Gjurmėve tė Folklorit tonė muzikor
Pa dyshim se nė thesarin e folklorit tonė burimor qė ėshtė burim i pashtershėm i shpirtit krijues tė popullit, ndėr shumė cikle tė kėngėve popullore, njė vend tė dukshėm e kanė zėnė edhe kėngėt e ashtuquajtura: tė ashikėve dhe dylberėve.
Ėshtė pėr t u habitur se si kjo gjini e letėrsisė popullore dhe ky cikėl kėngėsh popullore, u anashkalua vazhdimisht nga ana e studiuesve tė albanologjisė, por edhe nga studiuesit e etnomuzikologjisė shqiptare?!
Njė gjė ėshtė shumė e vėrtetė, se kėto kėngė kanė frymuar, janė krijuar, janė kėnduar dhe janė kultivuar shekuj mė parė mbi hapėsirėn e trojeve etnike shqiptare, me ēka mund tė konkludohet se kjo gjini e kėngėve, ėshtė me gjenezė bukur tė lashtė historike.
Kėngėt e ciklit tė kėtillė, janė ruajtur dhe pėrcjellė brez pas brezi deri nė ditėt e sotme. Madje, edhe sot, ato kėngė zėnė njė hapėsirė tė madhe nėpėr dasmat e gazmendet tona popullore, koncerte, festivale dhe nė emisionet muzikore tė radio- televizioneve tona publike?!
Sa i pėrket programeve radiotelevizive, nuk ėshtė pėr tu habitur nga fakti se pėrse sajuesit e emisioneve tė kėtilla, iu lėnė aq hapėsirė kėngėve tė kėtilla, nga se shihet qartė se bashkėpunėtorėt profesional tė muzikės, nuk e kanė tė qartė qėllimin dhe porosinė e kėtyre kėngėve?!
Pra, kėngėt e ashikėve dhe dylberėve, fund e krye na e servojnė dashurinė nė mes tė dy gjinive tė njėjta, nė kėtė rast, na e pėrshkruajnė dashurinė nė mes tė meshkujve, e cila ndryshe quhet pederaci.
Njė gjė dihet mirėfilli: Se nė mbarė globin tokėsor ekziston pederacia, madje nė shumė vende tė botės, ajo ėshtė e legalizuar edhe me ligje e kushtetutė! Mirėpo, ajo qė na bėnė tė habitemi me kėtė fenomen tek ne, ėshtė fakti se pėr kėtė lloj dashurie, mbi trojet tona janė krijuar e kėnduar aq shumė kėngė, sa ėshtė e pa besueshme se nė vendet tjera mund t i kėndohet aq shumė pederacisė?!
Mbi arsyet se pėrse kanė lindur kaq shumė kėngė tė kėtij lloji mbi trojet tona, do tė duhej tė merreshin mė tepėr sociologėt dhe ekspertet tjerė, por ajo qė ėshtė evidente nė krijimin dhe kultivimin e kėtyre kėngėve, ėshtė mungesa e kontakteve me gjininė femėrore, fanatizmi shekullor , varfėria, mungesa e shkollimit dhe arsimimit si dhe frika nga hakmarrjet eventuale.
vijon..
__________________
Pėr tė arritur gjer te Caku,
duhen;
Urtėsia e tė gjithė dijetarėve,
Mundi i tė gjithė tė palodhurve,
Durimi i tė gjithė tė pėrvuajturve,
Besimi i tė gjithė tė pathyerve,
Syēeltėsia e tė gjithė tė zgjuarve,
Begatia e tė gjithė tė pasurve,
Trimėria e tė gjithė kreshnikėve,
Madhėshtia e tė gjithė ngadhėnjimtarėve.
|