Moti ju kam thene more njerez qe keta banditet e euleshit po e kercenojne
sigurine e pergjithshme ne shtetin e pavarur e plotesisht sovran te Kosoves
po ju si duket nuk me besonit.
Nuk do te kete pushime verore sivjet per Xhorxh Washingtonin. Me tu kethyer ne kryeqytet
nga kryeqyteti amerikan e jo nga brukselthi, kryeministri do te duhet te veproje energjikisht
kunder veprimeve destruktive dhe terroriste te kesaj bande te ndyre hajdutesh euleshjan.
Provat e meposhtme zhdukin definitivisht skepticizmin tuaj:
_________________________________
Policia prangos pesė policė tė EULEX-it nė mision tė fshehtė
Prishtinė, 24 gusht – Shyqyri Haxhės i kishin “hyrė ethet nė bark” tė martėn e javės sė kaluar. Kryeshefi ekzekutiv i Postė-Telekomit tė Kosovės, derisa po udhėtonte me veturė, ėshtė ndjekur tė martėn nė orėt e pasdites nė Prishtinė nga dy xhipa tė bardhė tė tipit “Toyota”, nė tė cilėt ndodheshin pesė persona. Duke e parė se kėto vetura po e ndiqnin vazhdimisht, Shyqyri Haxha kishte njoftuar Policinė e Kosovės se po ndiqej nga persona tė panjohur.
“Drejtori i PTK-sė, z. Shyqyri Haxha ka thirrur Policinė se ėshtė duke u pėrcjellė nga kėto vetura. Policia i ka kėrkuar Haxhės vendndodhjen e tij dhe e ka udhėzuar qė tė mos largohej nga sheshi ‘Bill Clinton’ nė Prishtinė, por tė lėvizte nėpėr ato rrugė derisa tė arrinte policia”, ka thėnė pėr Kohėn Dtore njė burim brenda Policisė sė Kosovės.
Sipas burimeve, Haxha i ka thėnė Policisė sė kėta persona po ua ndėrronin veturave tabelat e regjistrimit dhe po parakalonin njėra-tjetrėn.
Burimi ka thėnė se Policia ka arritur t’i ndalte kėto dy vetura, nė tė cilat ndodheshin pesė persona, dhe t’ua vinte prangat nė duar, por nė momentin e fundit ata kanė treguar se janė policė tė EULEX-it.
“Policia ka arritur t’i ndalte ata, t’i mbėshteste pėr vetura dhe disave prej tyre t’ua vinte prangat. Por pas pak njėri nga ta ka treguar se janė zyrtarė tė EULEX-it dhe i kanė treguar distinktivin e Policisė sė EULEX-it”, ka thėnė burimi.
Sipas burimit, Haxha po pėrcillej pas nisjes sė hetimeve nė PTK, tė cilat rezultuan njė ditė mė vonė, mė 15 gusht, me bastisje nė tetė lokacione nė Prishtinė dhe nė Pejė pėr tė marrė informacione rreth nėnshkrimit tė njė kontrate pėr bartjen e licencės pėr telekomunikim nė rrjetin mobil virtual, e nėnshkruar nė vitin 2007-2008, mes kompanisė “DardaPhone” dhe PTK-sė.
Cak i bastisjeve tė EULEX-it kanė qenė zyrat e “DardaPhone”, “Devolli Group”, “Z-Mobile”, banesa e kryeshefit ekzekutiv tė PTK-sė, Shyqyri Haxha, si edhe shtėpia e pronarit tė kompanisė “Devolli”, Shkėlqim Devolli.
Policėt qė kishin zbarkuar me 12 automjete tė EULEX-it tek pas katėr orėsh tė bastisjeve kanė filluar tė nxjerrin materiale nga PTK-ja. Ata kanė marrė me vete edhe shumė kompjuterė, kontrata e materiale tė tjera qė lidhen me dyshimet. Bastisjen e kėtyre lokacioneve e ka konfirmuar EULEX-i dhe zyrtarėt e kompanive nėn hetim.
Gazeta ka kontaktuar tė premten Shyqyri Haxhėn, zyrtarėt e EULEX-it dhe tė Policisė sė Kosovės, por asnjėri prej tyre nuk kanė folur.
Kryeshefi i PTK-sė, Shyqyri Haxha, nuk ka dashur tė fliste pėr kėtė rast. Zėdhėnėsi i Policisė sė Kosovės, Arbėr Beka, ndėrkaq ka thėnė se policia as nuk e pohon e as nuk e mohon “incidentin”, ndėrkaq zėdhėnėsja e EULEX-it, Karin Limdal, ka thėnė se nuk di asgjė pėr kėtė, andaj s’mund tė jepte kurrfarė komenti.
____________________________________
http://www.kohaditore.com/index.php?cid=1,7,29108