Anėtarėsuar: 02-11-09
Vendndodhja: Ne ngjyren e ndergjegjes
Postime: 11,505
|
Islami Fe Universale Dhe Bashkėkohore
ISLAMI FE UNIVERSALE DHE BASHKĖKOHORE
Shkruar nga
Agim Jakupi
Njeriu paraqet vetėm njė pikė tė vogėl nė Gjithėsinė e pafund. Ai planifikon dhe mundohet ti ēmojė rezultatet e planit, me ēka ekzistenca dhe jetesa e tij nė kėtė botė mund tė krahasohet me njė politikė planifikuese. Nė botė, gjithsesi, ekziston njė forcė e madhe qė ėshtė nė lėvizje permanente, e qė mban gjithēka nė rregull
Njeriu nga pikėpamja materiale ka periudhat e vet tė rritjes, tė pushimit dhe rėnies, po ashtu edhe nė pikėpamje shpirtėrore ka mundėsi tė ngjitet nė shkallėn mė tė lartė apo tė shthuret nė shkallėn mė tė ulet. Njeriu vetėm nėpėrmjet besimi dhe virtytit moral mund tė plotėsohet shpirtėrisht dhe tė ngrihet nė shkallė tė lartė.
Pyetjen qė mund ta parashtrojmė pėr momentin ėshtė se si njeriu mund ta kuptojė veten e tij, ta pasurojė veten e tij dhe ta qartėsoj vizionin e tij tė mjegulluar
, cili ėshtė ai sistem qė do tu pėrgjigjet tė gjitha pyetjeve qė kanė tė bėjė me jetėn, besimin, moralin
? Qė ti jepet pėrgjigje kėsaj pyetje duhet ta kujtojmė konceptin islam pėr jetėn. Shpresoj se kjo analizė do tė tregojė se si ka qenė jeta e njė njeriu para Islamit dhe se ēfarė ka ndryshuar Islami nė jetėn e njeriut, duke u ngjitur deri te marrėdhėniet bashkėkohore tė njeriut, i cili pėrballet me vėshtirėsi tė mėdha dhe kėrkon rrugėdalje
Njerėzimi dhe gjendja e tij para Islamit
Mėnyra e jetesės sė njerėzve nė shoqėritė e ndryshme ilustrohet me njė numėr pėrpjekjesh pėr tė ardhur deri te e vėrteta. Kemi periudha historike ku njerėzit bėnin jetė tė ēoroditur tė mbushur me tragjedi dhe padrejtėsi, jetė tė mbushur me lot. Jetonin nė errėsirė, ērregullim dhe rrėnim. Njeriu gjithnjė kėrkoi ndihmė pėr tė ardhur deri te e vėrteta, kėrkoi tė gjejė ngushėllimin e njė fuqie dhe tė njė pushteti pėr tė pasur jetėn mė tė qetė. Kėshtu, duke i bėrė hapat nė udhėn e kėrkimit arriti ta shuajė ndjenjėn e shpirtit...
Ideja e fesė, ideja e ekzistimit tė Zotit u bė njė nevojė pėr njerėzimin. Edhe pse kjo ide ishte e pamohueshme pėr mendjen dhe nevojėn e qetėsimit tė njeriut, pėrsėri shfaqeshin besime tė devijuara qė shkaktonin dyshime nė pikėpamjet e tė besuarit. Njeriu arriti kulminacionin e nėnēmimit dhe pėrbuzjes atėherė kur disa gjallesa dhe dru i konsideronte tė shenjtė pėr tė cilat kishte tė lidhura mite. Ata i lartėsonin dhe i bėnin mė meritorė se sa vetė njeriun... Atyre iu ēonin sakrifica prej gjakut dhe mishit tė njeriut...
Kishte edhe nga ata popuj qė mendonin se nėpėr venat e tyre rrjedh gjak hyjnor, siē ishin persianėt. Ata kishin shkuar deri atje saqė mbretėrit i konsideronin zota, kanė besuar se nė natyrėn e tyre ka diēka tė shenjtė dhe pėr atė iu kanė pėrulur dhe u kanė thurur himne. Mandej, ata nuk pėrgjigjeshin para ligjit, nuk kritikoheshin, konsideroheshin si tė mbinatyrshėm dhe qė kanė dinasti tė shenjtė, kurse paraqitja para tyre ishte e ngurtė sikur tė ishin sende... Nė shtetin persian njerėzit adhuronin diellin, yjet dhe zjarrin. Shoqėria ishte e ndarė nė klasa, ku dallimi ndėrmjet sunduesve dhe tė sunduarve ishte i madh. Jetonin nė kėnaqėsi e nė dėfrim, u zhytėn nė epshe dhe amoralitet, kurse kulminacionin e arritėn kur martoheshin me gra tė palejuara...
Lidhur me gjendjen nė Indi, dijetari Ebul-Hasen en Nedevij thotė se Nuk ka parė sistem klasor mė tė ashpėr dhe me segregacionist, qė mė tepėr e pėrēmon dinjitetin njerėzor sesa ai kastave hinduse... Aty u njiheshin dy familje: Bijtė e Diellit dhe Bijtė e Hėnės Shoqėria hinduse ishte e ndarė nė:
- Brahmanė kasta e klerikėve, kėta kishin pėr detyrė interpretimin e librit tė shenjtė, interpretimin e Vedave, dhėnien sakrificė dhe lėmoshė zotave. Brahmani ishte njeri i falur edhe nėse i mbulon tė tre botėt me mėkatet dhe punėt e tij, nuk i vihej atij tatim dhe nuk dėnohej asnjėherė me vdekje.
- Shatra luftėtarėt fisnikė, e kanė borxh mbrojtjen e njerėzve, flijimin, lėmoshėn, mėsimin e Vedave dhe largim prej kėnaqėsive epshore.
- Vaishja bujqit dhe tregtarėt, pėrkujdeseshin pėr bagėtinė, i shėrbenin asaj, i lexonin Vedat dhe merreshin me tregti e bujqėsi.
- Shudra shėrbėtorėt, kėta u shėrbenin tė tri shtresave. Kėta ne ligjin civil fetar hindus janė nė pozitė mė tė ulėt se kafshėt, se sa qeni! Ky ligj shpall se lumturia e tyre gjendet ne shėrbimin e brahmanėve... ata nuk kanė tė drejtė tė tubimit tė pasurisė, as kėrkim tė lėmoshės se menjėherė u pritet dora, nėse u bijnė me kėmbė brahmanit u pritet kėmba, nėse e shajnė brahmanin u pritet gjuha, nėse thonė se janė tė frymėzuar, detyrohen tė pinė vaj tė vluar, e ata qė duan tė ulen me brahmanėt atyre u digjet prapanica...
Nė Kinė njerėzit adhuronin drunjtė dhe lumenjtė. Budizmi ishte bėrė njė arenė e injorancės dhe idhujtarisė ku ritualet ngriheshin mbi iluzione dhe magji. Perandorin e konsideronin bir i qiellit, besonin se qielli ėshtė mashkull e toka femėr dhe me bashkimin e tyre ėshtė krijuar kozmosi...
Po ashtu edhe perandorėt romakė kanė qenė hyjni, ofiqi i tyre ishte Augustos- i ēmuari i madhėrishėm...
Sa i pėrket Egjiptit, faraonėt pretendonin se janė mishėrim i zotit tė diellit Amon Ra dhe manifestim i tij.
Sa u pėrket feve monoteiste veēse nė to kishte hyrė idhujtaria dhe i kishte shtrembėruar librat e tyre.
__________________
Lapsi ėshtė i shenjtė, mirėpo nuk ėshtė shenjtėri tė shkruash ēmendurira...
|