Ismet Haxhia, njė prej tė dėnuarve si pjesėmarrės nė vrasjen e deputetit tė PD-sė Azem Hajdari, mbrėmjen e 12 shtatorit 1998, thyen heshtjen. Nė njė intervistė ekskluzive pėr Gazeta Shqiptare, nga qelitė e burgut tė Fushė-Krujės i dėnuari me 20 vjet burg rrėfen pėr herė tė parė pėr ngjarjen e cilėsuar si vrasja e shekullit. Marrėdhėniet me Sali Berishėn janė tė ngrira. Misteri i vrasjes sė Azem Hajdarit nuk ėshtė zbardhur ende. Gjithēka u gatua nė zyrėn e SHIK-ut, - shprehet Haxhia. Pėr herė tė parė Ismet Haxhia, vėllai i ish-truprojės sė Sali Berishės, Izet Haxhisė, edhe ky i dėnuar me 25 vjet burg pėr vrasjen e deputetit Hajdari, tregon se ka pasur njė plan tė fshehtė pėr ekzekutimin e Fatos Nanos. Inxhinieri i minierave hedh poshtė kategorikisht se vėllai i tij Izeti tė ketė tradhtuar Azem Hajdarin, ndėrkaq shprehet se jeta e tij rrezikohet nėse vjen nė Shqipėri
.
Z.Haxhia, kanė kaluar 11 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit dhe ju jeni njė nga tė cilėsuarit fajtor pėr kėtė ngjarje.
Ēfarė mund tė na thoni pas kaq vitesh?
Njėlloj si para dhjetė vjetėve. Asgjė e zbardhur rreth kėtij krimi, asgjė e vėrtetė rreth asaj qė ėshtė thėnė dhe fiksuar nė aktin e padrejtėsisė. Njė vrasje e shėmtuar politike, e mbuluar me mister dhe harresė. Me vrasės tė ekzekutuar nė mėnyrė misterioze, me ca viktima tė akuzuar e dėnuar nė pėrmbushje tė skenarėve politiko-kriminal tė pasvrasjes dhe me vrasėsit e vėrtetė, tė lirė e tė lumtur pėr atė krim makabėr qė kanė bėrė dhe qė ende nuk u ka hyrė asgjė gjemb pėr krimin e realizuar prej
tyre.
Si qėndron e vėrteta e natės sė 12 shtatorit 1998?
E vėrteta e ēdo krimi, sipas tė drejtės penale ndėrkombėtare tė ēdo shteti tė botės, qėndron tek motivi pėr tė cilin kryhet ai krim. Kėtu tek ne, e vėrteta nė jo pak raste qėndron tek interesat e palėve tė treta, apo fenomeneve korruptive qė sundojnė shoqėrinė tonė tė pasndryshimit tė sistemit politik. Edhe e vėrteta e vrasjes sė deputetit demokrat Azem Hajdari qėndron tė motivi qė nxiti urdhėruesit dhe organizatorėt e kėtij krimi tė kamufluar nė mėnyrė banale nga kėta tė fundit, si vrasje pėr motive hakmarrjeje kanunore!!!. Realizuesit e kėtij krimi, sipas organit tė akuzės ishim ne, tre vėllezėrit Haxhiu, ndaj tė cilėve edhe pse u kėrkua me kėmbėngulje tė na komunikonin ndonjė motiv qė tė ketė nxitur pėr vrasjen e Azem Hajdarit, nuk ndodhi kurrė njė gjė e tillė. I vetmi motiv i pathėnė nga organizatorėt e krimit dhe i pashkruar ende nė ndonjė akt tė drejtėsisė, ėshtė ai qė duke pėrdorur emrat tanė si pjesėmarrės nė kėtė vrasje tė akuzonin Berishėn, kundėrshtarin e
tyre potent. Unė kam shkruar njė libėr tė cilin do ta bėj publik nė momentin e duhur, nė tė cilin kam analizuar shumė fakte e rrethana qė ēuan nė vrasjen e Azem Hajdarit. Tri janė motivet e vrasjes sė Azem Hajdarit, dy prej tė cilave, politike.
Sė pari; frika e organizimit tė ndonjė kryengritjeje tė armatosur me drejtues Azem Hajdarin, e cila rrezikonte pushtetin e socialistėve, me tė njėjtėn mėnyrė qė ata e kishin fituar atė pak kohė mė parė. Ky motiv, megjithėse nė fantazinė e tė frikėsuarve pėr humbjen e pushtetit, e kishte zanafillėn nė deklaratėn e Azem Hajdarit se: ...brenda tre muajve do e rrėzoj Parlamentin e kallashnikovėve..., deklaratė e ardhur pak kohė pas plagosjes sė tij nė mjediset e Kuvendit nė vjeshtėn e vitit 1997.
Sė dyti; organizimi i vrasjes sė deputetit Azem Hajdari do tė shėrbente si precedent pėr pastrimin e politikės shqiptare nga protagonistėt e saj, Nano-Berisha, qė duke vrarė tė parin me kėtė rast, e pėr shkak tė akuzonin mė pas Berishėn, duke e burgosur gjatė atė. Nė kėtė mėnyrė do tė realizohej mė sė miri skenari politiko-kriminal i njė klani opozitar brenda llojit, i cili vinte pas dėshtimit tė skenarit me arrestimin e tė Gjashtėve tė Partisė Demokratike, me tė cilin synohej likuidimi politik i Nanos pas qejfmbetjeve nė ndarjen e dokmave tė pushtetit.
Sė treti; frika e humbjes sė statusit lider nė trafikun e armėve me Kosovėn, trafik qė organizohej e kontrollohej nga kreu i Shėrbimit Informativ Kombėtar, Fatos Klosi dhe klani i tij kriminal, pas sė cilės vjen vrasja e Ahmet Krasniqit e mė pas e Azem Hajdarit, i cili denoncoi publikisht kėtė krim dhe organizatorėt e tij, kriminelė tė veshur me pushtet. Zbardhja e kėtij krimi tė shėmtuar nuk ka pėr tė ndodhur asnjėherė, pėr sa kohė nuk hetohet nisur nga kėto tri motive, tė cilat duhet tė shėrbejnė si pistat e vėrteta pėr zbardhjen e krimit nga prokurorė tė pandikuar politikisht.