Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Arena Ndėrkombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Arena Ndėrkombėtare Ngjarjet mė tė reja nga skena politike ndėrkombėtare. Analiza, komente, materiale nga shtypi boteror. Ngjarje historike e kulturore ndėrkombėtare. Superfuqitė, Aleancat, Luftrat, Traktatet e paqes etj.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 15-04-10, 15:37   #1
Lapsi
 
Avatari i Lapsi
 
Anėtarėsuar: 02-11-09
Vendndodhja: Ne ngjyren e ndergjegjes
Postime: 11,505
Lapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Kėrkohet arrestimi i Papės

Kėrkohet arrestimi i Papės


14-04-2010 18:14 CET
Londėr – Dy militantė britanikė tė ateizmit kėrkojnė arrestimin e Papa Benediktit XVI, tė cilin e akuzojnė pėr “krime kundėr njerėzimit”, gjatė vizitės sė tij nė Mbretėrinė e Bashkuar. Avokati i dy militantėve ka njoftuar se kreu i Selisė sė Shenjtė akuzohet pėr fshehjen e veprimeve tė priftėrinjve pedofilė.
Shkencėtari britanik, Richard Dawkins dhe autori amerikano-britanik Christopher Hitchens e kanė ndėr mend qė papėn ta padisin nė drejtėsinė britanike dhe nė Gjykatėn Penale Ndėrkombėtare tė Hagės, ka njoftuar avokati i z. Dawkins, Mark Stephens, nė gazetėn “The Guardian”.
I pyetur nga AFP-ja, Dapo Akande, ekspert i tė drejtės ndėrkombėtare nė Universitetin e Oksfordt, ka vlerėsuar se kjo tentativė “nuk ka asnjė mundėsi tė ketė sukses”, meqė papa ka imunitet si “udhėheqės shtetėror”.
“Papa nuk ėshtė mbi ligjin”, ka vlerėsuar ndėrkaq Christopher Hitchens nė shtypin britanik. “Fshehja e institucionalizuar e dhunimeve tė fėmijėve ėshtė krim nė tė gjitha legjislacionet”.
Ati i Shenjtė akuzohet se ka fshehur veprimet e priftėrinjve pedofilė para se tė bėhej papė mė 2005.
“Ai ėshtė njė njeri, instikti i tė cilit, kur priftėrinjtė janė kapur me pelė pėr dore, ishte tė fshihte skandalin”, ka deklaruar Richard Dawkins pėr “Sunday Times”.
Dy intelektualėt konsiderohen si figura kyēe tė “ateizmit tė ri”, i cili ka njė qėndrim mė kritik karshi religjionit.
Njė gjykatės britanik mund tė lėshojė mandate arresti kundėr njė tė huaji qė ėshtė pėr vizitė nė Mbretėrinė e


Bashkuar. Nė dhjetor tė vitit tė kaluar, ish-ministrja izraelite e Punėve tė Jashtme, Tzipi Livni, kishte anuluar nė ēastet e fundit njė udhėtim nė Londėr pas lėshimit tė njė mandat arresti pas njė padie tė shoqatave pro-palestineze. Pas kėtij incidenti, Britania e Madhe ka premtuar se do tė shikojė qė “urgjentisht” tė ndryshojė legjislacionin e saj.
Mė 1998, ish-diktatori kilian Augusto Pinochet ishte arrestuar nė Mbretėrinė e Bashkuar, por kjo ishte bėrė pas njė mandate arresti spanjoll e jo pas ndonjė procedure tė nisur nė tokėn britanike.
Stephens vlerėson se papa nuk gėzon imunitetin qė u rezervohet udhėheqėsve shtetėrorė pasi qė “Vatikani nuk ėshtė njė shtet”.
Ekspertėt konsiderojnė se Vatikani nuk i plotėson disa kritere tė domosdoshme pėr tė formuar shtet, meqė nuk ka, pėr shembull, popullatė tė vėrtetė, por vetėm njė qeveri.
“Vatikani ėshtė njohur si shtet nga Mbretėria e Bashkuar dhe shtete tė tjera”, ka theksuar megjithatė Dapo Akande nga Universiteti i Oksfordit. “Njė pėrpjekje e ngjashme ka dėshtuar para dy vitesh nė Shtetet e Bashkuara”, ka pėrkujtuar ai.
Sa i pėrket procedurės para Gjykatės Penale Ndėrkombėtare pėr krime kundėr njerėzimit, ajo ėshtė “e vėshtirė tė imagjinohet”, ka vlerėsuar Adam Roberts, profesor i marrėdhėnieve ndėrkombėtare nė Oksford.
“Duhen prova solide nė mėnyrė qė aktet e inkriminuara tė jenė pjesė e njė sulmi sistematik dhe tė pėrhapur kundėr njė popullate civile. Ėshtė e vėshtirė tė imagjinohet qė Gjykata Penale Ndėrkombėtare tė konsiderojė abuzimet seksuale tė priftėrinjve katolikė si kėso lloji tė krimeve”, ka thėnė ai. (AFP)


__________________
Lapsi ėshtė i shenjtė, mirėpo nuk ėshtė shenjtėri tė shkruash ēmendurira...
Lapsi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 09:11.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.