Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Lapsi
19 shkurt 2006
Abdi Baleta
VRASĖSIN ME PAGESĖ NĖ PUBLICISTIKĖ E RIHEDHIN NĖ VEPRIM
Kastriot Myftaraj nuk ėshtė polemist, por shpifograf
Pra Kastriot m
nuk ka polemizuar me askend e pėr asgjė siē mundohet ta paraqesė gazeta Standard qė tė fshehė faktin se shpifjet, denigrimet, trillimet, falsifikimet, fyerjet
qė janė botuar me emrin e Kastriot m.. qenkan vetėm tė kėtij dhe jo tė atyre qė i kanė bėrė nė tė vėrtetė. Standard pėrpiqet tė zbukurojė Kastriot m.., qė tė hiqet vėmendja nga ata qė kanė pėrdorur kėtė tip si vrasės me pagesė nė publicistikė. Vladimir Karaj kur fton lexuesin ti kushtojė vėmendje portretit tė kėtij tipi qė polemizon me tė gjithė duhej tė thoshte se me cilin ka polemizuar. Nuk janė polemika shpifjet e sulmet e ndyra qė ai ka nėnshkruar me radhė kundėr disa njerėzve tė politikės e tė publicistikės. Kastriot m
deri nė vitin 2000 ishte nė anonimat tė plotė. Pėrveē librarisė franēeskane nė Shkodėr askush nuk ishte marrė me paloromanin e botuar nė emėr tė tij Njė shenjtore pėr rekonkistėn shqiptare. Ishte harruar edhe njė shkriM nė Albania i botuar nė vitin 1997 mbi zhvillimet nė Korēė ku ishte atėherė Kastrioti. Ky shkrim madje ėshtė quajtur si njė lloj denoncimi policesk i personave tė caktuar qė edhe e kanė kėrcėnuar dhe nga kjo ai u detyrua tė braktiste me ngut Korēėn, tė vinte nė Tiranė, tė shkonte pėr atė specializimin nė Romė. Para Ēanit nė Zonė e lirė, Kastrioti u trondit shumė kur ashtu shkarazi dikush pėrmendi se clidhje ka me grupet e 5 dyqaneve nė Korēė.
Kundėr kujt ėshtė pėrdorur Myftaraj si vrasės me pagesė nė
publicistikė
Nė vitin 2000 ustallarėt qė e kishin marrė nė shėrbim e ēuan si spiun birucash nė Rimėkėmbja dhe nė saje tė moskokėēarjes sonė pėr tė mėsuar kush ishte dhe pėr tė verifikuar fjalėt e tij se ishte nga fshatrat e Elbasanit, se punonte nė njė fondacion pa emėr ai mundi disa muaj tė botonte shkrime dhe i doli pak emri edhe nė Bota Sot, ne ia dhamė kėtė mundėsi pėr pak kohė. Po kur ustallarėt panė se nuk po i shkonte si donin ata misioni pėr tė futur nė Rimėkėmbja frymėn o sa mirė me qenė tropojan e tėrhoqėn, e hodhėn nė provokime pėr tė futur pyka midis Rimėkėmbjes e Bota Sot dhe pasi dėshtuan edhe kėtu e lanė pėrsėri nė qetėsi deri nė fund tė vitit 2001 kur u shfaq palolibri Nacional-islamizmi shqiptar, Baleta e Feraj.
Vladimir Karaj duhet tė mėsojė se si vrasės me pagesė nė publicistikė Kastriot m
ėshtė pėrdorur pėr herė tė parė kundėr Abdi Baletės, Hysamedin Ferajt, Rimėkėmbjes.Ishte
koha kur PD zemėrohej nė kulm me ne pėr kritikat e forta qė i bėnim politikės sė saj nė rrafshin e ēėshtjes kombėtare e nacionalizmit, kur Berisha kishte nevojė tė provonte para
opinionit shqiptar dhe disa qendrave politike tė huaja se tėrė punėn gjatė kohės qė kishte qenė nė pushtet ia kishte ngatėrruar nacionalizmi e ekstremizmi i Baletės, Ferajt dhe Rimėkėmbjes. Kėta gjoja e kishin armiqėsuar me Greqinė, e kishin shtyrė madje nė krahėt e vendeve myslimane, e kishin futur edhe nė telashe me minoritetin grek, me demokratėt e
zonave jugore tė Shqipėrisė. Ama atė terminologjinė ngacamane areal vllaho-labo- ortodoks nė Rimėkėmbja e kishte sjellė Kastriot m
, i cili mė pas iu pėrkushtua me zell shpifologjisė pėdėiste. Gjatė emisionit tė Ēanit Kastriot m
e shpalosi pezmatimin e tij qė ende Berisha nuk po arrin tė pėrmirėsojė pozitėn duke zhdukur imazhin e politikanit qė lidhi Shqipėrinė me islamikėt. Ndėrsa nė bisedėn e kafenesė me Vladimir Karajn paska shprehur dėshpėrimin qė nuk po kuptohet ideja e madhe e Kastriotit se toskėt e gegėt shqiptarė janė pėr njėri tjetrin si serbėt e kroatėt, dy kombe tė ndryshme. Myftaraj vetėm pėr njė gjė e qorton Berishėn, qė nė vitin1997 nuk e zgjidhi konfliktin historik 2500-vjeēar brendashqiptar duke rrėzuar urėn e Rogozhinės pėr tė ndarė pėrfundimisht toskėt e gegėt, duke i lėnė toskėt tė bėnin si tė donin me grekėt. Por edhe pėr kėtė mangėsi tė Berishės ai akuzon kėshillat e Abdi Baletės. Nė vitin 2002 Kastrioti nuk gjeti kishė ku tė falej nė gazetat shqiptare qė nuk donin tė komprometoheshin nga firma e tij. Nė vitin 2003 doli dhe njė herė nė skenė duke ribotuar nė njė formė ideore dhe gjuhėsore mė tė pėrēudnuar palolibrin e tij me titull tė ndryshuar Kalvari i gjysėhanės. Viti 2003 ishte vit kur islamofobia nė Shqipėri shtriu veprimin e saj nga propaganda nė veprimtaritė zyrtare shtetrore, kur u organizua edhe ajo konferenca famėkeqe pėr tolerancėn ndėrfetare nėn drejtimin e Kadaresė, Pirro Mishės dhe nėn autoritetin e Presidentit Moisiu. Prandaj duhej ribotuar palolibri i Myftarajt.
Kurse viti 2004 nisi me njė rehabilitim gazetaresk tė Myftarajt dhe me njė shpėrthim tė ri tė aksioneve tė tij si vrasės me pagesė nė publicistikė. Gazeta Sot u bė koburja me tė cilėn nxirrte tym Kastrioti. Nė shėnjestėr u vunė politikanė e pushtetarė si Fatos Nano, Alfred Moisiu, Pandeli Majko. Fyerje, shpifje pa kandar kundėr tyre. Majko e Moisiu mund tė ishin vėnė nė shėnjestėr nga ata qė zotėronin gazetėn Sot pėr grindje tė vjetra midis klanesh ushtarake nė Shqipėri. Kurse Nano vihej nė shėnjestėr nga rivalėt politikė pėdėistė berishistė nė kuadėr tė pėrgatitjes sė fushatės zgjedhore tė vitit 2005. Vulgaritetit tė shpifjeve tė nėnshkruara nga Myftaraj nuk i shpėtoi as Teodor Laēo, pėr tė cilin pėrgatitej terreni i pėrjashtimit nga rrethi ortakėve tė ngushtė partiakė tė Berishės. Po me nėnshkrimin e Kastriot m
u bė fushata e trysnisė dhe e shantazhit kundėr pseudonimsave- sigurimsa qė ishin tė angazhuar nė politikė nga tė dy krahėt qė kėta tė rrinė sa mė urtė e tė mos u krijonin andrralla shefave tė mėdhenj. Nė gjysmėn e dytė tė vitit 2004 vrasėsin me pagesė Kastriot m
e vunė nė dispozicion tė gazetės Tema e tė Mero Bazes. Nėpėrmjet nėnshkrimit tė tij u hodhėn nė faqet e kėsaj gazete shumė shkrime qė pėrēonin politikėn e Greqisė e tė Serbisė, qė synonin ta paraqisnin figurėn politike tė Berishės sipas orekseve politike serbo-greke. Gjatė katėr muajve tė fundit tė vitit 2004 u sulmuan me tėrbim Oborri Mbretėror dhe Leka Zogu qė kishin marrė nismėn e krijimit tė Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar dhe PD e Berisha trembeshin se mund tu shkėpuste ndonjė copė tė mirė tė elektoratit nė zgjedhjet e ardhėshme. Shkrimet qė dilnin me emrin e Kastriotit ishin tejet tė fėlliqura, provokuese shpifėse. Po kėshtu njė fushatė e tillė u bė kundėr Abdi Baletės. Pėr kėtė kam botuar njė seri artikujsh nė Rimėkėmbja pėr tė demaskuar fytyrėn e vrasėsve me pagesė nė publicistikė, Kastriot Myftaraj e Mero Baze, si propagandues tė politikės sė Serbisė e tė Drashkoviēit, si imitues tė propagandistė ve serbė e tė frymės ēetnike, si papagallė tė tezave politike greke pėr tė fajsuar Shqipėrinė e shqiptarėt. Kurse nė vitin 2005 Kastriot Myftarajn e pėrdorėn mė sė shumti pėr tė botuar njė libėr qė e kishte premtuar Nikollė Lesi kundėr Nanos, por pastaj pėr frikė e dinakėri ia lanė Kastriotit ta adoptonte kėtė shkrim. Mė pas Kastrioti u pėrdor si vrasės me pagesė nė publicistikė edhe kundėr Ismail Kadaresė, duke nėnshkruar nė Sot artikuj fyes e trillues, ose shkrime analitike mbi veprat e hershme tė Kadaresė qė dukeshin fare mirė se ishin punime tė pėrgatitura nga studiues tė mirėfilltė dhe tė stėrvitur tė veprės letrare tė Kadaresė. E gjithė kjo fushatė e egėr dhe e ēekuilibuar antikadareane u bė nė prag dhe menjėherė pasi Kadareja mori njė ēmim pėr letėrsinė nė Londėr. Mosreagimi i ithtarėve mė zhurmues tė Kadaresė ndaj kėsaj fushate ishte shenjė se kėta ithtarė e dinin se prapa saj qėndronin njerėz me tė cilėt nuk u leverdiste tė prishnin qejf. Kėshtu u mbeti disa admiruesve tė veprės letrare tė Kadaresė qė nuk pėrfitojnė ndonjė gjė nga simpatitė e tyre pėr shkrimtarin tė dilnin nė mbėshtetje tė tij. Mė me sinqeritet e dinjitet reagoi zonja Nadire Buzo qė edhe i fidoi kadareanėt zhurmues nė raste tė tjera e fodullė nė lėvdata, duke u bėrė thirrjen tė mos heshtnin. Por pėrsėri kėta qėndruan nė heshtjen e tyre utilitare. Pėrplasjet e mėvonshme midis Kadaresė e Besnik Mustafajt, si midis dy shemrave pėr pėrkėdhelitė franceze, ishin prova se vrasėsi me pagesė nė publicistikė kishte sulmuar Kadarenė pėr hir tė Besnik Mustafajt. Edhe njė herė u vėrtetua se Kastriot Myftaraj mbetet gjithnjė nė shėrbim tė tė njėjtėve shtabe politike e fetare si nė fillim, nė vitet 2000-2001. Kėtė bindje e pėrforcoi edhe sulmi i tij nė gazetėn Metropol nė maj tė vitit 2005 kundėr antisemitizmit tė Abdi Baletės dhe Hysamedin Ferajt. Kėtė po e provon edhe aksioni i tij i parė pėr vitin 2006 kundėr antisemitizmit tė Ramės e tė Erion Velisė, pėr ti shėrbyer tė njėjtės propagande pėdėiste. Standard e paraqet mercenarin e greqizmės si roje tė shqiptarizmės, krejt ndyshe nga sa ishte nė kohėn kur bėja polemikėn me Temėn, nga sa ka qenė mė parė e nga ēfarė do tė jetė edhe tani e tutje.
|