Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shqipetaret > PAVARESIA KOSOVĖS
Emri
Fjalėkalimi


 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 03-08-10, 22:00   #1
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Serbia kėrkon 31 miliardė dollarė nė shkėmbim tė njohjes sė Pavarėsisė sė Kosovės

Shkruan: Fehmi ramadani

BISEDAT “TEKNIKE” DHE PLANET E REJA SERBE PĖR KOSOVĖN

Pas mendimit pozitiv tė GJND-sė pėr pavarėsinė e Kosovės dhe pas paralajmėrimit tė ashtuquajtura biseda “teknike” ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit, kjo e fundit nuk po tregon qasje konstruktive, por pėrpjekjet e saj janė destruktive dhe njė manipulim i hapur si karshi opinionit tė vet, por edhe atij mė tė gjerė. Beogradi, pas goditjes nga GJND-ja, asesi tė kėndellet dhe tė pranoj normat ndėrkombėtare nė tė cilat ishte thirrur njė kohė tė gjatė. Bota demokratike kishte shfaqur mendimin e tyre pro sė drejtės sė Kosovės pėr shtet, ndėrsa i vetmi Beogadit me disa shtete qė nė esencė kanė orientime etnofashiste janė kundėr sė drejtės sė Kosovės pėr liri, demokraci dhe pavarėsi.
Pesė shtetet e BE-sė si, Spanja, Greqia, Sllovakia, Rumania dhe Qiproja, edhe pas mendimit tė GJND-sė nuk kanė ndėrruar kursin politik ndaj Kosovės. Kjo nėnkupton se kėto shtete janė problemi i BE-sė dhe nuk mund ndryshe tė trajtohen. Ndoshta BE-ja ėshtė ngutur nė pranimin e tyre, sepse tė synosh kritere tė larta humane e njerėzore, ndėrsa nė anėn tjetėr tė thyesh kėto tė drejta nė shtetet e tyre kjo nuk ka kuptim pėr politikėn e tyre, por as pėr BE-nė. Andaj, ky rast nė tė arshmen duhet t’i shėrbje BE-sė qė karshi thyesėve tė parimit tė lirisė, demokracisė e pavarėsisė sė popujve tė merrem masa tė duhura dhe kėto vende tė detyrohen tė ndėrrojnė kursin politik.
Beogradi i inkurajuar nga mosveprimi i BE-sė, por edhe destrkutiviteti i disa vendeve anėtare tė KS tė OKB-sė po vazhdon me avazin e vjetėr, planet e vjetra dhe tė reja pėr Kosovėn. Beogradi karshi Kosovės kishte plane tė ndryshme pėr njė shekull pandėrprerė, por pėr fat tė mirė kurrė nuk u realizuan. Planet e tyre kundėr Kosovės kishin data tė vjetra, por edhe personazhe tė ndryshme. Ato datojnė nga Qubrilloviqėt, Garashaninėt, Andriqėt, Qosiqėt, Shesheloviqėt, Millosheviqėt, Gjingjiqėt, Koshtunicėt, ndėrsa “sihariqi” mė i ri serb vjen nga presidenti aktual serb Boris Tadiq. Plani i tij “autonomi prej 1 deri 100” ėshtė njė plan i tė marrėve dhe vetėm ata dinė tė hartojnė plane tė tilla.
Por, jo vetėm kaq, Boris Tadiq me kompani, pėr fat tė keq tė pagėzuar nga perėndimi, si Qeveri demokratike nė fokus tė betejės sė tyre tė ardhshme pėr Kosovėn, si nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė, por edhe gjetiu do tė vazhdojnė me tė gjitha planet e mundshme dhe tė pamundshme kundėr Kosovės.
Beogradi, definitivisht as mė pak e as mė shumė nga faktori ndėrkombėtar kėrkon 30 pėr qind tė territorit tė Kosovės, si zgjidhje e tyre politike dhe si i ashtuquajtur kompromis politik. Tė gjitha planet tjera janė tė kamufluara pas kėtij projekti, pra atė ēfarė parardhėsit e tij nuk kishin mundur tė arrijnė edhe me luftė e gjenocid, kjo politikė e re serbe dėshiron tė arrijė me mjete “demokratike”.
Beogradi jo rastėsisht kėrkon pjesėn veriore tė Kosovės, pjesėn mė tė pasur tė saj, nė tė cilėn gjendet gjiganti Trepēa, i cili zė vendin e dytė me xehe nė Evropė. Gjithashtu, interesi i Beogradit ėshtė edhe lidhja e vendbanimeve serbe nė jug tė Kosovės, sidomos nė formimin e tė ashtuquajtura komuna tė decentralizuara dhe kreatura tė njė mini-shteti serb nė Kosovė. Kjo kreaturė politike do t’i shėrbente mė vonė Beogradit pėr destabilitet dhe pazare tė ndryshme politike nė dėm tė shtetit tė Kosovės.
Tė gjithė e dinė brengosjen e Beogradit pėr 600 mijė serbėt e Kroacisė dhe 500 mijė serbėt e Bosnjės, tė cilėt tashmė janė shpėrndarė nėpėr Serbi, por edhe nėpėr shumė vende tė botės si refugjatė pėr shkak tė pasojave tė politikės fashiste serbe ndaj popujve tjerė tė Ballkanit. Njė “brengosje” tė tillė e kanė edhe pėr serbėt e Kosovės dhe rezultati tashmė ėshtė duke u parė. Humbja e arsyes sė shėndoshė politike dhe shtimi i urrejtjes sjell vetėm fatkeqėsi, vetėshkatėrrim dhe asgjė tjetėr.


__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 07:15.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.