Filmi amerikan i metrazhit tė shkurtėr qė shkaktoi shqetėsime nė qarqet kishtare botė
Mėsime nga KuraniBesimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.
Filmi amerikan i metrazhit tė shkurtėr qė shkaktoi shqetėsime nė qarqet kishtare botė
Filmi amerikan i metrazhit tė shkurtėr qė shkaktoi shqetėsime nė qarqet kishtare botėrore
Filmi amerikan i metrazhit tė shkurtėr i cili ėshtė shfaqur nė youtube dhe ėshtė transmetuar nė disa mediume amerikane, shkaktoi njė shqetėsim tė vėrtetė nė qarqet kishtare botėrore.
Disa nga organizatat djathtiste, kishat dhe misionet evangjeliste reaguan ashpėr pėrkitazi me kėtė film, duke kėrkuar nga drejtuesit e youtube-s, pėr tė anuluar filmin. Dhe realisht, tre herė me radhė ėshtė anuluar filmi, por sa herė qė anulohej shfaqej sėrish.
Filmi titullohet E vėrteta e qartė pėrkitazi me Muhamedin nė Bibėl, dhe fillon me deklaratat e njė prej misionarėve kishtar mė tė njohur pėr nga kritikat e tij kundrejt Islamit, veҫanėrisht oponenti i Ahmed Didatit (Allahu e pastė mėshiruar)qė mė herėt kishte zhvilluar njė debat, tė cilėt insistojnė dhe kėmbėngulin se nuk ekziston asnjė sinjal pėr pėrmendjen e emrit tė Muhamedit (a.s.) nė Ungjill. Pas kėsaj, bazuar nė argumentet dhe tekstet ungjillore, dokumentohet pėrmendja e emrit tė Muhamedit a.s. ku pėr bazė, filmi mbėshtetet nė biblėn nė gjuhėn hebraike.
Filmi ėshtė rreth njėzetė minuta dhe pėrbėhet nga dy pjesė, ku kishte njė shikueshmėri tė madhe pasi qė ėshtė pėrkthyer nė gjuhėn arabe. Duke ua bėrė me dije shikuesve tė nderuar, se filmi pėrmban disa sekuenca muzikore, dhe pėrfundimi i tij ėshtė pėrcjellur me njė kėngė fetare e kėnduar nga Sami Yusuf.