO GALERI' DHE POSHTE ARTIKULLIT NĖ PDF, DOKUMENTIN E FIRMOSUR NGA KM BERISHA)
Skandali, i transmetuar sot bashke me disa dokumenta te tjere edhe ne Faktori Plus ėshtė se mbi gjysmė miliard lekė nga kėto, janė harxhuar pėr spote televizive dhe reklama pėr kėtė miting, tė cilat tradicionalisht i faturohen agjencisė sė reklamave tė TV Klanit.
Qeveria vazhdon t'i fshehė publikut me arrogancė tė gjitha vendimet e saj qė kanė tė bėjnė me pėrdorimin e parave tė buxhetit tė shtetit pėr propagandė elektorale dhe qėllime politike.

Eshte e njėjta qeveri qė ėshtė nė krizė pėr tė paguar shpėrblimet e pensionistėve dhe pagat e buxhetorėve. VKM-tė mė tė rėndėsishme tė qeverisė, nė tė cilat fshehin abuzime flagrante me paratė e qytetarėve shqiptarė, mbahen tė fshehura dhe nuk gjenden jo mė nė faqen e qeverisė, por as nė Fletoren Zyrtare.
Kjo e bėn shumė tė rėndė situatėn, pasi ato VKM qė nuk botohen nė Fletoren Zyrtare, janė praktikisht tė pavlefshme dhe do tė vijė njė ditė qė kėta klientė tė kryeministrit Berisha qė po marrin pa i merituar paratė e qytetarėve shqiptarė do tė ballafaqohen me ligjin.
I tillė ėshtė pėr shembull vendimi i qeverisė qė mban numrin 1191, datė 13 nėntor 2009. Nuk gjendet as nė faqen zyrtare tė qeverisė dhe as nė fletoren zyrtare. Kjo mungesė e thellė transparence, ka shoqėruar tė gjitha vendimet e rėndėsishme tė qeverisė ku ka qėllim abuzimi. Nė asnjė faqe zyrtare dhe asnjė dokument zyrtar, nuk gjenden dot vendimet e qeverisė pėr prokurimin e rrugės Durrės-Kukės, vendimet e qeverisė pėr Gėrdecin, vendimet e qeverisė pėr prokurimet direkte pėr studion e reklamave tė z.Frangaj pėr spotet e qeverisė nė TV Klan.
Qeveria fsheh me vetėdije vendime, tė cilat janė korruptive.
Po t'i shtosh kėsaj dhe mospublikimin nė fletore zyrtare, kėto vendime bėhen njėkohėsisht edhe tė pavlefshme nga ana juridike, pasi nė fund tė ēdo vendimi thuhet se "ky vendim hyn nė fuqi me botimin nė fletore zyrtare".
Hetimi i kėtyre vendimeve prej prokurorisė shqiptare duhet tė forcohet me akuzėn pėr fshehje tė qėllimshme tė fakteve korruptive pasi nė njė kohė kur pensionistėt shqiptarė dhe qytetarėt e kėtij vendi po festojnė Krishtlindje pa dhurata, kryeministri Berisha jep njė miliard lekė si dhurata pėr klientė tė tij, qė i pėrdor pėr tė gėnjyer shqiptarėt me spotet e Shqipėrisė qė nuk egziston.


lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 17:18.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.